web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama “kërcënon” bujqit/ “Kush lë tokën dje do të ketë super-taksim”

2022-11-01 12:01:00, Politikë CNA

Rama “kërcënon” bujqit/ “Kush lë tokën dje

Nga Dvorani i Korçës, kryeministri Edi Rama ka kërcënuar fermerët që do të lënë tokën djerrë.

 Sipas Ramës ata që do të lënë tokën djerrë do të kenë super taksim.

"Super taksim të tokës djerrë, jepe ta punojnë ose punoje vetë. Për titujt e pronësisë në zona të caktuar, në mënyrë që të shfrytëzojmë çdo metër tokë, si qenka kjo që bujqësia paska marr të tatëpjetën kur punohet dyfishi i tokës bujqësore.”, tha Rama.

Sipas kryesministrit bujqësia sot po lulëzon. Ktë të dhënë  ai thotë se e kanë marrë nga projekti Open Ballkan

“ Bujqësia shqiptare ka pasur nivelet më të qëndrueshme mes vendeve të rajonit dhe nivelet më të lartë të rritjes së sektorit. Shembull duke qenë se jemi të përfshirë në Open Balkan edhe për të ndihmuar fermerët, blegtorët, agro përpunuesit me tregje më të aksesseshme, nëse Shqipëria ka pasur 1.5%, Maqedonia 0.1%, -5.4% Serbia. Rritja e çmimit të produktet ushqimore në Shqipëri është sa gjysma e rritje së verifikuar pothuaj në të gjitha vendet e rajonit. Këto janë fakte që lidhen nga një anë me fuqizimin e sektorit dhe nga ana tjetër me politikën e qeverisë për të mos ngarkuar konsumatorin familjar”, ka thënë Rama./CNA.al

 

 





Lajmet e fundit nga