web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aferat korrruptive në bashki/ Veliaj: Kompania britanike do kalojë në filtër procedurat që kryen ky institucion

2024-08-07 13:02:00, Politikë CNA
Aferat korrruptive në bashki/ Veliaj: Kompania britanike do kalojë
Erion Veliaj

Pas skandaleve dhe aferave korruptive në Bashkinë e Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj ka njoftuar sot në një takim me të rinjtë, se një kompani britanike do të kalojë në filtër të gjithë procedurat që kryehen nga ky institucion. 

Sipas Veliajt, do të kalojnë në filtër mënyrat se si merren vendimet, si kontrollohen ato, mënyra e zbatimit të projekteve, por edhe zbatimit të tyre. Sipas tij e gjithë kjo bëhet për transparencë maksimale.

Ndërkohë, kryebashkikau tha edhe vendimin e dytë, që sipas tij është lidhja e një marrëveshjeje me kompaninë më të madhe gjermane të auditimit dhe licencimit të certifikatave ISO. 

“Ne kemi marrë disa vendime: Një vendim që morëm këtë javë është lidhja në partneritet me kompaninë më të njohur të mirëqeverisjes në Britaninë e Madhe, në mënyrë që e gjithë Bashkia e Tiranës të kalojë në filtër të gjitha procedurat, mënyrën se si funksionon, si merren vendimet, si kontrollohen ato, mënyra e zbatimit të projekteve, por edhe inspektimin e zbatimit të tyre, për transparencë maksimale. Kompania britanike ka filluar punë që në datën 1 gusht dhe do të prodhojë ndryshime në procedura. Vendimi i dytë është lidhja e një marrëveshjeje me kompaninë më të madhe gjermane të auditimit dhe licencimit të certifikatave ISO. Certifikata ISO 9000-9002 është ajo që verifikon të gjitha procedurat, që ato të jenë të standardit të BE dhe kush institucion e kalon këtë test dhe pajiset me certifikatën ISO, sigurisht që reflekton më shumë besim e siguri, por jep akses ose gjen mundësi të reja, sidomos kur bëhet fjalë për fonde të BE apo për procedura të Evropës së Bashkuar”, nënvizoi Veliaj.

Nuk janë të pakta aferat apo skandalet korruptive të Bashkisë së Tiranës, si ajo e inceneratorëve apo dosja "5D". Pas hetimeve të SPAK, drejtorë të Erion Veliaj ndodhen pas hekurave për abuzime me procedurat ligjore, ku janë glllabëruar me miliona euro. 

Edhe vetë kryebashkiaku i Tiranës është në sitën e SPAK dhe ndaj tij ka edhe një hetim pasuror./CNA 





Lajmet e fundit nga