Inflation is outpacing wage increases in Europe/ Where are workers losing the most?
As inflation rises across Europe following the recent conf...
As inflation rises across Europe following the recent conf...

There is a way to quell the announced opposition protest before it has even started: giving the government a concession!
Under the highly successful example of Public Private Partnership (PPP) and concessions, why not give the government a concession as well?
If the government is given a concession, does the protest against the government make more sense?
A good part of the time we get away with accusing the government: We accuse the government in the Parliament, we accuse it in the media, civil society accuses it, citizens accuse it, and more often than not international reports.
Nëse qeveria jepet me koncesion, askush nuk do të flasë më për ministër të përgojuar, reformë të dështuar, premtim të parealizuar dhe administratë të korruptuar. Opozita do të merrte një goditje fatale se do të mbetej tërësisht pa punë, e si gjithë të papunët është e lirë të emigrojë në Itali, Gjermani apo ku të dëshirojë.
1.Ministria e Brendshme
Dhënia me koncesion e këtij dikasteri të rëndësishëm jo vetëm që do të vendoste “rend brenda rendit”, por do të hiqte edhe akuzat se policia përdoret nga pushteti, dhe se policia jonë sa vjen dhe i ngjan modelit tunizian: I fortë me të dobëtin dhe i dobët me të fortin! Me këtë rast do të shuheshin akuzat për lidhje me krimin, për ndikimin politik, për keqpërdorimin në zgjedhje, për tenderat si ai i uniformave, etj, etj. Dhënia me koncesion “të fortëve” që edhe kështu e kontrollojnë policinë i jep fund edhe hipokrizisë dhe dualiteti të shefave. Shef i thonë atij që merr rrogën në polici, shefi i thonë dhe banditit në rrugë, dhe shef i madh i thonë shefit të shefit që është njëkohësisht dhe shefi i banditit. Shefi i madh si rregull është deputet. Dhe nëse në këtë moment me shef të madh ju ashtu sikundër edhe unë mendojmë dikë tjetër, kjo quhet thjesht përputhje mendimesh.
Por le të kthehemi në temë: Kush më mirë mund ta luftojë krimin se një konsorcium të fortësh që e dinë mirë se kushdo se çdo të thotë, të përballesh me ligjin, të kesh frikë
nga forca e ligjit dhe të bësh ligjin?
2.Ministria e Mbrojtjes
Ministria më e lehtë dhe që mund të ketë edhe më pak debate për t’u dhënë me koncesion është dikasteri i Mbrojtjes. Është trend i kohës që ushtria të privatizohet, ndërkohë që procesi i kafshimit të pronave të saj po ecën me ritme të kënaqshme! Shpenzimet në kuadër të NATO-s bëhen edhe më efiçente dhe merr fund historia e bërë publik në wikileaks se ushtarët që dërgojmë për të luftuar në vendet e tjera të botës duhet të paguajnë ryshfet, se promovimi nuk bëhet sipas meritës, se kemi flotë ajrore, por nuk kemi avion, se kemi helikopterë, por nuk na leverdis t’i kemi se kushton mirëmbatja, etj, etj.
3.Ministria Infrastrukturës…
Qeveria do të heqë një barrë të madhe nga vetja nëse realizon shpejt dhënien me koncesion të Ministrisë së Infrastrukturës. Madje kjo mund të jetë ministria e parë që i duhen dhënë duart sa më shpejt. E imagjinoni një situatë ku opozitës, media dhe qytetarëve t'ia zhvleftësosh gjithë pyetjet e më poshtme:
-Pse paguhen inceneratorët kur pronarët janë në kërkim?
-Pse rrugët që i bëjmë vetë kushtojnë disa fish më shumë se rrugët që bëhen me fondet e BE-së?
-Pse e shesim energjinë lirë dhe e blejmë shtrenjtë?
-Pse ka 10 vjet që nuk mbaron rruga e Arbërit?
-Pse ka 15 vjet që nuk mbarojnë 2.2km rrugë te Astiri?
-Pse rruga Kardhiq- Delvinë vetëm 34 km mori 16 vjet kohë dhe dyfishin e fondeve?
-Pse kemi humbur 40 milionë euro gjyq me kompaninë që ndërtonte rrugën Elbasan- Tiranë?
-Pse kemi humbur gjyq 150 milionë euro me Bechetin?
-Pse bëjmë investime të kushtueshme në infrastrukturë aty ku nuk ka ekonomi dhe njerëz dhe pse nuk investojmë aty ku janë njerëzit dhe ekonomia?
-Pse kemi çmimin më të shtrenjtë të naftës në planet kur edhe vetë prodhojmë naftë?
-Pse nuk mbaron rindërtimi?
-Pse? Pse? Pse?...
Le të plasin kokën koncesionarët me këto pyetje dhe pse jo edhe të përplasen në gjykatë nëse ka ndonjë problem kontraktual. Patjetër! Gjykata të thotë fjalën e vet!
4.Ministria e Shëndetësisë
Shëndetësia është sektori që e ka ndjerë e para se çfarë do të thotë të jesh në partneritin publik privat. E imagjinoni të na zërë edhe një valë tjetër pandemie? (Apo nuk janë bërë pandemite si në serial i Netflixit, sa mbaron një sezon, nis sezoni tjetër) Do të detyrohemi të nxjerrim tanket
në rrugë sërish dhe sërish të marrim rrugën e botës duke lypur?! Lypja vërtet nuk të nxjerr pa gjë, thonë shkodranët, por të nxin faqen. Dhe ne, sidomos tani që kryesojmë edhe Këshillin e Sigurimit, na duhet faqja e bardhë. Nuk i shkon qeverisë që të lypë sa në Turqi, sa në Itali, sa në Bruskel sa në Uashington, sa në vendet e botës arabe dhe sa në korporatat shumë kombëshe. Mjaft më! Qeveria ashtu si çdo njeri për një nder rron. Nuk ka pse të njolloset nderi i qeverisë e për çfarë, për të sëmurët që sido që të vijë puna një ditë mire a keq do të ndërrojnë jetë?!
5. Ministria Arsimit
Vendet kanë përparuar kur kanë investuar në edukim. Ka vende si Singapori, Japonia, Koreja e Jugut, etj që nuk kanë asnjë pasuri, por janë bërë shumë të pasur se kanë investuar në mendje. Qeveria nisi një ligj që t’i jepte fonde privatit, por u zmbraps ku mungesa e guximit për t’i kaluar të gjithë fondet privatit na ka sjellë në situatën deledash. Pse duhet qeveria t’i hapë vetes telashe se testi maturës dekonspirohet, se mesatarja e pranimit për studimet për mësuesi ka shkuar 6-të, se studentët nuk kanë kushte, se pakti për universitetin nuk është realizuar as 20%, etj, etj. Nëse kanë probleme nxënësit, maturantët apo studentët të përballen me koncesionarin ku të duan, të përballen në auditore, në sheshe, dhe në gjykatë, patjetër. Koncesionari do ta ketë më të lehtë në këtë fushë se portalin e pranimit të mësuesve e ka gati.
6. Kultura
Kultura është më e thjeshtë për t’ia kaluar koncesionarit, pasi kuadri ligjor është i plotë, bashkëkohor dhe tejet vizionar. Ndoshta duhet një amendim i vogël në ligjin për menaxhimin e Butrintit. Vend i vogël jemi tek e fundit, mjafton një ose e shumta dy fondacione private dhe e kthejmë kulturën në piedestalin që meriton.
7. Bujqësia
Bujqësia vërtet mund të jetë çështje e të gjithëve, por nuk ka pse të jetë çështje e qeverisë. Pak halle ka qeveria që të merret edhe me bujqit?! Jemi shumë prapa. 50% e popullsisë jeton ende në fshat! Që të arrijmë standardet e BE-së, ky numër duhet pjestuar me 10. E kush tjetër veçse një koncesionar i suksesshëm mund të arrinte më shpejt këtë objektiv? Në kushtet kur ne po hapemi me Ballkanin me Europën dhe botën, nuk ka pse të shqetësohemi për prodhimet vendase. Stomaku nuk do t’ia dijë nëse perimet dhe frutat janë prodhuar në Shqipëri apo në Kuala Lumpur. Ashtu sikundër proletarët nuk njihnin atdhe edhe konsumatorët nuk njohin atdhe në kuptim patriotik apo folklorik që i jep kësaj çështje ndonjë deputet si Erion Braçe që me kalimin me koncession të bujqësisë, mbetet tërësisht pa punë se na i ka bërë shqetësimet e bujqve të Divjakës më të mëdha se shqetësimet që kemi për luftën në Ukrainë!.Edhe ky njeri që i ka bërë opozitë qeverisë sa për tri opozitat bashke (iraniane, afgane dhe shqiptare) do të mbetet pa punë!
8. Ministria e Jashtme
Ministria e Jashtme mund t’i delegohet shumë mirë ambasadorëve të huaj që kemi këtu. Ata në të vërtetë po bëjnë një punë të shumëfishtë, po ushtrojnë detyrën për të cilën i ka dërguar shteti i tyre,
po bëjnë punën që duhet të bëjnë ambasadorët tanë në shtetet respektive, dhe po bëjnë edhe punën që duhet të bëjnë politikanët dhe zyrtarët tanë këtu. Modalitet i i koncesionit këtu mbetet për t'u diskutuar!
9. Ekonomia dhe Financat
Është provuar tashmë katërcipërisht dhe nuk kemi pse të shpikim rrotën se privati i menaxhon më mirë fondet se qeveria. Kjo është si një e një që bëjnë dy. Kush nuk është dakord me këtë është problem i tij. Çfarë të keqe ka që fondet e buxhetit t’ia japim një koncesionari? Kështu hiqen edhe akuzat se bëhen ligje në favor të X dhe të Y, se fondet po i kalojnë klientëve të qeverisë, se qeveria shqetësohet më shumë për punën dhe fitimin e një grushti “oligarkësh” se për jetën dhe hallet e njerëzve, etj etj.
10. Ministria e Drejtësisë
Në fund, por jo nga rëndësia mbetet Drejtësia. Prokuroritë, sidomos SPAK, BKH, gjykatat dhe burgjet nuk duhen reformuar se reforma është bërë, por duhen koncesionit. Kështu mbyllet automatikisht greva e avokatëve dhe noterëve. Nuk ka më problem me hartën gjyqësore. Zerohet problemi me Himalajeet e dosjeve gjyqësore që presin radhën prej 7-8 vitesh, shuhen probleme me vettingun dhe ndërpritet procesi i atyre që vetuan (se po del që kanë gënjyer më shumë dhe janë disa herë më të paaftë se të vetuarit). Mbyllet përfundimisht problemi i tenderave në burgje dhe harrohet njëherë e mirë epoka e lirimit para kohe për sjellje të mirë apo pendësë të thellë të të të dënuarve VIP.
Vetëm duke dhënë qeverinë me koncesion do të kemi përfundimisht:
#PolicinëQëDuam;
#DrejtësinëQëDuam;
#EkonominëQëDuam;
#ShtetinQëDuam.
E vërteta që ne nuk duam ta pranojmë është se shtetin e prish pushteti. Pushtetin e prish qeveria (partia). Duke dhënë me koncesion qeverisjen edhe korrupsionit i japim dërrmën (megjithëse ky i fundit mori një goditje vdekjeprurëse nga Konferenca Kombëtare Antikorrupsion), edhe mirëqenien e individit e ngremë në lartësitë e premtimeve të bëra këto 10 vite.
Me dhënien me koncesion të ministrive kryesore, nis edhe transformimi i vërtetë jo vetëm i mënyrës se si bëhet politika apo qeverisja, por nis transformimi i vërtetë i vendit dhe Shqipëria bëhet edhe njëherë tjetër "kopshti i lulëzuar" në brigjet e Adriatikut dhe të Jonit bashkë.
Sigurisht që ky hap i rëndësishëm nuk mund të ndërmerret menjëherë, megjithëse situata e kërkon këtë gjë, sepse kjo qeveri para një viti u votëbesua për të qeverisur.
Por qeveria nuk ka pse humbet kohë. Fare mirë këtë çështje mund ta kalojë për konsultim popullor të ngjashëm me konsultimin për 12 pikat e bërë para disa muajve. Kështu edhe kjo ide merr mbështetje popullore se në fund të fundit për të mirën e popullit bëhet.
Nuk do të ketë më mbledhje qeverie se nuk ka kuptim. Mbledhjet e qeverisë do të zëvëndësohen me takimet e punës me njerëzit e punës (mund të quhen punëmbaruarit, punëbërit, punëbitisurit, dhe këto sinonime do të zëvëndësojnë fjalën koncesionar, fjalë që është njollosur padrejtësisht dhe pabesisht). Takimet e punës me njerëzit e punës do të zhvillohen në prani të medias ku e ftuar do të jetë edhe opozita.
Opozita po të ketë mend në kokë merr shembullin e opozitës iraniane dhe opozitës afgane që kanë këtu prej kohësh dhe nuk i ndihet zëri gojës.
But this opposition that we have, of course, will be against and will warn of protests, but... in the absence of the government, against whom will it protest?
Against concessionaires?
Let him try it!/ CNA.al
Dmitri Kiselovi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë in...
A journalist asked a very difficult question to the fo...
At the 1996 Charlemagne Award ceremony in Aachen, Germany,...
The process of re-education includes the proper learni...
Popular stones: The new CD of the group "Kngët e bilb...
Yesterday's song sung in the Skrfica tunnel will be rememb...
- Doubles the banking turnover. - Doubles investments...
A child born on the day Rama took power is 9 years old...
More and more are convinced, strongly even, that thing...
Lezhe. With Ezmerka. We sat down for coffee... - Shal...
Around 2019, a group of journalists from the Free Pres...
Nuk mund të harrohet 2 korriku 1990 kur djem nga Tiran...
Një gazetar i bëri një pyetje shumë të vështirë ish se...
A piece of advice for Luiza Gegen at the height of her...
Temperatures of 37 degrees are scorching the capital o...
It happened several times that Ms. Xhacka, sometimes w...
Unë nuk e ngas fort çështjen e ekonomisë. Por një apar...
Under harsh accusation from his critics who accused hi...
On July 5, 2014, my nephew, Noah Saches Çela turns two...
Kur një shoqëri i afrohet pikës më të rrezikshme të sa...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Another gunshot wound occurred at the scene. According to...
A gunshot wound occurred this afternoon in Shijak. Accordi...
The Border Police blocked the vessel and fined the driver ...
A police operation codenamed "Zonet" has ended with the se...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
As inflation rises across Europe following the recent conf...
A 7.8-magnitude earthquake struck the Mindanao region in t...
With their vote, the citizens of Kosovo sent a message to ...
The leader of the Vetëvendosje Movement, Albin Kurti, appe...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The tourist apartment market is continuing to expand at a ...
The number of properties sold by entities monitored by the...
The automotive industry in Albania is currently at a turni...
If you were to follow the industrial map of the Western Ba...