web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush tha se Shqiptarët janë të varfër?

2022-07-01 11:00:00, Opinione Mentor Kikia
Kush tha se Shqiptarët janë të varfër?
Foto ilustruese

Unë nuk e ngas fort çështjen e ekonomisë. Por një apartament 92 metrër, për 398,000 Euro, unë nuk e kuptoj.

Padyshim që këtu futet në veprim rregulli i artë i kërkesë-ofertës. Derisa shiten, përse të mos e rrisin çmimin?

Por pikërisht tek shitja e kisha edhe unë fjalën.

Kush i blen këto apartamente me çmime të denja për në Berlin, Paris e Londër?

Dhe të mendosh që në Tiranë ka ende uri për ndërtime. Pallate që shiten ende në themel, si në 1995, kur kishte dy kurorë në një dhomë.

Paga mestare në këtë vend është rreth 430 Euro, ndërkohë që brenda unazës së Tiranës, nuk ka ndërtim nën 3500 Euro/metër katror.

Nga burojnë këto para?

Nga vjen kjo rritje artificiale e nivelit të jetesës?

Unë nuk gjej arsye tjetër veçse tek investimi i parave të zeza.

Të kthehemi tek standardi i jetesës.

Referuar pagës mesatare dhe çmimeve të ndërtimeve, një studim që konsultova, thotë:
Në kryeqytetin shqiptar duhen 18.3 vite të ardhura për të blerë një banesë, ndërsa në Paris, një familjeje i duhen 16.4 vite, në Vjenë 12.9 vite. Në Nju Jork duhen 10 vite, në Cyrih 10.1, në Milano 17.8 vite. Në

Barcelonë mjaftojnë 13.1 vite.

Për të blërë atë shtëpinë me lart, 92 metër, një personi me pagë mesatare 430 E, i duhet të punojë 76 vjet, pa shpenzuar asnjë qënjë qindarë nga paratë që do të fitojë./CNA.al

Kush tha se Shqiptarët janë të varfër?





09:20 Opinione Ditmir Bushati

More security!

With the NATO Summit in Madrid, the Transatlantic Alliance...

09:54 Opinione Edmond Laçi

"Farewell" portfolio

If you are in a dilemma about the gift you should give...

14:12 Opinione Edison Ypi

Ypi denbabaden

As a child I knew that because of fleeing cousins ​​or...

Lajmet e fundit nga