Autocrats and the lessons they don't learn
History has an unwritten law, but proven over the centurie...

Mbase është i burgosuri i vetëm në botë që u dënua 25 vjet dhe nuk e mësoi shkakun. Askush nuk i tregoi Milit një fakt, një provë. Vetëm i lexuan togfjalëshin “agjent i rusëve” dhe me nxitim e çuan në disa burgje. Deri sa në vitin 1991 doli nga ai i Burrelit. U lirua se kështu deshi historia e vendit, ndryshe do ishte varrosur në oborr të kampit, mbase në rrënjët e ndonjë kumbulle ku bënin ajrimin të dënuarit.
Mili hyri në birucë kur mbushi 28 vjeç e dritën e diellit, pa roje mbi kokë, e pa kur po afrohej te 55-tat. Ishte i fejuar dhe do të martohej sa të bënte nja dy vjet punë, që të mblidhte ndonjë lekë, por e celebruan me prangat. Ishte natë vonë kur i trokitën tek dera. Pandehu e kërkonin nga miniera, do të kishte ndonjë defekt e Mili si inxhinier elektrik thirrej shpesh. Por jo. Ia behën tre burra të rinj, veshur njësoj, me dok bezhë dhe i thanë, në emër të populllit arrestohej. Nuk arriti të nxirrte fjalë.
E tërhoqën shpejt sikur qe zog e mund t'u fluturonte. Pastaj e akuzuan “spiun të rusëve”. Mili e mohoi përherë, dokëbezhët thoshin se e dinin ata shumë të saktë. Pa u dhënë dënimi i erdhi Klara, e fejuara, i kërkoi një deklaratë divorci. E firmosi në çast. E kuptoi që kerkesa e saj nuk ishte zgjedhja e saj. U ndanë e qysh atëhere nuk u panë më. Ajo u martua me Çome bojaxhiun, se quhej si njeri me cen në biografi. Pas lindjes së fëmijës së dytë Klara vdiq nga një hemoragji e rëndë.
Mili sa u lirua kërkoi punë dhe pati fat. Nga që kishte kërkesa për shtëpi ai u pranua nga Nesti në firmën e tij të ndertimit. Dhe paguhej mirë. Jeta po e shihte qeshur. U njoh me Brunën, një vejushë te pallati i ri. Kishte një çun, por ishte emigrant në Gjermani. Pra Mili u bë me grua, por dhe me shtëpi. Bruna i sillte mjaft gëzim, ishte e qeshur dhe shumë amvisë e mirë. Ama mërzitej kur Mili nuk i tregonte pse u dënua.
-Agjent të rusëve më thanë. Kaq.
Ajo i thoshte, nuk dënohet njeriu kaq kollaj e kaq shumë vite. Mili edhe nervozohej, por sërish i qeshur i thoshte:
-Kaq më thanë. Kaq.
Pas ca vjetësh Mili doli në pension. Iu njohën dhe vitet e burgut e mori një pagesë të mirë. Kishte mbledhur dhe ca kursime nga puna në firmë.
Duke u mplakur e duke u lidhur më shumë me Brunën. Dukej sikur kishin një jetë bashkë. Natyra ka ligje kompesimi. P.sh të ikën shikimi, por të rritet dëgjimi. Edhe Milit i iku Klara, por gjeti dashuri e paqe me Brunën. Kur kaloi 75 vite, i trokiti dera bash atë natë të ditëlindjes. U shfaq postieri i DHL-së, solli një pako nga...Moska, nga Rusia. U trondit se ato emra i krijonin një gjendje turbullire e stresi të paparë. Me duart që nisën t'i dridhen e hapi e brenda gjeti një liber, bashkë me një letër, shkruar me kompjuter, por firmuar nga Olga Nesjamila.
-Olga? - pyeti Bruna.
Mili nuk foli. I tha gruas të vishej, do të shkonin tek Bozhi, malazezi që kishte dhënë mësimin e rusishtes në shkollën e qytetit, tani në pleqëri të thellë, por mbahej mirë. Per fat e gjetën zgjuar, se moshat e mëdha flenë kohë e pa kohë. Mili ia dha letrën e ai nisi shqipërimin:
-I dashur miku im i shtrenjtë, Mili. Mbase nuk më kujton, por jam Olga, gruaja e Nestit, komshiut tënd. Sa të lexosh kaq do të sjellësh ndër mend se si mblidheshim te shtëpia jonë e ti na recitoje poezitë e tua të mrekullueshme.
-Poezitë? - u çudit Bruna.
-Po, kam shkruar shumë dhe i kam botuar grupe-grupe në gazeta ato vite, -tha Mili.
-Kur mua më dëbuan nga Shqiperia mora me vete dhe mjaft poezi të prera nga gazetat që ti na dhuroje. Sa erdha në Moskë më mori shumë malli për Nestin, për dashurinë time dhe u nxita të perkthej poezitë e tua. I çova në një shtëpi botuese e ata nxorrën vëllimin tënd që po ta dërgoj kaq vonë. E kam çuar dhe para shumë vitesh, por më është kthyer. Poezitë e tua ishin të vetmet që më lidhnin me atë vend. Të perqafoj, Olga.
Mili u nguros. Mori librin ndër duar dhe e lëshoi mbi një kolltuk pranë sikur e dogji, sikur e pervëloi. U ul dhe vetë e nisi të lotojë. Më pas të flasë me vete:
-Po si mund të dënohet një njeri 25 vjet burg se i botohen poezitë në Moskë? Po si mund të shkelmohet jeta e njeriut kur është kaq e shtrenjtë? Vijmë një herë në jetë e duhet ta jetojmë çdo sekondë me dashuri e mirësi, ta pertypim si nektar e të gjallojmë mes pasioneve, dashurive, punës, miqësisë e rregullave. Kujt i vjen e keqja nga një liber? Ai nuk është kallashnikov, poezitë nuk janë plumba, poeti nuk është agjent.
Bruna mësoi të vertetën që pandehte se ia fshihte Mili. Dhe nisi të lotojë edhe ajo. Po jetonin një shfajësim konkret, se atë ligjor kishin kohë që e kishin fituar. Po iu ndriçohej shikimi mbi një enigmë ndërtuar mbi shpifje e rrena. E dinin që kishin jetuar në errësirë, por tani mësuan sa e errët qe ajo kohë. Si një hon që nuk pati mëshirë e dhimbje, që gëlltiti këdo pa ndjerë as pendesë, as frikë. Mili mbante librin në gjoks, e shtrëngonte me duar fort nga paniku se mos ngjallej sërish kuçedra e ja rrëmbente jetën së dyti. I hyri frika, por edhe ndjeu një lehtësim të madh. Ia vlen të dënohesh si poet, i tha vetes. Ia vlen… /CNA
History has an unwritten law, but proven over the centurie...
By Luan Rama A friendly explanation for an unsolicited re...
The first church dedicated to the Wisdom of God (Hagia Sop...
The moral and historical essence of our liberation war con...
As I listen to the prime minister criticizing the justice ...
Diella is worried. Not about the tenders, not about SPAK, ...
When you make way for a fool, you do no honor to an indivi...
The Autumn Eurobarometer 2025 was published today. Many m...
Përvoja prej disa vitesh punë në televizion që vjen si një...
When you see and hear thousands of published facts about k...
But the man of oppression, who has stolen the post of prim...
We here in Tirana have other problems. But in The Hague, o...
Today is the time for political acts and not for peaceful ...
The Prime Minister of Albania, Edi Rama, in his podcast (b...
Refreshment... If a novel helps us understand a real scan...
You are wasting your time and talking nonsense about the B...
Saliu's speech is proving to be nothing but a meaningless ...
A television interview should never be a reason for delibe...
If the coal doesn't burn, it blackens you - people say. Al...
Today I had an invitation from the Konrad Adenauer Foundat...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The protests of recent days related to the situation in Zv...
The case addressed this Wednesday, June 3, on the show "St...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A convict was found dead today in the premises of the Pris...
Several images provided by CNA show the area where this mo...
A quantity of explosive material exploded this morning at ...
The Head of the State Police, Skënder Hita, expressed his ...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Witnesses in Lozhan, Maliqi, have shared details from the ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
The Peace Implementation Council in Bosnia and Herzegovina...
John Bolton, the former national security adviser to US Pr...
The number of millionaires worldwide rose by nearly 2 mill...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The government aims to transform the country's industrial ...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Profit margins in the construction sector have increased s...
The Transparency Board, at its meeting today, decided to i...