LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shënohet sot përvjetori i 555-të i ndarjes nga jeta të Skënderbeut

2023-01-17 08:43:00, Kulturë CNA

Shënohet sot përvjetori i 555-të i ndarjes nga jeta të

Me 17 janar 1468 bëhen 555 vjet nga vdekja e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

Sipas Marin Barletit, trupi i tij u varros në Lezhë në Katedralen e Shën Nikollës, sipas zakonit të stërgjyshërve të tij, varrimi u bë me një ceremoni plot zi dhe dhimbje të pamatë nga kapedanët dhe ushtarët e princave fisnikë aleatë të tij.

“Askush nuk e kishte menduar se në Shqipëri në ato vende të krishtërimit do të derdheshin aq shumë lot“, shkruan Barleti.

Emri i Skëndebeut  na përfaqëson denjësisht në rrafshin e historisë botërore, si një figurë kyçe që i lidh shqiptarët me Perëndimin, botën e qytetëruar evropiane.

Pavarësisht se ka jetuar para më shumë se 5 shekujsh, nderimi i shqiptarëve për të edhe sot mbetet i pakursyer.

 Monumenti i tij ndodhet në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Krujë dhe disa qytete të tjera. Emri i tij shënon shumë institucione arsimore, ndërsa është figurë për të cilën ende nuk rreshtin hulumtimet e studimet./CNA.al

Lajmet e fundit nga