Armë, kokainë dhe cannabis në zonat bregdetare/ Arrestohen dy persona
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...

Vështirë se gjen kaq shumë matematicienë nga e njëjta familje sa familja Fundo në Korçë.
Janë disa çifte vëllezërish, por edhe të afërm të tyre, që u shquan dhe lanë gjurmë në shkencat ekzakte, veçanërisht në ‘mbretëreshën e shkencave’ – Matematikën.
Është kjo arsyeja që, këtë 7 mars, t’i kujtoj me respekt e mirënjohje, sepse ata, para se të ishin matematicienë, ishin mësues të përkushtuar që do të mbahen mend gjatë në kujtesën e mijra korçarëve, nxënes e studentë, por edhe prindër e dashamirës të tyre.
Të gjithë kam pasur fatin t’i njoh nga afër. Disa, që në vitet e fëmijërisë time, si shokë të tim eti; të tjerët, më vonë, në bangot e shkollës, si mësues, bashkënxënës apo kolegë pune. Ndonse, më të moshuarit prej tyre, patën fatin të studiojnë jashtë shtetit, edhe ata që përfunduan studimet në atdhe, qenë po aq të zotë e inteligjentë dhe po aq të përkushtuar si mësimdhënës sa ata.
Në vitet ’30 të shekullit që kaloi, pas përfundimit të studimeve të larta në France, u kthyen në Korçë dy vëllezërit, Kristaq dhe Petraq Fundo.
I pari, Kristaqi, që korçarët e njohin si “Kiçka”, përfundoi studimet në Montpellier të Frances, njëherazi në dy fakultete: atë të Matematikës dhe Inxhinjerisë mekanike.
I dyti, Petraqi, që korçarët e njohin si “Petro”, përfundoi studimet në Tuluzë të Francës, edhe ai njëherazi në dy fakulktete: atë të Matematikës dhe Inxhinjerisë të Punëve botore.
Ndonse të dy dhanë mësim, fillimisht në Liceun Kombëtar dhe më vonë në Universitetin e Tiranës, ata mbeten simboli i shkencëtarit shqiptar, me kontribute origjinale në fushën e matematikës, të vlerësuar edhe nga kolegët e tyre ruse të Akademisë të Shkencave të Bashkimit Sovjetik të asaj kohe (shkolla ruse e matematikës ka qenë në pararojë të zhvillimeve të kohës).

Nga dora e Kristaqit kanë dalë punime origjinale nga fusha e Matemalikës elementare, Gjeometria, Algjebra, Teoria e numurave etj, të botuara në revistat shkencore jashtë vendit, si dhe dhjetra tituj tekstesh shkollore, sidomos për studentet e matematikës te Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Kristaqi mban titullin “Profesor” dhe “Mësues i Popullit”. Vdiq në prill 1984.
Petro, ishte tjetër tip. I sinqertë, i drejtpërdrejtë, ai nuk e pranonte kompromisin dhe konformimin ideologjik. Që në vitet e para të pasluftës u ballafaqua me ‘zhdanovizmin’ e sistemit komunist dhe për dy dekada, deri sa doli në pension, perfundoi një mësues i rëndomtë matematike, në një shkollë veterinarie në Shkodër, duke gjetur prehje dhe paqe me veten, tek kitara, që e luante me aq pasion. Matematicien me prirje të veçanta, që jetoi në vend të gabuar dhe kohë të gabuar.
Në vitin 1992 i jepet titulli “Mësues i merituar”. Vdiq, në Shkodër, në shkurt 1989.
Disa vite më vonë, përsëri dy vëllezër të talentuar, Thimaq dhe Mishel Fundo, do të afirmoheshin në matematike, ndonse ‘biografia e keqe’ do t’i ndiqte pas tërrë jetën.
Thimaqi, më i madhi, që ndroi jetë para pak vitesh, punoi gjithë jetën si mësues matematike, herë në Korçë e herë në fshatrat perreth, sipas ulje-ngritjeve të luftës të klasave, por kudo la kujtimin e një mësuesi të përgatitur shkencërisht, me kulturë dhe edukatë, që i donte dhe e donin nxënësit e vet. Djali i tij, Akli Fundo, edhe ai matematicien, sot është pedagog i matematikës në Universitetin Politeknik të Tiranës, me grada shkencore dhe tituj pedagogjikë.
I vëllai, Misheli, profesori im i Analizes matematike në vitet universitare, një talent i lindur në matematikë, ishte jo vetëm një lektor elokuent, por edhe një studiues serioz e i pasionuar, shumë punime të së cilit janë botuar në revistat shkencore të kohës. Lufta e klasave e degdisi edhe atë në Berat, si mësues i një shkolle të mesme, por falë ndërhyrjes të Petraq Pilikës (Pepit), shefit të katedrës të matematikës, rikthehet në Tiranë. Pas viteve ’90 emigroi në Greqi, duke u shkëputur nga matematika e tij e dashur.
Disa vite më të rinj, janë edhe dy vëllezërit e tjerë Fundo – Maqo dhe Fredi Fundo.
I pari, një inxhinjer mekanik i zoti, të cilin e kam njohur kur punonte në Byronë teknike të TEC-it Korçë, ndërsa i dyti, Fredi, bashkënxënësi im i viteve universitare, punoi gjithë kohën si mësues matematike në qytetin e Korçës.
Njerëz të aftë, të përkushtuar pas punës, korektë dhe të edukuar, modeli i korçarit tradicional. Aktualisht të dy, me familjet e tyre, kanë emigruar në SHBA.
Nuk dua të le pa përmendur Jani Frashërin dhe Aleko Ballaurin, dy mësues matematik-fizike, të aftë e të përkushtuar, që ndonse nuk mbajnë të njejtin mbiemër, kanë lidhje të afërt fisnore me familjen Fundo.
Gjithmonë më ka intriguar pyetja: Si shpiegohet ky “densitet” kaq i madh matematicienësh nga i njëjti trung familjar? Vështirë se gjendet një shpiegim shterues. Mbase, shpiegimi duhet kërkuar në Voskopojë, qytetin prej nga e kanë origjinën Fundot. Voskopojarët, që konsideroheshin si ebrejtë e Korçës, ishin tregëtarë të lindur, pra edhe matematicienë të lindur !.
Unlike today's Albanian students at Harvard University, wh...
Ola accidentally found out about the drama that you ha...
Juarda Allko, 18 years old from Cerrik, has chosen to pres...
A passion started around the 75s for the architect Maksim ...
I say from the beginning that Korça does not resemble any ...
Sonja Mamaqi, the first Albanian film operator, celebrates...
While Spiro Duni and I were waiting for the "payer" of the...
Shkodra has been hosting the 2024 Carnival for 3 days, an ...
When I'm in Korça, I start the morning with a walk thr...
For more than 70 years, the lake town of Pogradec continue...
About 13 years ago, Vasillaq Vangjeli, the actor and comed...
Oppenheimer's film scooped most of the Bafta awards, inclu...
Greta's separation from Mandi was a bombshell. We both...
I dedicate this historic contribution to Professor Luan Ma...
Beci, that's how I call Besnik, my office mate, came t...
Nasi Kondili dhe Devis Xherahu, dy yjet e muzikës korçare,...
Darsnor Kaloçi Memorie.al publishes some archival documen...
He was a personality in his profession as a pediatrici...
Një fotografi në të cilën shfaqet një ari polar që fle...
The icon of the National Ensemble and Queen of Albania...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
New details have emerged regarding the serious accident th...
An Albanian businessman was arrested this afternoon in Gre...
A serious accident has occurred on the Korça-Ersekë axis, ...
Today our country will be affected by stable weather condi...
A tragic accident occurred this Friday afternoon in Kameni...
Today our country will be affected by unstable weather con...
On Thursday, our country will be affected by relatively un...
Good news for those who fly: After years of negotiations, ...
It took more than two years, but now the EU can begin acce...
US President Donald Trump announced that the US military h...
Iran has taken new measures to strengthen the protection o...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The Governor of the Bank of Albania, Gent Sejko, shared to...
Business lending has increased in the first half of this y...
The labor market has shown worrying trends in early 2026. ...