Dua Lipa receives the title of Honorary Ambassador of the Republic of Kosovo
The well-known Albanian singer of international fame, Dua...

Two thousand years ago, the Roman Empire was at the height of its power. How could such a great empire fall? An exhibition in Trier, Germany seeks the answer in the turmoil of late antiquity.
"Romam salvete": Mirëseerdhët në Perandorinë Romake. Kjo mbretëri antike shtrihej nga Britania deri në Detin e Zi dhe nga Spanja deri në Egjipt. Aftësitë ushtarake dhe arritjet teknike dhe kulturore të saj kanë qenë të pashembullta. Banorët e saj përfituan nga kanalizimi dhe uji i freskët që transportohej nëpër akuadukte dhe jetuan në shtëpi me ngrohje nga dyshemeja. Edhe në rajonet më të largëta të provincave kishte rrugë të përshtatshme dhe lulëzonte tregtia.
Publiku freskohej në banjat termale dhe shijonte ushqimin e shijshëm, ndërkohë që kënaqej në arenat e teatrit dhe të cirkut. Edhe sot, ka shumë dëshmi në botë për trashëgimitë e shumta të perandorisë dikur në lulëzim. Triri, krijuar në shekullin e 17 p.e.s. dhe qyteti më i hershëm i Gjermanisë, është një nga këta shembuj. I njohur në shekullin e katërt si "Augusta Trevorum", ai ka qenë për shumë dekada seli e Perandorisë Romake. The Porta Nigra (latinisht për porta e zezë), e cila mund të shihet edhe sot, është shpallur në vitin 1986 trashëgimi kulturore e UNESCO-s, Cultural Heritage dhe është dëshmi për trashëgiminë e Perandorisë Romake në veri të Alpeve.

Prandaj Triri është zgjedhja e duhur për ekspozitën "Rënia e Perandorisë Romake” - "The Fall of the Roman Empire." Tre muzeume të këtij qyteti trajtojnë çështje interesante se si ra në harresë kjo mbretëri e stërmadhe.
Duke lënë pas një boshllëk politik
Muzeumi "Rheinisches Landesmuseum” ka ekspozuar në stendat e tij shumë objekte arkeologjike, përfshirë objekte të marra hua nga Louvre në Paris, dhe Uffizi në Firence dhe muzeumi kombëtar antik i Algjerisë, Musee Public National des Antiques. Ekspozita tregon se si Kisha zuri boshllëkun politik që lanë pas romakët, dhe muzeumi "Stadtmuseum Simeonstift” i Tririt tregon për trashëgiminë e Perandorisë Romake në historinë e kulturës dhe të artit.
Një gjë është e qartë: Perandoria nuk u shkatërrua nga ndonjë rrufè. "Sikur të kishte qenë kaq e lehtë, nuk do të kishim organizuar këtë ekspozitë të madhe, dhe kërkimet nuk do ishin shtrirë në shekuj me radhë,” thotë historiania e artit dhe manaxherja e projektit, Anne Kurtze nga muzeumi Landesmuseum në Trier, duke shtuar se rënia ka qenë "një seri ngjarjesh”.
A ra Roma për shkak të madhësisë?
"Duket se dimensionet e mëdha të Perandorisë Romake kanë qenë gjithnjë sfidë e jashtëzakonshme”, thotë Kurtze. Gjeneralët romakë pushtuan gjithnjë e më shumë vende, të cilat u kthyen në provinca të Perandorisë. Në rend të ditës kanë qenë shpenzimet e mëdha ushtarake, në mënyrë që të siguroheshin kufijtë e jashtëm të perandorisë që shtrihej nga Oqeani Atlantik deri në Eufrat, me një gjatësi prej 15 mijë kilometrash (9,321 miles). Për të mbrojtur perandorinë nga fiset gjermane ishte ngritur në veri Muri i Hadrianit dhe në Europën Qendrore ishin ngritur Limes, limitet (muret e kufirit). Ndërtimet dhe mirëmbajtja e tyre kërkonin shuma të mëdha, po ashtu siç kërkonin shuma të mëdha pagesat për legjionet romake.

Gjermanët e egër, qofshin ata gotë luftarakë apo dhe vandalë të pacivilizuar, pra barbarët janë futur shpesh në pasqyrimin e asaj kohe sikur depërtojnë në perandori dhe shkaktojnë erozione të saj nëpërmjet zhvendosjes së popullsisë. Por kuratorët e muzeumit nuk janë të kënaqur me këtë ide. Fakt është se atje ka pasur refugjatë që largoheshin nga hunët pushtues, por në fakt romakët nuk ishin më në gjendje t'i mbronin vetë kufijtë, për shkak të rënies së numrit të popullsisë: mirëqënia e njerëzve në perandori bëri që të binte niveli i lindjeve dhe të rritej nevoja për të mbushur vendet në ushtri.
Kështu u rekrutuan ushtarë të huaj nga radhët e "barbarëve” në mënyrë që të forcohej ushtria romake. Por të ardhurit nuk u kthyen vërtet në "romakë”. Ata mbetën në zemrat e tyre gjermanë dhe nuk ndoqën gjithnjë urdhërat e legjionarëve romakë. Ata madje nxitën luftëra civile, që u bënë kryesisht për shkak të pagimit ose të statusit që kishin në Perandorinë Romake. Konfliktet e brendshme e dobësuan edhe më shumë perandorinë.
Po taksat e larta dhe dekadenca e klasës së lartë?
Duke filluar me shekullin e dytë, Perandoria nuk u zgjerua më. Kjo do të thotë se as thesaret e shtetit nuk mbusheshin më me plaçkë lufte dhe skllevër të rinj nuk vinin të përdoreshin si krah pune. Nga viti 429 deri në vitin 439 p.e.s. vandalët morën provincën më të rëndësishme të Perandorisë Romake: Afrikën e Veriut, nga e cila romakët merrnin drithërat e bukës. Të ardhurat nga kjo provincë e pasur ranë dhe pushtetmbajtësit duhet t'i siguronin shpenzimet diku gjetkë.
Si pasojë Roma vazhdoi të rriste taksat, gjë që bëri që shumë qytetarë të përfundonin në pragun e urisë. Në të njëjtën kohë, klasa e lartë dekadente jetonte në bollëk dhe kishte pak ose aspak interes për politikën. Një shembull i njohur për ekscentricitetin e klasës në pushtet është Perandori Caligula. Sipas historianëve Sueton dhe Cassius Dio, Caligula e emëroi "konsull” kalin e tij dhe e prezantonte atë bashkë me pallatin dhe skllevërit. Ekspozita e Tririt tregon po ashtu pikturën e famshme, "Të preferuarit e Perandorit Honorius," të John William Waterhouse (1849-1917). "Ajo tregon se mbreti nuk kishte interes në detyrën e tij si burrë shteti. Por a tregon një pikturë e tillë realitetin apo është vetëm klishè e krijuar për perandorinë nga bota e mëpastajme?” pyet Kurtze.

Krishtërimi dhe ndarja e perandorisë
Për shumë shekuj romakët besonin në zotër të ndryshëm dhe vlera të caktuara. Nën Perandorin Theodosius, krishtërimi u deklarua si feja e vetme e shtetit në 380 p.e.s. duke dobësuar idetë romake.
"Institucioni i ri i kishës morri përsipër të kryente shumë detyra që më parë kryheshin nga administrata e Perandorisë Romake,” shpjegon Anne Kurtze. "Sidoqoftë, kjo nuk ka qenë arsyeja e kolapsit, por një proces ndryshimesh në Perandorinë Romake, e cila ndodhej në shembje e sipër.”
Në vitin 395 p.e.s., pas vdekjes së Perandorit Theodosius i Madh, perandoria u nda mes djemve të tij: në Romën perëndimore dhe Romën lindore. Në lindje, Kostandinopoja u kthye në seli të perandorit, në perëndim selia u vendos herë në Milano, pastaj në Ravenë dhe nganjëherë në Romë. Ajo ende konsiderohej Mbretëri, por drejtohej nga dy perandorë. Por Roma e Lindjes ra vetëm në vitin 1453 kur Sulltan Mehmedi II morri Konstandinopojën, ndërsa pjesa perëndimore iu morr në vitin 476 perandorit Romulus Augustulus nga kryesuesi i fiseve gjermane, Odoaker.

Çfarë ka mbetur
Sipas Kurtzes, fillimisht disa nga krizat ishin pak të dukshme në Perandorinë e shekullit të katërt. Edhe në antikitetin e vonshëm, marrëdhëniet tregtare bënë që Triri të lulëzonte.
Por në vend të Perandorisë Romake, u krijuan mbretëri të vogla, të qeverisura nga frankët, burgundët ose gotët. Perandoria Romake as pati ndonjë administratë efektive, as krijoi ndonjë mekanizëm për mirëmbajtjen e infrastrukturës. Ngadalë filluan të dukeshin ndryshimet, sidomos në qytete. Akuaduktet u rrënuan sepse askush nuk dinte si t'i mirëmbante. Fiset gjermane mbollën perime në vendin e kopshteve dekorative, monumentet e mermerta u shkatërruan, sepse materiali duhej për ndërtimin e shtëpive. Kultura romake filloi të zhdukej hap pas hapi.
The exhibition "The Fall of the Roman Empire" will remain open in Trir until November 27. The activity seeks to make connections with the present, because climate change accompanied by the destruction of crops and famine affected the fate of Rome and prompted population movements in late antiquity, says Anne Kurtze. And just as COVID fell in our time, there were many similar diseases that fell to the Romans. DW
The well-known Albanian singer of international fame, Dua...
5 gushti i vitit 1927 do të sillte në jetë një njeri që sh...
She has written 25 books, which have been sold 70 mill...
On August 4, the Sunny Hill Music Festival, organized ...
The 21st edition of the Book Fair was opened in Ulcinj, wh...
Today is the 90th anniversary of the birth of KUJTIM SPAHI...
On Sunday, July 31, 2022, for the third year in a row,...
The opera Tristan und Isolde - an alternative to a world o...
Varrezat katolike të “Rrmajit”, në lindje të qytetit të Sh...
“Za Fest” do ti japi edhe këtë vit za Shkodrës. Tre n...
The World Bank Program for Integrated Urban Developmen...
Në 115-vjetorin e lindjes së korifeut të letrave shqi...
To promote tourism and the city's resources, Shkodra i...
In Shkodra, the grand event "Shkodra International Foo...
The well-known book "Onufri" has just released the newest no...
Archaeological research has expanded in many areas in ...
The well-known Albanian comedian Xhevahir Zeneli has b...
The Italian director, Laura Fatini, has brought togeth...
The well-known conductor Sirri Rroji has passed away t...
Mars, since Mars dances the Waltz, is the title of the new...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 38-year-old man was arrested today near the Kamza turnof...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
The 6 citizens captured in Dubai, members of criminal grou...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
The Peace Implementation Council in Bosnia and Herzegovina...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...