web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dita e Verës/ Pak nga origjina e festës pagane, zakonet dhe ëmbëlsira tradicionale

2026-03-14 08:35:00, Kulturë CNA

Dita e Verës/ Pak nga origjina e festës pagane, zakonet dhe

14 Marsi është një ditë e veçantë në Shqipëri, pasi sot festohet “Dita e Verës”.

Dita e Verës konsiderohej dita e fillimit të vitit sipas kalendarit të lashtë të shqiptarëve dhe kjo ditë kremtohet që prej shumë shekuj më parë.

Gatimi tradicional që e karakterizon këtë festë është ballokumja.

Një detaj i këndshëm i kësaj feste është edhe vendosja në dorë e “verores”, një byzylyk i bërë prej dy fijesh, të bardhë dhe të kuqe, që lidhet në kyçin e dorës dhe zgjidhet kur të shihet dallëndyshja e parë. Në disa krahina, veroret varen në degë pemësh, kryesisht dafinash, që dallëndyshet t’i marrin e të sjellin mbarësi.

Dita e Verës është në një traditat më të vjetra të zonës së Elbasanit. Origjina e festës vjen nga tempulli i Zanës së Malit, i ndërtuar pranë lumit Shkumbin. Zana ishte perëndia e gjuetisë, pyjeve dhe natyrës dhe dilte vetëm në datën 14 Mars, e cila shënonte fillimin e Verës, pasi në atë kohë njiheshin vetëm dy stinë, dimri dhe vera.

Edhe pse lidhet kryesisht me qytetin e Elbasanit, Dita e Verës është festë e të gjithë shqiptarëve./CNA





Lajmet e fundit nga