web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohet arsyeja e arrestimit të menaxherit të vipave

2023-07-05 09:39:00, Kronika CNA

Zbulohet arsyeja e arrestimit të menaxherit të vipave

Menaxheri i vipave, shtetasi A.N është  arrestuar ditën e djeshme për disa akuza, ku dy prej tyre janë për përndjekje.

CNA ka mësuar se një nga akuzat e arrestimit është përndjekja. Një kallëzim është bërë kohët e fundit në Prokurorinë e Tiranës.

Mësohet se, shtetasi A.N bënte një jetë të shfrenuar luksoze. Ai njihet si menaxheri i vipave, pasi ka kompaninë  Acromax , e cila është kompania më e madhe në Shqipëri për menaxhimin e të drejtave në rrjetet sociale.

Burime nga policia për CNA bëjnë me dije se akuzat janë përndjekja, krimi kibernetik. Ndalimi është bërë më urdhër të prokurorisë dhe është shoqëruar mbrëmjen e djeshme në komisariatin numër 4.

Po të njëtat burime kanë zbuluar për CNA se personi ka pretenduar se ka probleme shëndetësore.

Për këtë arsye është dërguar disa herë në spital për ndihmë mjekësore.

Burimet nga policia bëjnë me dije se pas vizitave ka rezultuar se shtetasi A.N është në gjendje të plotë shëndetësore dhe situata është shafqur si panik nga ana e tij.

Shtetasi A.N është shoqëruar në ambientet e komisariatit numër 4 dhe pritet që të dalë  para gjykatës për tu njohur për masën e sigurisë.

 





Lajmet e fundit nga