web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dy herë i depërtuar/ Hajduti shqiptar rikthehet nga Angli, shijon jetën e luksit dhe makinat e shtrenjta

2023-07-03 13:21:00, Kronika CNA

Dy herë i depërtuar/ Hajduti shqiptar rikthehet nga Angli, shijon

Dorian Puka, është shtetasi shqiptar i cili është depërtuar dy herë nga Anglia për një sërë krimesh, ndërsa së fundi shihet duke shijuar jetën luksoze dhe makinat e shtrenjta në bregdetin e Kornuoll.

Media Britanike shkruan se ai nuk duhej të ishte fare në Britani ndërkohë nga ana tjetër reklamohen pushimet në hotelet me 5 yje ku po qëndron Puka.

I veshur me një këmishë me simbole kafshësh, pantallona të shkurtra dhe sandale, Puka ka postuar edhe foto duke luajtur golf në Carlyon Bay. Në foto të tjera i riu shihet po ashtu duke lëvizur në londër me mjete të shtrenjta si Porsche, Mercedes, BMW dhe Range Rover.

“Puka poston pandërprerë, duke u mburrur për jetën e tij magjepsëse britanike. Ai shpërndan foto nga restorantet e shtrenjta në perëndim të Londrës dhe duke bërë pushime në bregdetin jugor.

28-vjeçari ka arritur t’u shmanget autoriteteve duke jetuar jetën e ëndrrave në Britani për më shumë se dy vjet që kur Home Office u informua për herë të parë se ai ishte kthyer ilegalisht në ishull”, shkruan Daily Mail.

Më tej, Mail nënvizon se edhe pse Ministria e Brendshme nuk ka arritur që nga 2021 të zbulojë vendodhjen e hajdutit serial që ka terrorizuar Londrën për gati një dekadë, gazetarët kanë zbuluar se Puka jeton në një apartament me vlerë 250,000 £ në Hounsloë, në perëndim të Londrës.

Dy herë i depërtuar/ Hajduti shqiptar rikthehet nga Angli, shijon

Ai është parë duke u larguar nga kjo banesë me një Mercedes CLS Coupe me vlerë 60,000 £.

Media britanike më tej konstaton se shkelja flagrante e kontrolleve të imigracionit nga Puka është ilustrimi më i fundit i dështimeve të forcave të kufirit në Mbretërinë e Bashkuar.

Sa i përket historisë së tij kriminale, 28-vjeçari fillimisht u burgos për 9 muaj pasi tentoi të grabiste një pronë në Tëickenham në vitin 2016 dhe u dëbua në 2017. Por brenda 12 muajsh ai u kthye në Mbretërinë e Bashkuar, ku kreu një sërë vjedhjesh në periferi të Londrës.

Herën e dytë ai u kap nga një oficer civil në jug-perëndim të Londrës, teksa mbante në dorë një orë të shtrenjtë të vjedhur.

Puka u burgos për tre vjet e gjysmë, por ai mori famë në burg pasi postonte në rrjetet sociale foto me të burgosur të tjerë shqiptarë të lidhur me grupet e krimit të organizuar.

Dy herë i depërtuar/ Hajduti shqiptar rikthehet nga Angli, shijon

Në njërën prej tyre ai ka pozuar me një shok të dënuar dhe ka shkruar: “Nga H.M.P. ne e bëjmë V.I.P….!!!!‘.

Ai u deportua në mars 2020, por u kthye janarin e ardhshëm në Britani duke udhëtuar përmes Gjermanisë, Belgjikës dhe Holandës./ CNA





Lajmet e fundit nga