web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga sherret me fqinjët tek biznesi me adresë fiktive/ Kush është gruaja e videos erotike me Gjicin

2023-06-18 14:41:00, Kronika CNA

Nga sherret me fqinjët tek biznesi me adresë fiktive/ Kush

Të tjera detaje në lidhje me jetën e Alma.K, gruaja e cila filmoi videon erotike me ish kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjicin, kanë dalë në dritë.

Sipas gazetarit Edison Vatnikaj, gruaja e cila është nënë e një fëmije në moshën 12-vjeçare kishte shkuar shpesh në komisariat për shkak të sherreve që kishte pasur me fqinjët.

Vatnikaj nënvizoi gjatë një interviste për emisionin Review se ajo ishte gazetare në disa emisione investigative dhe kishte marrë pjesë në disa fushata zgjedhore.

“Në Drejtorinë vendore të Policisë së Durrësit mesa kam arritur të pyes është një vajzë që shpesh shkonte në komisariat për shkak të sherreve që kishte me komshinjtë. Jeton mes Tiranës dhe Durrësit. Kam informacione që punonte në emisionet investigative në disa media. Ajo më tha që nuk është pronare e një biznesi në Tiranë. Nuk më dha një konfirmim nga SPAK.  Më tha që një avokate po merret me çështjen e saj. Ajo nuk na dha përgjigjet që duam ne. Sigurisht në raport me Gjicin nuk tha se në çfarë rrethanash ka krijuar marrëdhënie me të. Kam informacione se ka qenë e angazhuar shumë në fushatën politike në disa bashki”- tha Vatnikaj.

Moderatorja e “Revieë”, Jonida Shehu tha se profili i vajzës duhet parë i plotë e për këtë arsye lexoi dokumentin e siguruar nga QKB, ku jepej edhe një adresë për biznesin e vajzës të njohur me Alma K., por pas verifikimeve të bëra, në adresën e shënuar në dokument nuk ekziston asnjë biznes, pra është një adresë fiktive.

“Profili i saj është për t’u parë i plotë, në ekstratin e QKB-së thuhet se adresa e biznesit të saj është Tiranë, Farkë njësia administrative rruga Haxhi Dushku numër 7. Në fakt në këtë adresë ky biznes, në kemi shkuar dhe e kemi verifikuar, por nuk ka pasur asnjë biznes në këtë adresë, pra mesa duket është fiktive. Ajo është themeluar në 2021, objekti i aktivitetit është shërbime konsulence për biznese të treta”,-thuhej në dokumentin e cituar nga moderatorja Shehu./CNA





Lajmet e fundit nga