web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

GJJKO zgjat paraburgimin për ish-partneren e Safet Bajrit

2025-09-05 16:17:00, Kronika CNA

GJJKO zgjat paraburgimin për ish-partneren e Safet Bajrit

Gjykata e Posaçme ka zgjatur me 3 muaj afatin e paraburgimit për ish-partneren e Safet Bajrit, Eria Agon.

Ago ndodhet në burg si e përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit në 2018.

Sipas dosjes hetimore, ajo dyshohet se ka pasur rolin e drejtueses së automjetit me të cilin ndodheshin Astmer Bilali dhe Safet Bajri, duke çuar dy ekzekutorët e Licit drejt Shkodrës ditën e vrasjes.

Eria Ago është arrestuar që më 26 shkurt, teksa aktualisht ndodhet në burgun e Pojskës në Pogradec.

Ndaj saj rëndon akuza për veprën penale të krijimit të kushteve për të kryer vrasje dhe përkrahje të autorit të krimit./ CNA





Lajmet e fundit nga