web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestimi i menaxherit të vipave/ Policia: Ka përndjekur dhe dhunuar vazhdimisht bashkëjetuesen e tij

2023-07-05 14:59:00, Kronika CNA

Arrestimi i menaxherit të vipave/ Policia: Ka përndjekur dhe dhunuar

Policia e Tiranës ka dalë me njoftimin zyrtar për arrestimin e shtetasit A.N, i njohur si menaxher i vipave.

Policia njofton se është arrestuar pasi ka përndjekur dhe ka dhunuar vazhdimisht bashkëjetuesen e tij.

Gjithashtu blutë informojnë se, dyshohet se ka publikuar një video pa pëlqimin e bashkëjetueses së tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin A. N., 40 vjeç, pasi ka përndjekur dhe dhunuar vazhdimisht bashkëjetuesen e tij, si dhe dyshohet se ka publikuar një video të saj, pa pëlqimin e saj”, thuhet në njoftim.

CNA mësoi sot se ka disa akuza ndaj A.N, si përndjekja dhe krimi kibernetik. Kallëzimet janë bërë në Prokurorinë e Tiranës.

Së shpejti pritet që gjykata të japë masën e sigurisë për shtetasin A.N.

 





Lajmet e fundit nga