VIDEO/ Protesters do not "forget" Veliaj: O Erion o legen
On the 11th day of the protest, as the protesters began th...
On the 11th day of the protest, as the protesters began th...

Shtetet e Bashkuara po përgatiten të dërgojnë sisteme të mbrojtjes raketore Patriot në Ukrainë, që do të përbënin sistemin më të avancuar të raketave tokë-ajër që Perëndimi i ka ofruar deri tani Kievit. Sipas tre zyrtarëve amerikanë që folën në kushte anonimiteti, shpallja e vendimit mund të bëhet të enjten.
Zyrtarët e Pentagonit dhe Departamentit të Shtetit nuk i kanë konfirmuar zytarisht planet për të dërguar sisteme raketore Patriotët në Ukrainë. Sekretari i shtypit i Pentagonit, Gjeneral brigade Pat Ryder tha se kjo është pjesë e praktikës së punës për të mos spekuluar mbi çështje që lidhen me ndihmën mbi sigurinë. Por ai shtoi se Uashingtoni dhe aleatët do të shohin spektrin e plotë të kapaciteteve mbrojtëse që kanë në dispozicion, në funksion të përmbushjes së nevojave për Ukrainën.
“Ne do të vazhdojmë të konsultohemi me partnerët tanë ukrainas se si t’i integrojnë më mirë sistemet e tyre të mbrojtjes ajrore. Ndërkohë, ne e kuptojmë se me kërcënimin ajror që Rusia paraqet ndaj Ukrainës, mbrojtja ajrore vazhdon të jetë një temë prioritare diskutimi kur bëhet fjalë për ndihmën mbi sigurinë. Ndaj do të vazhdojmë të gjejmë mënyrat më të mira për të mbështetur Ukrainën në përpjekjet e saj për të mbrojtur popullatën dhe infrastrukturën e saj”, tha zoti Ryder.
Në një reagim zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha sot se nëse Shtetet e Bashkuara dërgojnë sisteme Patriot për Kievin, ato do të ishin një objektiv legjitim për sulmet ruse kundër Ukrainës.
Të hënën Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u bëri thirrje udhëheqësve perëndimorë që të siguronin armë më të avancuara për të ndihmuar vendin e tij në luftën kundër Moskës. Ai tha se me këto sulme Rusia po provokon një katastrofë humanitare dhe migratore jo vetëm për Ukrainën, por edhe për të gjithë Bashkimin Evropian.
Nëse Uashingtoni vendos pro dërgimit të sistemeve Patriot në Ukrainë, ato do të ishte sistemi më i avancuar i raketave tokë-ajër që Perëndimi i ka ofruar deri tani këtij vendi për ta ndihmuar në përpjekjet për të zmbrapsur sulmet ajrore ruse.
Kjo çëshje kanë qenë në shqyrtim prej disa kohësh, por zyrtarët thanë se me afrimin e dimrit dhe përshkallëzimin e bombardimeve ruse ndaj infrastrukturës civile, shqyrtimi i saj ka marrë prioritet.
Zyrtarët amerikanë kishin hezituar t'i ofronin këtë lloj sistemi Ukrainës, pasi sipas tyre një gjë e tillë mund të shihej nga Moska si një përshkallëzim i konfliktit e për pasojë ajo të kundërpërgjigjej.
Këto lloj sistemesh gjithashtu kërkojnë përgatitje të lartë dhe në mesin e ekspertëve ushtarakë kishte shqetësime se për përdorimin e tyre do të kërkoheshin trupa amerikane.
I pyetur mbi këtë çëshje zoti Ryder, tha se në përgjithësi Uashingtoni i merr në konsideratë këto nevoja kur ofron sisteme të ndërlikuara armësh për Ukrainën, sikurse në rastin e Sistemeve të Artilerisë me Lëvizshmëri të Lartë, të njohura si HIMARS. Aktualisht, forcat amerikane po stërvisin trupat ukrainase për një numër sistemesh, në vende të tjera evropiane, si Gjermania.
Eksperti amerikan paralajmëron përfitime të kufizuara nga investimi
NASAMS apo Sistemet e Avancuara të Raketave Tokë-Ajër, janë prodhuar për të mbrojtur qendrat e populluara nga kërcënimet ajër-tokë dhe mund të identifikojnë dhe godasin si objektivat fikse ashtu edhe ato të lëvizshme sikurse avionë, raketa me vetëdrejtim apo edhe dronë. NASAMS, megjithatë, nuk konsiderohen efektive kundër raketave balistike.
Ushtaraku në pension Mark Montgomery, ekspert prane Fondacionit për Mbrojtjen e Demokracive, me qender ne Uashington, pranon për Zërin e Amerikës se Ukraina nuk disponon llojin e armatimeve së nevojshme për t'u mbrojtur kundër raketave balistike, por megjithatë ai kritikon blerjen e mundshme të sistemeve Patriot.
"Patriot është një sistem jashtëzakonisht kompleks dhe i shtrenjtë për t'u operuar. Çdo cikël per mbushjen e një sistemi të tillë Patriot kushton nga 3 deri në 4 milionë dollarë secili. Ky është një sistem shumë i shtrenjtë. Do të shpenzonte shumë nga paratë që do t’i jepeshin Ukrainës dhe përfitimet nga ky investim, do të ishin të kufizuara”, tha ai për Zërin e Amerikës.
Eksperti ushtarak sugjeroi dërgimin e më shumë sistemeve për mbrojtje ajrore që Ukraina tashmë ka në dispozicion dhe që po i përdor me efektivitet të madh, apo ndoshta sistemet kundër raketave, artileri, mortaja (C-RAM) që Shtetet e Bashkuara kanë përdorur në Lindjen e Mesme. “Për mua, sisteme tPatriot nuk janë një përgjigje e mirë”, tha ai.
Një sistem Patriot i montuar në një kamion përfshin deri në tetë lëshues, secila prej tyre mund të mbajë katër raketa. Për mirëmbajtjen e sistemit kërkohen rreth 90 ushtarë, por vetëm tre nevojiten për të gjuajtur. Prej fillimit të konfliktit Uashingtoni i ka dhënë Ukrainës 19.3 miliardë dollarë në ndihma ushtarake./ VOA
Zyrtarët e Ukrainës thanë të mërkurën se Rusia sulmoi ...
Përfaqësuesit e Parlamentit dhe Këshillit Evropian kan...
Irani po akuzon Azerbajxhanin fqinj se po nxit pakicën...
Prokurorët amerikanë kanë paditur pesë rusë dhe dy sht...
Në një fjalim në parlamentin gjerman, kancelari Olaf S...
Kiev said on December 14 that it had secured the release o...
Nexhat Uglanin from the ranks of the Bosnian community was...
Një organizatë bamirëse për refugjatët ka dënuar qeverinë ...
Qatar has sent more than £260,000 in gifts, hospitality an...
The heads of state of Kosovo have signed the application f...
At least 3 people lost their lives and 43 others were save...
The envoy of the European Union for the Kosovo-Serbia dial...
Interior Secretary Suella Braverman said she is aware of a...
Iran looks set to be excluded from a United Nations women'...
Komisioni Kombëtar Shëndetësor i Kinës, duke filluar nga 1...
Brussels is still reeling from news over the weekend that ...
Shpërthime janë dëgjuar në qendër të kryeqytetit ukrainas ...
The suitcases get ready, the ticket is booked. To go from ...
Adrian Oku from Kavaja has come directly from Albania to l...
Common sense tells us that the Russia-Ukraine conflict mus...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Durres Customs has announced that today, during checks car...
A road accident was recorded a few minutes ago on the Pogr...
The State Police has published new footage from the operat...
A TNT explosion has occurred in the village of Balldren i ...
Albania is facing a deep demographic crisis where official...
This Wednesday, our country will be affected by relatively...
The UN's World Meteorological Organization now warns that ...
Intense rainfall has caused numerous problems in the Radom...
Although preliminary results from the Central Election Com...
The US military has disabled an oil tanker in the Gulf of ...
Donald Trump has said the US will hit Iran "hard" on Wedne...
The United States, Australia, European allies and other co...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The first three months of this year have brought a record ...
The non-performing loan ratio returned to decline in April...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.6 lek and s...
The 2025 turnover reassessment for businesses in Tirana ha...