Scholz: Anëtarësimi i vendeve të Ballkanit në BE është në interes të Gjermanisë
Në një fjalim në parlamentin gjerman, kancelari Olaf S...

Prokurorët amerikanë kanë paditur pesë rusë dhe dy shtetas amerikanë të akuzuar për blerjen e paligjshme të municioneve dhe teknologjive sekrete amerikane për ushtrinë ruse.
Shtatë të pandehurit ishin të lidhur me dy kompani të prodhimit të makinerive me bazë në Moskë, të cilat vepronin nën drejtimin e FSB-së, agjencisë që pasoi KGB-në sovjetike, sipas aktakuzës të ngritur më 5 dhjetorit, që u bë publike të martën.
Dy kompanitë, “Serniya Engineering” dhe “Sertal LLC”, së bashku me disa kompania të tjera, që konsiderohen "jetike për makinerinë luftarake të Federatës Ruse", janë nën sanksione nga Departamentet amerikane të Thesarit dhe Tregtisë, pas fillimit të sulmit rus në Ukrainë më 24 shkurt.
Aktakuza thotë se kompania “Serniya” drejtonte një “rrjet të paligjshëm blerjesh”, duke shmangur sanksionet e Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit “për të përvetësuar teknologji sekrete ushtarake me përdorim të dyfishtë, duke përfshirë gjysmëpërçues të avancuar, për ushtrinë ruse, sektorin e mbrojtjes dhe institucionet kërkimore”.
Sipas aktakuzës, i ashtuquajturi "rrjeti Serniya" ka qenë aktiv të paktën që nga viti 2017 dhe një i pandehur dyshohet se muajin e kaluar u përpoq të dërgonte kontrabandë në Rusi mijëra plumba për snajperë ushtarakë.
Për të fshehur përfshirjen e qeverisë ruse dhe identitetin e përdoruesve, kompanitë Serniya dhe Sertal përdornin një numër kompanish jo-ekzistente dhe llogari bankare në mbarë botën, për të eksportuar armët përmes Estonisë, Finlandës, Gjermanisë dhe Hong Kongut, thuhet në aktakuzë.
Aktakuza vjen ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre po përpiqen të bllokojnë qasjen e Rusisë tek sistemet financiare dhe teknologjitë perëndimore, duke zbatuar sanksione gjithëpërfshirëse dhe kontrolluar eksportet.
“Departamenti i Drejtësisë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë nuk do të tolerojnë skema kriminale për të forcuar operacionet luftarake të ushtrisë ruse”, tha në një deklaratë Prokurori i Përgjithshëm amerikan Merrick Garland. “Me tre nga të pandehurit tani në paraburgim, ne kemi ndërprerë rrjetin e blerjeve, që dyshohet se është përdorur nga të pandehurit dhe shërbimet ruse të kundërzbulimit për të dërguar municion për snajperë dhe komponentë të elektronikë në Rusi”.
Dy të pandehurit amerikanë, Alexey Brayman nga Nju Hempshiri dhe Vadim Yermolenko nga Nju Xhërsi, u ndaluan nga autoritetet të martën.
Vadim Konoshchenok, një oficer i dyshuar i FSB-së, që jeton në Estoni, u arrestua nga autoritetet estoneze javën e kaluar me kërkesë të Shteteve të Bashkuara dhe është në pritje të ekstradimit, tha Departamenti i Drejtësisë.
Në tetor dhe nëntor, Vadim Konoshchenok u ndalua në kufirin Estoni-Rusi, duke transportuar kuti me mijëra plumba të prodhuar në Shtetet e Bashkuara.
Katër të pandehurit e tjerë rusë, Yevgeniy Grinin, Aleksey Ippolitov, Boris Livshits dhe Svetlana Skvortsova, mbeten të lirë.
“Puna e FBI-së, me partnerët tanë, për të identifikuar dhe ndërprerë transferimet e paligjshme të armëve dhe teknologjisë në Rusi tregon se ne mund dhe do të veprojmë në mbarë botën për të mbajtur amerikanët të sigurtë”, tha në një deklaratë drejtori i FBI-së, Christopher Wray. “Industritë që këto transferime të paligjshme mund të mbështesin, si llogaritjet kuantike dhe armët hipersonike, paraqesin rrezik të madh nëse bien në duart e kundërshtarëve tanë”, shtoi ai.
Nuk është e qartë nëse hetimi ka filluar para sulmit rus ndaj Ukrainës. Por, Departamenti i Drejtësisë tha se hetimi ishte koordinuar nga Grupi i Punës “KleptoCapture”, një nismë ndërinstitucionale amerikane e forcave të zbatimit të ligjit, e ngritur pas fillimit të sulmit rus në Ukrainë.
“Ne do të vazhdojmë ritmin e konfiskimeve, padive dhe arrestimeve ndërkohë që Kremlini është duke blerë pjesë këmbimi në Korenë e Veriut”, tha përmes një deklarate Andrew Adams, drejtor i Grupit të Punës “KleptoCapture”.
Në një intervistë me Zërin e Amerikës javën e kaluar, Adams tha se grupi i punës po kryen dhjetëra hetime, disa prej të cilave i paraprijnë konfliktit aktual në Ukrainë.
Sipas aktakuzës me 16 pika, Ippolitov, një shtetas rus, shërbente si ndërlidhës midis dy kompanive me bazë në Moskë dhe sektorëve të mbrojtjes dhe teknologjisë në Rusi.
Sipas padisë, Grinin dhe Skvortsova ishin përgjegjës për përmbushjen e porosive të bëra nga përdoruesit përfundimtarë në të dy sektorët.
Brayman dhe Yermolenko, dy shtetasit amerikanë, lehtësonin eksportin e artikujve nga Shtetet e Bashkuara. Brayman, duke përdorur adresën e tij në Nju Hempshër, ka ripaketuar dhe dërguar teknologjitë e ndaluara në disa vende në Evropë dhe Azi nga ku ato do të transportoheshin në Rusi. Brayman dyshohet se ka bërë të paktën katër dërgesa të pajisjeve të paautorizuara dhe artikujve të tjerë pas fillimit të sulmit rus në Ukrainë.
Konoshchenok, i cili jetonte në Estoni, dyshohet se dërgoi, ose fizikisht, futi kontrabandë pajisje elektronike amerikane, municione taktike të nivelit ushtarak dhe sende të tjera nga vendi baltik në Rusi. Në tetor, Konoshchenok u ndalua në kufirin e Estonisë me 35 lloje të ndryshme gjysmëpërçuesish, pajisje të tjera elektronike, si dhe mijëra plumba 6.5 milimetërsh për snajper ushtarak, të prodhuara në Shtetet e Bashkuara, thuhet në aktakuzë.
Në fund të nëntorit, ai u ndalua përsëri në kufirin Rusi-Estoni me rreth 20 kuti me mijëra plumba të prodhuar në Amerikë, duke përfshirë fishekë taktik dhe ato për snajperë ushtarak..
Të pandehurit përballen me akuza për komplot për të mashtruar Shtetet e Bashkuara në lidhje me zbatimin e kontrolleve të eksportit dhe sanksioneve ekonomike, komplot për të shkelur Aktin për Reformën e Kontrollit të Eksportit, kontrabandë, dhe për mos respektimin e rregullave të Sistemit të Automatizuar të Eksportit në lidhje me transportin e pajisjeve elektronike.
Nëse dënohen për mashtrim bankar, ose komplot për mashtrim bankar, të pandehurit përballen me një dënim maksimal prej 30 vjet burg./ VOA
Në një fjalim në parlamentin gjerman, kancelari Olaf S...
Kiev said on December 14 that it had secured the release o...
Nexhat Uglanin from the ranks of the Bosnian community was...
Një organizatë bamirëse për refugjatët ka dënuar qeverinë ...
Qatar has sent more than £260,000 in gifts, hospitality an...
The heads of state of Kosovo have signed the application f...
At least 3 people lost their lives and 43 others were save...
The envoy of the European Union for the Kosovo-Serbia dial...
Interior Secretary Suella Braverman said she is aware of a...
Iran looks set to be excluded from a United Nations women'...
Komisioni Kombëtar Shëndetësor i Kinës, duke filluar nga 1...
Brussels is still reeling from news over the weekend that ...
Shpërthime janë dëgjuar në qendër të kryeqytetit ukrainas ...
The suitcases get ready, the ticket is booked. To go from ...
Adrian Oku from Kavaja has come directly from Albania to l...
Common sense tells us that the Russia-Ukraine conflict mus...
A massive storm, with strong winds across the United S...
The European border protection agency, FRONTEX, is sup...
Presidenti Vladimir Putin ka anuluar konferencën vjeto...
The Prime Minister of Serbia, Ana Brnabic, has said th...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
An accident occurred this evening on "Mother Teresa" Stree...
Durres Customs has announced that today, during checks car...
A road accident was recorded a few minutes ago on the Pogr...
The State Police has published new footage from the operat...
Albania is facing a deep demographic crisis where official...
This Wednesday, our country will be affected by relatively...
The UN's World Meteorological Organization now warns that ...
Intense rainfall has caused numerous problems in the Radom...
US President Donald Trump announced the "liberation" of 10...
A giant whale graveyard measuring about 1,200 km (745 mile...
Although preliminary results from the Central Election Com...
The US military has disabled an oil tanker in the Gulf of ...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The first three months of this year have brought a record ...
The non-performing loan ratio returned to decline in April...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.6 lek and s...
The 2025 turnover reassessment for businesses in Tirana ha...