web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Exodus from Bosnia/ People flee from corruption and unemployment

2022-12-14 08:42:27, Kosova & Bota CNA

Exodus from Bosnia/ People flee from corruption and unemployment

The suitcases get ready, the ticket is booked. To go from Sarajevo, Tuzla or Banja Luka to the north, to Ljubljana, Munich, Vienna or Malmo. Non-return ticket, because the return is not planned for the time being.

Young people from Bosnia and Herzegovina and other Balkan countries have been leaving their country for years. The phenomenon called Brain Drain has long since turned into a mass exodus. Even those who have a good job in their country, working for example for international organizations, know only one thing, leaving there. 

Një nga ato që ka hedhur pikërisht këtë hap është Hana Curak. Ka disa vite që 28 vjeçarja jeton larg atdheut, Bosnjës, dhe punon sot si bashkëpunëtore shkencore në Universitetin Humbold në Berlin. Ajo thotë se në Bosnjë asaj i mungonte mirëkuptimi për njerëzit ose aktivitetet progresive. Strukturat e pushtetit janë shumë të betonuara. 

Shifrat janë alarmante: Në vitin 1991 Bosnjë Hervegovina kishte 4,3 milionë banorë, sot ka rreth 3 milionë. Me mijëra largohen nga vendi infermierët, fizioterapistët dhe zanatçinjtë. Dhe sipas parashikimeve të OKB, largimi do të vazhdojë. Deri në vitin 2050, rreth 500 mijë boshnjakë të tjerë do të largohen nga vendi.

Varfëri, sistem i dobët shëndetësor, korrupsion dhe pasiguri pensioni

Që gjatë luftës (1992-1995) qindra mijëra vetë u larguan nga vendi për shkak të tmerreve. Por vala aktuale e ikjeve ka shumë arsye: gjendja e vështirë ekonomike, kujdesi i keq shëndetësor, korrupsioni dhe pasiguria e pensioneve. Por jo vetëm së fundmi si arsye që i bën njerëzit të largohen nga vendi shihet edhe politika helmuese e naconalistëve.

Partitë radikale, ajo e boshnjakëve (SDA), e kroatëve (HDZ) dhe serbëve (SNSD) e kanë ndarë vendin për vete dhe kontrollojnë dhënien e punëve fitimprurëse. Njerëzit pa teser partie shpesh nuk kanë shanse të marrin vende pune gjatë pokerit për zgjedhjen e personelit. Kritikët ankohen, se politikanët nuk punojnë për qytetaret dhe qytetarët, por për të pasuruar veten dhe familjet e tyre.

Exodus from Bosnia/ People flee from corruption and unemployment

Me Marrëveshjen e paqes së Dejtonit të 1995, vërtet që iu dha fund luftës trevjeçare, por dominanca e nacionalistëve u betonua në Status Quo. Kategoria e qytetarëve (pra njerëzve që nuk bëjnë pjesë në asnjë nga grupet e caktuara etnike) u zhduk, duke bllokuar kështu për një afat të gjatë normalizimin demokratik të vendit. "Nga vendi janë larguar në numër i madh njerëzish me bindje demokratike,” konstaton politologia Tanja Topic, e cila punon në Banja Luka për fondacionin gjerman Friedrich-Ebert, fondacion i afërt me partinë socialdemokrate gjermane.

Për këta njerëz nuk ka vend në Bosnjë Hervegovinë, ata u nxorrën nga loja prej nacionalizmit helmues dhe strukturave kriminele. Edhe në sistemin e arsimit njerëzit u ndanë në kategori etnike. "Unë e dua vendin tim,” psherëtin një nënë e cila ka bërë plane të largohet nga vendi me vajzën e saj. Por nuk e duroj dot as për vete, as për fëmijët e mi kaosin e politikës, urrejtjen që ajo përhap, thotë ajo.

Përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar i kanë dërguar herë pas here apele politikanëve boshnjakë, duke kërkuar që t'i mbajnë njerëzit në vend. Ndërkohë janë ndërmjetësuesit ndërkombëtarë ata që me politikën e tyre kontraverse, krijojnë një realitet që i bën njerëzit gjithnjë e më shumë që të largohen nga vendi.

Në zgjedhjet e fundit të 2 tetorit 2022, përfaqësuesi i lartë i OKB, gjermani Christian Schmidt, ndryshoi në mënyrë retroaktive sistemin zgjedhor. Parlamentarët e BE-së e kritikuan ashpër këtë si "akt jodemokratik”, votat e zgjedhëseve dhe zgjedhësve shkuan në favor të partisë radikale nacionaliste të kroatëve, HDZ. Përveç kësaj, thotë politologia Topic, manipulimi i zgjedhjeve në atë pjesë të vendit ku dominojnë serbët, në Republika Srpska, "u legjitimua nga ndërkombëtarët”.

Shihet hapur se Uashingtoni, Brukseli dhe Berlini përpiqen të ruajnë Status Quo-në e brishtë. Në këtë mënyrë ata stabilizojnë pushtetmbajtësit e korruptuar dhe jo liberalë. Manovra të tilla bëjnë që popullsia të humbasë shumë besimin tek Perëndimi. Njerëzit ndihen të lënë në baltë, dhe kërkojnë fatin diku gjetkë.

Shembull i mirë që tregon dështimin e komunitetit ndërkombëtar ka qenë vrasja e studentit David Dragicevic, e cila nxiti në vitin 2018 protesta që zgjatën me muaj të tërë. Nën moton "Drejtësi për Davidin”, aktivistët kërkuan në protestat e tyre në Banja Luka zbardhjen e krimit. Prindërit mendojnë se i biri ka rënë viktimë e një karteli droge, që ka lidhje deri në rrethet më të larta të politikës.

Por delegacioni i BE-së, duke pasur parasysh udhëheqësin e serbëve Milorad Dodik, nuk e mbështeti kërkesën për zbardhjen e ngjarjes, thotë një ish- punonjëse e politikanit. Grupe të pushtetshme, që mund të kenë qenë të përziera në vrasje, bënë presion mbi demostruesit aq gjatë sa protestat nuk vazhduan më. Deri më sot vrasja nuk është zbardhur.

BE-Mbrojtje e vlerave europiane

Ka vite që vendime të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut për diskriminimin e hebrejve, romëve dhe qytetarëve të tjerë presin të zbatohen. Në vend që të verë në jetë të drejtat e përgjithshme qytetare, Përfaqësuesi i Lartë ka krijuar një sistem aparteidi, thotë aktivistja e të drejtave të njeriut, Azra Zornic. BE nuk arrin të ketë sukses kur bëhet fjalë për mbrojtjen e vlerave të veta në Bosnjë. 

"Kur aktorët perëndimorë nuk mund të shihen më si garanci për zhvillimet demokratike, atëherë çështja bëhet kritike,” thotë analistja Lejla Gacanica. Në luftën kundër elitave kriminele, shumë vetë ndihen të lënë në baltë.

Tokë pjellore për radikalizim

Exodus from Bosnia/ People flee from corruption and unemployment

Not only in Bosnia but also in other Balkan states, the disappointment is growing: Currently, 67 percent of the young generation, says the Balkanbarometer for 2022, thinks to leave the region. In this way countries lose a lot of human capital and economic strength. In many cities from Belgrade to Sarajevo, craftsmen are missing: "They have gone to Berlin," it is said loudly. Consequences: The poor population still pays high prices for poor services of the utility sector.

But above all, society becomes more and more vulnerable to other radicalizations. "As the epitome of liberal and democratic values ??leave," says political scientist Topic, "the resistance against nationalism and abuse of power weakens more and more."/DW





Lajmet e fundit nga