
Të hënën, kryeministri i Britanisë së Madhe, Rushi Sunak, ka marrë vendimin për të shkarkuar nga detyra Sekretaren e Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, Suella Braverman. Mediat në Britani raportojnë se ajo është shkarkuar pasi ka kritikuar protestat pro-Palestinës, ku përdori edhe fjalën terroristë.
Por, nuk është hera e parë që Suella Baverman bën deklarata të forta kundër kombeve. Vitet e fundit ajo u shpalli luftë edhe shqiptarëve që tentonin të hynin ilegalisht në Britani të Madhe nga kanali i La Manche.
Në deklaratat e saj, vajza e dy emigrantëve nga Kenya, ka theksuar disa herë se shqiptarët janë gënjeshtarë dhe kriminelë.
"Shqiptarët gënjejnë për arsyen përse largohen nga vendi dhe shumë prej tyre janë persona me rekorde kriminale" – u shpreh Baverman në një deklaratë që ngjalli reagime të shumta të komunitetit shqiptar në Angli por edhe të politikës shqiptare.
“Asnjë shqiptar i vetëm nuk duhet të pranohet si refugjat. Shqipëria nuk është një vend i shkatërruar nga lufta dhe është shumë e vështirë të argumentohet se kërkesat për azil janë legjitime. Ekziston një problem i veçantë me burrat shqiptarë që kalojnë kanalin ilegalisht ose për të gjetur punë për rreth nëntë muaj ose për të punuar me kriminelë që kërkohen ndërkombëtarisht”.- tha Baverman në Parlament në 31 tetor të 2022.
Pas kësaj deklarate Kryeministri Edi Rama bëri një reagim të gjatë në rrjetet e tij sociale ku saktësonte se një pjesë e mirë e shqiptarëve që punojnë e jetojnë në Londër janë qytetarë që kontribuojnë në ekonomi e që më herët kanë jetuar e zbatuar rregullat e ligjet e vendeve të BE-së si Itali, Greqi, etj.
“Vënia në shënjestër e shqiptarëve (siç bënë disa me turp kur luftuan për Brexit) si shkaku i krimit të Britanisë dhe problemeve kufitare e bën retorikën e lehtë, por injoron faktet e vështira. Të përsërisësh të njëjtat gjëra dhe të presësh rezultate të ndryshme është çmenduri (pyesni Ajnshtajnin!)
70% e 140,000 shqiptarëve që janë shpërngulur në MB jetonin në Itali dhe Greqi. 1200 prej tyre janë njerëz të biznesit. Shqiptarët në Britaninë e Madhe punojnë shumë dhe paguajnë taksa. Britania e Madhe duhet të luftojë bandat e krimit të të gjitha kombësive dhe të ndalojë diskriminimin e shqiptarëve për të justifikuar dështimet e politikave. “ – shkruante ndër të tjera Rama.
Pas reagimeve të opinionit public ishte Ministri i Brendshëm i asaj kohe Bledi Çuçi i cili në një takim me Baverman i kërkoi kësaj të fundit që të amnistoheshin dhe të pajiseshim me dokumentacionin e rregullt shqiptarët që nuk ka në asnjë rekord kriminal.
Megjithatë as kjo nuk e ndali sekretaren që të vijonte akuzat ndaj shqiptarëve me gjuhë raciste madje duke akuzuar edhe avokatët se po krijonin aplikime të rreme me qëllim paisjen me dokumente të emigrantëve ilegalë në Angli.
“Duhet të marrë fund abuzimi prej këtyre avokatëve me sistemin tonë të azil kërkimit dhe të mashtruarit e vendit tonë me aplikime të sajuara azili. Avokatët mashtrues duhet të ndalohen dhe të vihen përpara drejtësisë. E ndërsa shumica avokatëve veprojnë ndershmërisht ka disa prej tyre të cilët dërgojnë aplikime azili të mbushura me gënjeshtra duke ndihmuar emigrantët që mbërrinë ilegalisht.” -tha Baverman.
Një serë protestash u mbajtën nga komuniteti shqiptar në Londër nën thirrjet: “Nuk jemi kriminelë” dhe “Qeveria britanike të na kërkojë falje”.
Shqiptarët që jetojnë e punojnë në Londër kërkuan që ndaj tyre të mos përdoren cilësime fyese por të respektohen njësoj si gjithë komunitetet e tjera të cilat jetojnë në Britaninë e Madhe./CNA
Suella Braverman, Sekretarja e Brendshme e Mbretëerisë së ...
Mëngjesin e sotëm, Komanda Provinciale e Imperia, Gico e G...
German Chancellor Olaf Scholz believes that an immediate cea...
Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu has been ask...
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të zhvill...
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se, sp...
The European Union on Sunday condemned Hamas for using "ho...
Five members of the US military were killed when a militar...
Tens of thousands of people protested across Spain's citie...
The World Health Organization has been able to contact hea...
During her show Saturday night in Buenos Aires, Argentina,...
The former US National Security Advisor, Robert O'Bria...
The former prime minister of Israel, Ehud Barka, spoke...
A Canadian jury has found former fashion mogul Peter N...
The United States wants to avoid armed fighting inside hos...
Former Czech Foreign Minister Karel Schwarzenberg, one...
About five million people in Ukraine have been forced to m...
A 19-year-old man has been sentenced to two and a half yea...
Ukraine's military said late Saturday that the situation i...
Israel's military said it was ready to evacuate babies fro...
A 39-year-old citizen has been arrested in Lezha, after se...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Several gunshots were reported today in the village of Gjo...
Following the successive operations carried out by the ope...
The Police Supervision Agency has seized the service weapo...
A serious incident occurred in Lushnje, where citizen IY, ...
As the year 2026 is in its second half, the world is exper...
Today, our country will be under the influence of stable a...
By noon, cloudiness is expected to prevail in almost all o...
Children without parental care, for whom alternative famil...
Ukrainian President Volodymyr Zelensky said Russia wants t...
Iran is adapting and enhancing the capabilities of its bal...
Serbia's Minister of State Administration and Local Self-G...
Kazakh President Kassym-Jomart Tokayev shared some critici...
Two windows, a century of history and the metaphysics of p...
In my research at the Central State Archives, specifically...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.7 lek and so...
War, weather and supply disruptions could send gas prices ...
The number of active enterprises in Albania continued to g...
In Albania, the bar-cafe has long become an almost unique ...