web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

G7 summit in the shadow of the war in Ukraine

2022-06-26 13:24:00, Kosova & Bota CNA
G7 summit in the shadow of the war in Ukraine
Illustrative photo

High mountains with snow-capped peaks, deep green lawns, blue rivers in the valleys. The Bavarian South offers a postcard-like holiday panorama. This is where the 5-star hotel, Elmau Castle, is located, where Chancellor Scholz receives this Sunday the heads of state and government of the G7, France, Great Britain, Italy, Japan, Canada and the USA. Since the G7 summit in 2015 this place turned out to be an ideal summit place. Great background for photos, a valley not easy to reach and thus very convenient for safety. At least 18,000 police and a 16km-long security fence around the castle make sure no demonstrators break the idyll. Guests come by helicopter. 180m euros have been provided for the security of the summit.

 

G7 summit in the shadow of the war in Ukraine
180 milionë euro shpenzohen për sigurinë e samitit në Kështjellën Elmau

 

Lufta dhe ndryshimi i klimës

Bukuria e vendit ku zhvillohet samiti ndodhet në kontrast të thellë me problemet e rënda aktuale që duhet të trajtohen aty. "Progres për një botë më të mirë" është motoja e samitit. Në krye do duhej të qëndronin tema si lufta kundër ndryshimit të klimës, kundër urisë dhe varfërisë. Por agresioni i Rusisë kundër Ukrainës dhe pasojat e mëdha dhe ekzistenciale të tij dominojnë samitin. "G7 është këtë vit me një rëndësi të jashtëzakonshme", thotë kancelari gjerman që shpreson një sinjal uniteti dhe vendosmërie nga ky samit.

Gjermania si mikpritëse ka një rol të rëndësishëm, dhe këtë avantazh Scholz do ta përdorë për të përmirësuar imazhin e tij. Në javët e fundit Gjermania duhet të dëgjonte shumë kritika ndërkombëtare. Vërtet që kancelari menjëherë pas shpërthimit të luftës inicioi kthesën e plotë të politikës së jashtme gjermane dhe atë të sigurisë dhe paralajmëroi armatimin masiv të Bundeswehrit. Por pas këtij njoftimi nuk pasoi asgjë.

 

G7 summit in the shadow of the war in Ukraine
Samiti i fundit i G7-s në Elmau, ku Gjermania kishte presidencën e radhës, qershor 2015

 

Mungesa e mbështetjes brenda SPD

Kancelari u kritikua për hezitim dhe lëkundje. Dërgimi i armëve në Ukrainë pati vonesa dhe Scholz vetë priti muaj derisa të udhëtonte në Ukrainë. Dukej sikur ai ishte duke bërë dredha për të mos e prerë plotësisht kanalin e komunikimit me presidentin Putin. Por hezitimi kishte edhe arsye të brendshme partiake. SPD, partia e kancelarit nuk e mbështet aspak e bashkuar "kthesën epokale" të Gjermanisë. Pacifizmi dhe bindja, se pa një përfshirje të Rusisë nuk mund të ketë paqe në Europë janë thellësisht të rrënjosura tek socialdemokratët. Por për shkak të agresionit brutal rus, pacifistët kanë heshtur.

Qeveria gjermane publikoi në fillim të javës një listë të gjatë me të gjithë mbështetjen ushtarake dhënë Ukrainës. Kreu i SPD, Lars Klingbeil, i afërt në qëndrime me kancelarin Scholz shkaktoi habi me kërkesën. "Gjermania duhet të ketë pretendimin e një fuqie udhëheqëse." Në një fjalim ai theksoi pritshmëritë në rritje ndaj Gjermanisë. "Pas gati 80 vjetësh rezervim, Gjermania ka një rol të ri në sistemin botëror të koordinatave. Gjermania ka krijuar në dekadat e fundit një shkallë të lartë besimi. "Gjermania ndodhet gjithnjë e më shumë në epiqendër, ne duhet të ta përmbushim këtë pritshmëri që ekziston ndaj nesh."

 

G7 summit in the shadow of the war in Ukraine
Protesta para samitit në Mynih

 

G7 dhe roli i Scholzit

Samiti i G7-s mund të jetë testi i parë për cilësitë drejtuese e moderuese të kancelarit gjerman. Nëse ai ia del që shtetet e G7-s të ndjekin një kurs të qartë dhe të bashkuar, kjo do të kishte efekt pozitiv ndaj tij. Që në ditën e parë do të flitet për sanksionet kundër Rusisë dhe ndihma të tjera afatagjata për Ukrainën.

"Ne do të vazhdojmë edhe më tej të mbështesim Ukrainën financiarisht, nga ana humanitare, politikisht dhe me furnizime me armë, për aq kohë sa Ukraina ka nevojë", tha Scholz të mërkurën në një deklaratë në Bundestag, ku edhe propozoi një plan rindërtimi për Ukrainën, analog me planin Marshall që SHBA përdori për Gjermaninë dhe vende të tjera pas Luftës së Dytë Botërore. Për rindërtimin do të nevojiten miliarda, për këtë do të flitet edhe në samitin në Elmau. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do të marrë pjesë virtualisht në bisedime.

Ndryshimi i klimës, uria dhe varfëria

G7 summit in the shadow of the war in Ukraine

Lufta ka bërë që të mungojnë furnizimet me drithëra nga Ukraina dhe Rusia. OKB paralajmëron nga katastrofa më e madhe e  urisë prej dekadash. Ndërkohë që vendet e jugut global luftojnë që tani me pasojat e pandemisë së Coronës. "Nëse ne nuk ia dalim të jemi solidarë me këto vende, atëherë fuqi si Rusia dhe Kina do të shfrytëzojnë këtë", paralajmëron kancelari gjerman. Scholz e vlerëson si të rëndësishme të përfshijë më shumë demokracitë e mëdha të Azisë, Afrikës dhe jugut amerikan. Koncepti për demokracinë është i reduktuar, nëse përqëndrohemi tek perëndimi klasik, ka thënë Scholz. Pesë vende partnere do të jenë pjesë e samitit në Elmau. Indonezia dhe India, që aktualisht dhe vitin e ardhshëm kanë kryesinë e G20-s, Senegali, si kryesues i Unionit Afrikan, Argjentina si kryesuese e bashkësisë së shteteve latinoamerikane dhe vendeve në Karaibe, dhe Afrika Jugore.

These countries will also talk about the "climate club", an idea that the chancellor has long had. All other countries are invited to cooperate, those "pursuing a goal of improving the situation and committing to the industrial transformation, which is necessary, in order to create a neutral economy against the emission of polluting gases and to preserve the countries of work everywhere in the world ", said Scholzi./Dw





Lajmet e fundit nga