Ninth day of protest/ More than 4 hours of rally
The ninth day of the anti-government protest has been goin...
The ninth day of the anti-government protest has been goin...

Të gjithë ata që provokojnë marrëdhëniet ndërshtetërore apo mohojnë identitetin maqedonas nuk do të lejohen të hyjnë në Maqedoninë e Veriut. Kështu ka deklaruar në Sofje ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, pasi vizitoi në spital një përfaqësues të qendrës bullgare “Car Boris Treti” nga Ohri.
Hristijan Pendikov ishte sulmuar fizikisht të enjten, më 19 janar. Sulmi ndodhi para zyrave të këtij klubi në Ohër, ndërkohë që hetimet ende nuk kanë përcaktuar nëse ai është sulmuar për shkak të mosmarrëveshjeve personale apo për shkak të shtetësisë së tij bullgare.
Para mediave bullgare, Osmani tha se bullgarët në Maqedoninë e Veriut do të kenë të njëjtat të drejta si të gjitha komunitetet e tjera, por gjithashtu porositi politikanët, si eurodeputetin Angel Xhambaskit dhe Kostadin Kostadinovi të partisë “Rimëkëmbja”, se nuk kanë vend në Maqedoni të Veriut, ashtu sikur nuk ka vend edhe për politikanët tjerë bullgarë, që sipas tij, fyejnë popullin maqedonas.
“Ne nuk do të lejojmë mohimin e komunitetit bullgar në Maqedoni të Veriut, por nuk do të lejojmë as mohimin e popullit maqedonas, prandaj dua të dërgoj një mesazh që provokimet të ndalen. Pra, çdo ardhje në Maqedoni të Veriut me qëllim të fyerjes së popullit maqedonas, mohimit të popullit maqedonas, do ta trajtojmë seriozisht dhe kjo do të jetë ardhja e fundit në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha Osmani.
Ndërkaq, ministri i Jashtëm i Bullgarisë, Nikolaj Milkov, kërkoi që të ndalet gjuha e urrejtjes nga pala maqedonase.
“Dhuna nuk ka vend në Bashkimin Evropian”, tha Milkov, pa specifikuar nëse incidenti i fundit do të nënkuptojë veto të re bullgare.
Bullgaria, si shtet anëtar i BE-së, vitin e kaluar hoqi veton ndaj Shkupi duke mundësuar nisjen e bisedimeve të anëtarësimit mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut.
Vetoja ishte vendosur në nëntor të vitit 2020 për shkak të kontesteve mes dy vendeve për gjuhën, identitetin dhe historinë maqedonase.
“Bullgaria këmbëngul me vendosmëri që autorët e këtij akti dhe akteve të tjera të ngjashme të dënohen me ashpërsinë e ligjit, për t'i dhënë fund kësaj atmosfere mosndëshkimi që po shkakton dhunë të re. Unë dua t'i them ‘jo’ ringjalljes së ‘traditave të zeza’ që historikisht janë të lidhura me Maqedoninë e Veriut - djegiet, pushkatimi dhe dhuna ndaj njerëzve. Këto gjëra nuk kanë fare vend në Evropë dhe ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për këtë”, tha ministri i Jashtëm bullgar Milkov.
Tensionet mes Shkupi dhe Sofjes janë ngritur në tre muajt e fundit pas hapjes së klubeve bullgare në Manastir dhe Ohër, që u kundërshtuan nga pala maqedonase pasi mbajnë emrat e Car Borisit të Tretë dhe Vanço Mihajlovit, personalitete bullgare që kanë luftuar për bashkimin e territoreve të Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë.
Ndërkohë, në Maqedoninë e Veriut është intensifikuar edhe debate mbi nevojën e ndryshimeve kushtetuese për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e Kushtetutës maqedonase, pikë që është e përfshirë në marrëveshjen mes dy vendeve për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për gjuhën, identitetin dhe aspektet historike./ REL
Gjatë luftës së Bosnjës, qyteti i Gorazhdës u rrethua dhe ...
Britania thotë se duhet një marrëveshje ndërkombëtare ...
Ligjvënësi amerikan George Santos vazhdon të shmangë p...
The Federal Bureau of Investigation, the FBI, has foun...
Një hetim i Observer, zbulon se dhjetëra fëmijë azilkë...
Ten people were killed during a shooting attack on Sat...
18 years after the end of World War II, the two former swo...
I admit I have changed my mind. For a long time I full...
The Russian private military group "Wagner" will send ...
Pa kaluar një muaj që kur Kroacia u bashkua me eurozonën d...
The possibility of a major resurgence of COVID-19 in Ch...
At the beginning of the week, Bulgarian President Rumen Ra...
The non-disclosure of details from the meetings of the Wes...
Before February 24, Said Ismagilov dedicated his service t...
New Zealand's education minister is set to become the isla...
Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John...
Germany has a major labor shortage problem. And this w...
The American special envoy for the Western Balkans, Ga...
Kundërshtarët e abortit mbajtën marshimin e parë për jetën...
Shtetet e Bashkuara do të vendosin javën e ardhshme sanksi...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Other details have been revealed from the crime that occur...
Policia e Tiranës ka ndarë pak minuta më parë një thirrje ...
A violent conflict occurred between two people in Velipoja...
The police have reacted to the murder of citizen AB in Kam...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
A magnitude 6.1 earthquake was recorded about 118 kilomete...
The Central Election Commission (CEC) plans to announce th...
The party of Armenian Prime Minister Nikol Pashinyan has w...
US President Donald Trump held a telephone conversation wi...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
At the end of 2025, for all euro area members, more than 9...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut e ka nisur javën në r...
The construction sector is going through a challenging per...
This Monday, one US dollar is bought for 81.8 lek and sold...