SHBA përcakton grupin Wagner si Organizatë Kriminale Ndërkombëtare
Shtetet e Bashkuara do të vendosin javën e ardhshme sanksi...

Kundërshtarët e abortit mbajtën marshimin e parë për jetën në Uashington të premten në mbështetje të vendimit të Gjykatës së Lartë për të rrëzuar një vendim të saj, të vitit 1973, në atë që njihet si rasti Roe kundër Wade, i cili mbronte të drejtën për abort. Pas vendimit, Presidenti Joe Biden u zotua të bëjë gjithçka që ka në dorë, për të rikthyer këtë të drejtë.
Pjesëmarrësit në marshimin për jetën, u zotuan se do të rrisin përpjekjet për realizimin e synimeve të tyre në Kongres.
Udhëheqësit e lëvizjes kundër abortit thonë se planifikojnë të paralajmërojnë Kongresin kundër çdo përpjekjeje për të kufizuar ligjet e shumta kundër abortit, të miratuara vitin e kaluar në një numër shtetesh.
Mijëra njerëz marshuan në Parkun Kombëtar të Uashingtonit, që shtrihet përballë Kapitolit, ndërtesa e Kongresit amerikan.
"Ne e kthyem në dorën e popullit politikën e abortit, e kthyem atë në dorën tuaj", tha në marshim Prokurorja e Përgjithshme e Misisipit, Lynn Fitch, zyra e së cilës paraqiti argumentat në rastin që përmbysi vendimin Roe kundër Wade.
Presidenti Biden ka ofruar argumentet e tij kundër ndryshimit të ligjit përmes një deklarate për nder të 50 vjetorit të vendimit Roe kundër Wade që është të dielën më 22 janar. “Asnjëherë më parë Gjykata nuk u ka hequr një të drejtë kaq themelore amerikanëve”, thuhet në deklaratën e tij. "Përmes këtij vendimi, gjykata ka vënë në rrezik shëndetin dhe jetën e grave në të gjithë vendin".
Presidenti Biden tha se do të përdorë kompetencat e tij ekzekutive në çfarëdo mënyre që mundet, për të mbrojtur të drejtën e abortit, ndërsa i kërkoi Kongresit që të miratojë një ligj për këtë çështje.
Marshimi për jetën dukej më i vogël se në vitet e kaluara, por kishte shenja të shumta që e dallonin atë nga marshimet e mëparshme sikurse entuziazmi i pjesëmarrësve, numri i madh i të rinjve nga shkollat katolike anembanë vendit si dhe sloganet që përfaqësonin kisha të ndryshme dhe mesazhe fetare.
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy shprehu mbështetjen e tij përmes një deklarate duke premtuar se shumica e re republikan do të mbështesë kundërshtarët e të drejtave të abortit.
“Ndërsa të tjerët ngrenë zërin me zemërim dhe urrejtje, ju marshoni me lutje, vullnet të mirë, shoqëri, dhembshuri dhe përkushtim në mbrojtje të më të pambrojturve në këtë vend”, tha zoti McCarthy.
Aktivistët kundër abortit tani po bëjnë një fushatë për të miratuar një ligj në Kongres, që tani duket e pamundur. Edhe nëse Dhoma e Përfaqësuesve, e kontrolluar nga republikanët, do të mund të miratonte një ligj kundër abortit, ai me shumë gjasë do të bllokohej nga Senati, i kontrolluar nga demokratët.
Në mungesë të një ligji federal, çështja e mbrojtjes së të drejtave të abortit ka kaluar tashmë në duart e shteteve.
Që nga qershori, janë miratuar dhe zbatuar ligje që ndalojnë pothuajse tërësisht abortin në Alabama, Arkansas, Ajdaho, Kentaki, Luiziana, Misisipi, Mizuri, Oklahoma, Dakotën e Jugut, Tenesi, Teksas dhe Virxhinian Perëndimore. Në disa prej këtyre shteteve zbatimi i kufizimeve është pezulluar përkohësisht në pritje të shqyrtimit të padive ligjore të ngritura nga mbështetësit e të drejtës së abortit./ VOA
Shtetet e Bashkuara do të vendosin javën e ardhshme sanksi...
Defense Ministers of NATO and 50 countries have gathered t...
President Joe Biden reiterated his warnings about clim...
Finland has announced a new package of more than 400 milli...
The latest strikes being held in France to oppose the Gove...
Jacinda Ardern has said she has "no regrets" about resigni...
Mediat amerikane janë duke raportuar se drejtori i Agjenci...
The special envoy of the European Union for talks between ...
Japanese Prime Minister Fumio Kishida has announced plans ...
Entry into Schengen has not immediately removed the qu...
Kancelari gjerman, Olaf Schoz, u ka thënë kongresistëve am...
Është konfirmuar të enjten në Mal të Zi rasti i parë i inf...
Richard Grenell, shefi i inteligjencës në administratë...
Kievi thotë se aleatët perëndimorë duhet të përshpejto...
PARIS (AP) – Hundreds of thousands of people protested in ...
Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Cho...
Ndërsa pandemia e koronavirusit hyn në vitin e katërt, Sht...
Gjermania po përballet me trysni në rritje për të furn...
The day before, the US Secretary of State, Antony Blinken ...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, sipas raportimeve të njëjt...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Other details have been revealed from the crime that occur...
Policia e Tiranës ka ndarë pak minuta më parë një thirrje ...
A violent conflict occurred between two people in Velipoja...
The police have reacted to the murder of citizen AB in Kam...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
A magnitude 6.1 earthquake was recorded about 118 kilomete...
The Central Election Commission (CEC) plans to announce th...
The party of Armenian Prime Minister Nikol Pashinyan has w...
US President Donald Trump held a telephone conversation wi...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
At the end of 2025, for all euro area members, more than 9...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut e ka nisur javën në r...
The construction sector is going through a challenging per...
This Monday, one US dollar is bought for 81.8 lek and sold...