Britania: Ukraina duhet të marrë tanke të prodhimit gjerman
Britania thotë se duhet një marrëveshje ndërkombëtare ...

Gjatë luftës së Bosnjës, qyteti i Gorazhdës u rrethua dhe u izolua nga forcat serbe të Bosnjës. Për tre vite të vështira, banorëve iu desh të gjenin mënyra krijuese për të patur energji dhe ngrohje. Qyteti po mbledh tashmë materiale, skica dhe projektime nga kjo përvojë e tridhjetë viteve më parë, për të ndihmuar me prodhimin e energjisë popullin e Ukrainës.
Banorët e qytetit Gorazhdë, në lindje të Bosnjës, i njohin vuajtjet që po kalojnë ukrainasit. Tridhjetë vjet më parë, ata kaluan mbi tre vite shumë të vështira, kur serbët e Bosnjës godisnin qytetin e tyre me raketa dhe artileri nga kodrat përreth.
Rrethimi i zgjatur gjatë luftës së Bosnjës në periudhën 1992-1995 e la Gorazhdën pa energji, ushqime, ilaçe dhe pa kontakte me botën e jashtme.
Banorët gjetën mënyra krijuese për të patur ndriçim dhe ngrohje. Ata tashmë po i ndajnë këto këshilla për mbijetesën me civilët në Ukrainë, që janë zhytur në errësirë dhe në të ftohtin dimëror për shkak të goditjeve të pandalura të raketave ruse dhe dronëve ndaj rrjetit energjitik. Guvernatori rajonal thotë se u kontaktuan nga të njohur që punojnë për delegacionin e Bashkimit Evropian në Sarajevë duke kërkuar të dhëna për t’i ndihmuar ukrainasit me një burim alternativ energjie.
“Na kërkuan nëse mund të gjenim ndonjë lloj vizatimi, fotografi, materiale filmike me të cilat mund të ndihmojmë popullin e Ukrainës. Mblodhëm gjithçka që mundëm brenda 5 apo 6 ditësh”, thotë guvernatori Edin Culov.
Interesimi më i madh ishte për mini-hidrocentralet që ishin përdorur në vitet 1990 në këtë qytet. Banorët i ndërtuan ato vetë përgjatë lumit, dhe i vendosën mbi fuçi që të qëndronin mbi ujë. Secili hidrocentral kishte një kabëll furnizimi që lidhte gjeneratorin e tij me urën, nga ku në vazhdim kabllo të tjera e shpërndanin energjinë nëpër godina.
Në varësi të volumit të ujit, mini-hidrocentralet prodhonin mjaftueshëm energji për spitalin e qytetit të Gorazhdës dhe për banorët që jetonin pranë lumit. Prototipin e parë e krijoi një grup i vogël inxhinierësh dhe elektricistësh me eksperiencë të fituar nga periudha kur qyteti prodhonte çdo gjë, që nga tekstilet dhe deri tek armët. Projekti i tyre mundësoi që mini-hidrocentralet të mund të ndërtoheshin nga motorë dhe materiale skrapi të mbledhura nga fabrikat, makinat dhe shtëpitë e bombarduara të qytetit.
Mini-hidrocentralet mbushën lumin dhe mendohet se ndihmuan për të rezistuar, duke e bërë Gorazhdën të vetmen zonë që nuk u mor nga forcat serbe. Pas përfundimit të luftës, pajisjet u hoqën dhe u çmontuan.
Dy nga personat që po i përgjigjen thirrjes së guvernatorit për të ndihmuar popullin ukrainas, ishin anëtarë të ekipit që i krijoi këto pajisje.
Aziz Lepenica, që dikur jepte mësim inxhinierie në shkollën e lartë teknike, ofroi që të rikthehej për t’u treguar studentëve si të përgatisin projektimin e duhur dhe përllogaritjet teknike për Ukrainën.
“Nuk patëm bërë asnjë projektim. Nuk kishim kohë për këto. I bëmë të gjitha llogaritë dhe planet e ndërtimit me mendje. Më vonë krijuam një listë materialesh të përshtatshme”, thotë ai.
Përpara se të dilte në pension, zoti Lepenica ndihmoi disa nga nxënësit e tij që të krijonin një replikë të këtyre mini-hidrocentraleve. Replika u vendos pranë urës kryesore në vitin 2016 për të shërbyer si monument kujtese.
Murat Heto, i cili ishte gjithashtu në grupin e projektuesve, po ndihmon për të përgatitur skicat e tanishme për Ukrainën.
“Me gjithë ç’kemi kaluar, duhet të jesh bërë prej druri nëse nuk ndien dhimbjen e ukrainasve. E mbajmë mend luftën, kur një kile miell bënte dallimin mes jetës dhe vdekjes”, thotë ai.
Mbi 7 mijë civilë u vranë apo u plagosën rëndë në këtë qytet nga sulmet e forcave serbe. Banorët dilnin shpesh natën për të shmangur sulmet e snajperëve apo të artilerisë. Prurjet e refugjatëve nga zonat përreth e dyfishuan popullsinë në gati 70 mijë banorë. Banorët thonë se megjithëse forcat serbe nuk lejonin kalimin e autokolonave me ndihma në ushqime dhe ilaçe të OKB-së, mini-hidrocentralet u shndërruan në një simbol të vendosmërisë për të mos u dorëzuar./ VOA
Britania thotë se duhet një marrëveshje ndërkombëtare ...
Ligjvënësi amerikan George Santos vazhdon të shmangë p...
The Federal Bureau of Investigation, the FBI, has foun...
Një hetim i Observer, zbulon se dhjetëra fëmijë azilkë...
Ten people were killed during a shooting attack on Sat...
18 years after the end of World War II, the two former swo...
I admit I have changed my mind. For a long time I full...
The Russian private military group "Wagner" will send ...
Pa kaluar një muaj që kur Kroacia u bashkua me eurozonën d...
The possibility of a major resurgence of COVID-19 in Ch...
At the beginning of the week, Bulgarian President Rumen Ra...
The non-disclosure of details from the meetings of the Wes...
Before February 24, Said Ismagilov dedicated his service t...
New Zealand's education minister is set to become the isla...
Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John...
Germany has a major labor shortage problem. And this w...
The American special envoy for the Western Balkans, Ga...
Kundërshtarët e abortit mbajtën marshimin e parë për jetën...
Shtetet e Bashkuara do të vendosin javën e ardhshme sanksi...
Defense Ministers of NATO and 50 countries have gathered t...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Other details have been revealed from the crime that occur...
Policia e Tiranës ka ndarë pak minuta më parë një thirrje ...
A violent conflict occurred between two people in Velipoja...
The police have reacted to the murder of citizen AB in Kam...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
A magnitude 6.1 earthquake was recorded about 118 kilomete...
The Central Election Commission (CEC) plans to announce th...
The party of Armenian Prime Minister Nikol Pashinyan has w...
US President Donald Trump held a telephone conversation wi...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
At the end of 2025, for all euro area members, more than 9...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut e ka nisur javën në r...
The construction sector is going through a challenging per...
This Monday, one US dollar is bought for 81.8 lek and sold...