web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kurti e Vuçiç takime sot në Bruksel me liderët europianë

2023-10-26 09:52:00, Kosova & Bota CNA
Kurti e Vuçiç takime sot në Bruksel me liderët
Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurti

Sot do të zhvillohet në Bruksel samiti i liderëve të shteteve anëtare të BE-së. Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, njoftoi se do të diskutohet edhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri kosovar, Albin Kurti, pritet të takojë liderët e Gjermanisë, Olaf Scholz, Francës, Emmanuel Macron, e të Italisë Giorgia Meloni, si dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen.

“Takimi do jetë në kuptim të diskutimeve të nisura me 5 emisarët gjatë vizitës së tyre në Prishtinë me datën 21 tetor, në të cilin ata propozuan një plan të ri që përfshinte një paketë më të plotë të zbatimit gjithëpërfshirës të Marrëveshjes Bazike bashkërisht me një draft të propozuar për zbatimin e nenit 7”, njoftoi qeveria e Kosovës. 

Zyrtarët europianë njoftuan për takimet e Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, që do i kenë ndaras me liderët evropianë, por nuk dhanë detaje se mund të ketë një takim mes tyre./CNA

 

 





Lajmet e fundit nga