web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FOTO/ 2 mijë vjeçare, thatësira e Amazonës ekspozon gdhendjet e lashta shkëmbore

2023-10-25 15:24:00, Kosova & Bota CNA

FOTO/ 2 mijë vjeçare, thatësira e Amazonës ekspozon

Fytyrat njerëzore të skalitura në gur deri 2000 vjet më parë janë shfaqur në një sipërfaqe shkëmbore përgjatë lumit Amazon, kur nivelet e ujit ranë në nivele rekord në thatësirën më të keqe të rajonit në më shumë se një shekull.

Disa gdhendje shkëmbi janë identifikuar edhe më parë, por tani ka një shumëllojshmëri më të madhe që do t'i ndihmojë studiuesit të përcaktojnë origjinën e tyre, tha këtë javë arkeologu Jaime de Santana Oliveira.

“Gdhendjet janë prehistorike, ose parakoloniale. Ne nuk mund t'i datojmë saktësisht, por bazuar në provat e pushtimit njerëzor të zonës, ne besojmë se ato janë rreth 1,000 deri në 2,000 vjet të vjetra", u shpreh ajo. 

 

FOTO/ 2 mijë vjeçare, thatësira e Amazonës ekspozon

Pika shkëmbore, ku gjendën fytyrat e gëdhendura quhet Ponto das Lajes në bregun verior të Amazonës afër vendit ku bashkohen lumenjtë Rio Negro dhe Solimoes./CNA

FOTO/ 2 mijë vjeçare, thatësira e Amazonës ekspozon

 

 





Lajmet e fundit nga