web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Izraeli paralajmëron Iranin: Çdo udhëheqës i emëruar nga regjimi do të eleminohet

2026-03-04 08:09:00, Kosova & Bota CNA

Izraeli paralajmëron Iranin: Çdo udhëheqës i emëruar

Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, thotë se çdo udhëheqës i emëruar nga regjimi iranian për të zëvendësuar Ajatollah Ali Khamenein do të jetë një objektiv i qartë për eliminim. Ai tha se do të vijohet me forcë të plotë, për të çmontuar aftësitë e regjimit. 

“Çdo udhëheqës i emëruar nga regjimi terrorist iranian për të vazhduar udhëheqjen e planit për të shkatërruar Izraelin, për të kërcënuar SHBA-në, botën e lirë dhe vendet e rajonit, dhe për të shtypur popullin iranian, do të jetë një objektiv i qartë për eliminim.

Nuk ka rëndësi se si quhet apo ku fshihet. Ne do të vazhdojmë të veprojmë me forcë të plotë, së bashku me partnerët tanë amerikanë, për të çmontuar aftësitë e regjimit dhe për të krijuar kushtet që populli iranian ta përmbysë dhe ta zëvendësojë atë”, është shprehur Katz në një deklaratë

Një organ i zgjedhur i klerikëve të lartë është mbledhur virtualisht për të zgjedhur një Udhëheqës të ri Suprem pasi Khamenei u vra në sulmet e para SHBA-Izrael të shtunën. Lideri Suprem iranian nuk la një pasardhës të shpallur zyrtarisht.

Si Izraeli ashtu edhe SHBA-ja kanë pohuar se sulmet e tyre do të krijonin kushtet që populli iranian të krijojë një qeveri demokratike dhe të rivendosë paqen në rajon. Në të njëjtën kohë, Presidenti i SHBA-së Trump ka përmendur një rezultat të ngjashëm me Venezuelën, ku forcat amerikane kapën presidentin, por lanë pjesën më të madhe të administratës në vend.

Ndërkohë një natë më parë, media iraniane, “Iran international” raporton se është zgjedhur udhëheqësi i ri iranian pas vrasjes së Ajatollah Ali Khameneit. Sipas raportimit të kësaj media, pasuesi i Khameneit është djali i tij, Mojtaba. /CNA





Lajmet e fundit nga