web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjyqi në Hagë/ Ish-krerët e UÇK-së deklarohen të pafajshëm

2023-04-03 10:21:00, Kosova & Bota CNA

Gjyqi në Hagë/ Ish-krerët e UÇK-së deklarohen të

Në Gjykatën e Hagës po zhvillohet seanca gjyqësore ndaj ish krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Gjykatësi ka kërkuar nga të pandehurit që të deklarohen sërish për aktakuzën e plotësuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Hashim Thaçi tha se "jam plotësisht i pafajshëm".

Veseli u deklarua "tërësisht i pafajshëm".Selimi u shpreh se "jam i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës".

Ndërkaq, Krasniqi tha se nuk ka "asnjë lidhje me pikat e aktakuzës". "Nuk mbaj asnjë përgjegjësi për të cilën flet aktakuza", theksoi ai./ CNA.al





Lajmet e fundit nga