He provided the conditions to commit the murder of Hajrulla and Matodashaj/ GJKKO announces the sentence for Erio Zejno
The Special Court has sentenced Erio Zejno, who is accused...
The Special Court has sentenced Erio Zejno, who is accused...

Gjermania është duke hartuar një ligj të ri për të rregulluar konceptin e shërbimit ushtarak. Përveç dispozitave për rroga më të mira dhe detyrimit për t'u ofruar akomodim më të rehatshëm ushtarëve, prjektligji i ri përmban edhe një dispozitë mbi shërbimin ushtarak. Por, siç shpjegon ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius (SPD), kjo pjesë duhet të aktivizohet vetëm nëse nuk ka mjaftueshëm vullnetarë. Kjo ide mbështetet edhe nga politikanë të Unionit (CDU/CSU).
Marrëveshja e koalicionit e CDU-së, CSU-së dhe SPD-së thotë se "do të krijohet një shërbim i ri ushtarak tërheqës, i cili fillimisht do të jetë vullnetar". Ligji që po hartohet, tha socialdemokrati në programin për shërbimin publik të ARD-së, parashikon ende një mundësi tjetër, domethënë detyrimin e shërbimit.
Bundeswehri, shpjegon Pistorius, ka nevojë për rreth 60.000 ushtarë aktivë shtesë. Para së gjithash ka nevojë për të tërhequr të rinjtë - nga shoferët deri te personat me diploma universitare që duan të kalojnë pak më gjatë kohë në uniformë.
Qëllimi afatgjatë është të ndërtohet një forcë rezervë prej 200.000 rezervistësh. Aktualisht janë maksimumi gjysma e këtij numri. Nëse nuk ka vullnetarë të mjaftueshëm do të mund të futej edhe rekrutimi ushtarak.
Shërbimi automatik ushtarak
Ekziston edhe mundësia që në ligjin e ri të parashikohen rregulla të tjera, nëse nuk ka vullnetarë të mjaftueshëm. Ministri thotë se këto masa janë të domosdoshme.
Por Pistorius pohon se në këtë moment ai nuk mund të marrë një vendim përfundimtar nëse një ligj i tillë që parashikon rekrutimin do të pranohet apo jo. Megjithatë ai beson se do të jetë kështu.
Projektligji duhet të diskutohet në qeverinë gjermane para pushimeve verore, dhe pastaj të miratohet. As në mesin e socialdemokratëve të Pistoriusit nuk janë të gjithë dakord me futjen e shërbimit ushtarak, me përkufizimin paraprak "në rast nevoje".
Kryetari i grupit parlamentar, Matthias Miersch, mendon se rekrutimi mund të diskutohet "sa më shpejt që të jetë e mundur në periudhën e ardhshme zgjedhore", por kreu i SPD-së dhe zëvendëskancelari Lars Klingbeil mendon se ka ardhur koha për t'u përgatitur për rikthimin e mundshëm të rekrutimit.
Pistorius së pari dëshiron ta bëjë Bundeswehrin më tërheqës për vullnetarët - tetëmbëdhjetëvjeçarët do të kontaktohen me postë. Burrat e rinj duhet të përgjigjen në pyetësorin që marrin, ndërsa vajzat mund ta bëjnë, por nuk janë të detyruara.
Në këtë mënyrë, ata shpresojnë të tërheqin sa më shumë rekrutë që Bundeswehri mund të stërvitë dhe të vendosë në kazerma aktualisht. Pistorius dëshiron të rrisë numrin e forcave të armatosura nga 180.000 sa ka tani në 250.000 deri në 260.000 ushtarë. Është planifikuar edhe ndërtimi i objekteve të reja ushtarake.
"Nuk mund ta mbrojmë veten me pyetësorë"
Pistorius tha se nëse numri i vendeve të disponueshme në kazermë tejkalon numrin e vullnetarëve, atëherë mund të hyjnë në fuqi edhe masa të tjera, ku duhet të veprojnë qeveria dhe parlamenti.
Ngjashëm me Pistorius, kreu i Zyrës së Kancelarit Thorsten Frei (CDU) propozon një mekanizëm që do të parashikonte një kalim në shërbimin ushtarak nëse nuk përmbushen objektivat e rekrutimit. "Ne do ta diskutojmë këtë në koalicion dhe do të përpiqemi të arrijmë një mirëkuptim të përbashkët", tha Frei për RTL dhe ntv.
Kryeministri bavarez Markus Söder (CSU) ka bërë përsëri thirrje për rivendosjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Në emisionin ZDF-Morgenmagazin, ai theksoi kërcënimin nga Rusia. Suedia dhe Finlanda iu bashkuan NATO-s vitin e kaluar sepse ujërat e tyre territoriale dhe hapësira ajrore "u sfiduan dhe u shkelën vazhdimisht". Duhet të bëhet një vlerësim: "Sa kohë kemi ende?", tha Söder. "Ne nuk e vendosim këtë, por situata ndërkombëtare e kërkon atë."
Söder mirëpriti një nxitje më të madhe për shërbimin vullnetar. "Por nëse doni të mbroni kufirin e NATO-s, nëse doni të mbroni kufirin kombëtar dhe nëse me të vërtetë doni të keni ushtrinë më të fortë në Evropë (...), atëherë ndoshta nuk do të bëhet kjo vetëm me vullnetarizëm."/ DW
With the ability to refuel in flight, the B-2 Spirit bombe...
CIA chief John Ratcliffe has said US strikes "severely dam...
NATO Secretary-General Mark Rutte denied calling President...
Ministri i Mbrojtjes i Iranit, Aziz Nasirzadeh, mbërriti n...
Turkish President Recep Tayyip Erdogan told leaders at a N...
Balkan countries are facing high temperatures, with temper...
For the Netherlands, this was the largest security operati...
The initiative comes at a time when Europe risks falling f...
The EU has listened to President Trump and is doing more t...
US President Donald Trump mentioned Kosovo and Serbia duri...
Ukrainian President Volodymyr Zelensky described his meeti...
Airlines will not be allowed to charge passengers addition...
United States President Donald Trump said today that it is...
During Wednesday's General Audience, Pope Leo XIV recalled...
US President Donald Trump, during his speech at a conferen...
US President Donald Trump has begun his press conference a...
NATO chief Mark Rutte delivered a speech at today's Summit...
Ukrainian President Volodymyr Zelensky has begun a meeting...
NATO Secretary General Mark Rutte has expressed appreciati...
Switzerland will begin exploratory talks with the European...
The protests of recent days related to the situation in Zv...
The case addressed this Wednesday, June 3, on the show "St...
The show "Stop" broadcast this Wednesday, June 3, the case...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Several images provided by CNA show the area where this mo...
A quantity of explosive material exploded this morning at ...
The Head of the State Police, Skënder Hita, expressed his ...
New details have emerged regarding the serious incident th...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Witnesses in Lozhan, Maliqi, have shared details from the ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
Hungary and Ukraine have reached an agreement on the right...
Serbian President Aleksandar Vučić has confirmed that he w...
Israel and Lebanon have agreed to renew their fragile ceas...
United States President Donald Trump announced in a post o...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Profit margins in the construction sector have increased s...
The Transparency Board, at its meeting today, decided to i...
Today, in the foreign exchange market, one US dollar is bo...