web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FOTO/ Hidhen tymuese e mjete shpërthyese, kryetarja e Gjykatës Speciale në Kosovë ‘ngujohet’ në hotel

2023-11-29 15:23:00, Kosova & Bota CNA

FOTO/ Hidhen tymuese e mjete shpërthyese, kryetarja e Gjykatës

Në protestën ndaj kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, janë hedhur tymuese dhe mjete shpërthyese.

Në pamjet e publikuara në mediat vendase shfaqen momente kur e gjithë salla është e mbuluar nga tymi. 

Ndërkohë, kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatësja Ekaterina Trendafilova, po vazhdon të qëndrojë brenda një hoteli në Prishtinë, ndërsa takimi i paralajmëruar me përfaqësues të shoqërisë civile nuk ka nisur ende.

Protestën e mbështeti edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së Faton Klinaku.

Ndërkohë në fjalën e tij, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se sa herë që Kosova ka qenë më afër marrëveshjeve të këqija me Serbinë, janë përndjekur ushtarët e UÇK-së.

“Ju e dini që Kurti na pat thënë se xhipat e blinduar ka me ua jep prokurorëve, e xhipat i mori për vete. Më shumë sesa secili kryeministër ka më shumë xhipa, sepse ka arsye me u tutë.Mos harroni, arrestimi i Thacit dhe të tjerëve që janë në Hagë ka qenë i mundshëm vetëm pas një fryme që ka ardhur VV-ja. Kur e panë që populli po e mbështet një subjekt politik që s’e mbështet luftën e UCK-së, e panë që është e mundshme”, u shpreh ai./CNA





Lajmet e fundit nga