web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dy gazetarë të burgosur për kritika ndaj regjimit në Bjellorusi dhe Gjeorgji fitojnë Çmimin Sakharov 2025

2025-10-22 14:40:00, Kosova & Bota CNA

Dy gazetarë të burgosur për kritika ndaj regjimit në

Dy gazetarë të burgosur, Andrzej Poczobut dhe Mzia Amaglobeli, njëri në Bjellorusi dhe tjetri në Gjeorgji, janë laureatët e Çmimit Saharov për Lirinë e Mendimit 2025, që do të jepet nga Parlamenti Europian më 16 dhjetor.

Duke njoftuar laureatët sot, Presidentja e Parlamentit Europian Roberta Metsola tha se çmimi i këtij viti nderon dy gazetarë, guximi i të cilëve shkëlqen si një far për të gjithë ata që refuzojnë të heshtin.

“Të dy kanë paguar një çmim të lartë për të thënë të vërtetën para pushtetit, duke u bërë simbole të luftës për liri dhe demokraci. Parlamenti qëndron me ta dhe me të gjithë ata që vazhdojnë të kërkojnë liri",-tha Roberta Metsola.

Andrzej Poczobut është gazetar, eseist, bloger dhe aktivist nga pakica polake në Bjellorusi. I njohur për kritikat e tij të hapura ndaj regjimit të Lukashenkos dhe shkrimet e tij mbi historinë dhe të drejtat e njeriut, ai është arrestuar shumë herë. I ndaluar që nga viti 2021, ai u dënua me tetë vjet në një koloni penale. Gjendja aktuale shëndetësore e Poczobut është e panjohur dhe familjes së tij nuk i lejohet ta vizitojë.

Mzia Amaglobeli, një gazetare gjeorgjiane dhe drejtoreshë e mediave online Batumelebi dhe Netgazeti, u arrestua në janar 2025 për bashkim me protestat antiqeveritare në Gjeorgji. Në gusht, ajo u dënua me dy vjet burg për arsye politike. E burgosura e parë politike femër e Gjeorgjisë që nga pavarësia e vendit dhe një mbrojtëse e lirisë së shprehjes, Amaglobeli është bërë figura kryesore e lëvizjes protestuese pro-demokraci të Gjeorgjisë, duke kundërshtuar regjimin e partisë në pushtet "Ëndrra Gjeorgjiane" që nga zgjedhjet e kontestuara të tetorit 2024.

I emëruar sipas fizikantit dhe disidentit politik sovjetik Andrei Sakharov, Çmimi Sakharov për Lirinë e Mendimit është çmimi më i lartë i BE-së në fushën e të drejtave të njeriut. Çdo vit që nga viti 1988, Parlamenti ua ka dhënë atë individëve, grupeve ose organizatave në njohje të punës së tyre për të mbrojtur të drejtat e njeriut, lirinë e shprehjes dhe vlerat demokratike./CNA 





Lajmet e fundit nga