web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dyshohet se ushtroi ndikim ndaj votuesve për Listën Serbe/ Shoqërohet kryetarja e një komune në Kosovë

2025-12-28 15:37:00, Kosova & Bota CNA

Dyshohet se ushtroi ndikim ndaj votuesve për Listën Serbe/

Kryetarja e Komunës së Ranillugut, Tanja Antiç, raportohet se është shoqëruar në polici. Antiç dyshohet se ka ushtruar ndikim dhe presion ndaj votuesve gjatë procesit zgjedhor.

Sipas mediave në Kosovë, kryetarja e komunës po merret në pyetje nga Prokuroria për ndërhyrje në vullnetin e lirë të qytetarëve.

Rasti dyshohet se lidhet me pretendimet se kryetarja komunale ka vepruar në kuadër të një skeme të organizuar, e cila synonte orientimin e votës në favor të Listës Serbe, përmes formave të detyrimit dhe shantazhit. /CNA





Lajmet e fundit nga