"Rotten government"/ Arben Malaj: Rama's resignation, a completely achievable objective
Former Minister of Finance, Arben Malaj, has reacted to th...
Former Minister of Finance, Arben Malaj, has reacted to th...

Brezovica është qendra më e njohur e skive në Kosovë. Pistat ndodhen në rajonin e Ferizajt. në komunën e Shtërpcës, ku serbët janë shumicë. Privatizimi i kësaj qendre skijimi ende nuk ka ndodhur pasi ka pasur ngatërresa politike, sepse pronësinë e saj e ka kërkuar edhe Serbia. Gjithësesi këto shtigje janë një atraksion turistik për shumë shqiptarë që janë admirues të skijimit.
Noli Turjaka, me profesion arkitekt, është një skiator i njohur në stilin freerider dhe vinte në Brezovicë që kur ishte femijë. Problemet ndëretnike për të nuk janë problem, por mungesa e infrastrukturës, zhurma e motoreve të dëborës dhe një organizim më i mirë.

"Ndonjëherë ka tensione për shkak të situatës, të historisë dhe të gjitha ngjarjeve të tjera viteve të fundit, por nuk ka pasur incidente të mëdha. Ekziston një harmoni dhe sporti na bashkon dhe mundohemi të mos e prishim këtë."- thotë Noli Turjaka.
Ndryshe prej turistëve të fundjavës Noli qëndron këtu disa muaj gjatë dimrit dhe është më i lumtur kur ka dëborë.
Në Brezovicë arrijnë çdo fundjavë rreth 10 mijë turistë që vijnë për të skijuar dhe për ta kaluar kohën jashtë zonave urbane të Kosovës.
Brezovica ka qenë qendër skijimi edhe gjatë kohës së ish-Jugosllavisë. Por këtu ende nuk është bërë privatizimi pasi edhe Kosova, por edhe Serbia kërkojnë pronësinë.

Në komunën e Shtërpcës jetojnë 13.600 banorë, 9.100 serbë dhe 4.500 shqiptarë dhe disa familje rome. Qyteti nuk është shquar kurrë për indicente. Por, më 6 janar ndodhi një incident ku u plagosën dy të rinj serbë.
Kryetari i komunës, Dallibor Jevtiq, thotë se është me rëndësi që të ruhen marrëdhëniet e mira ndëretnike dhe karakteri shumëetnik i kësaj komune.

"Duhet të them se ne kemi marrëdhënie të mira dhe incidenti që ndodhi më 6 janar ka brengosur njësoj ose më mirë të them gati njësoj si serbët edhe shqiptarët pasi me dekada në të shkuarën nuk kemi pasur as më të voglin incident ndëretnik." - thotë Dalibor Jevtiq, kryetar i komunës Shtërpcë. Jevtiq thotë se komuna e tij mund të zhvillohet edhe më shumë, por nevojiten investime. Ai dëshiron që qendra e skijimit t'i takojë vetëm komunës pasi beson se kjo do ta zhvillonte turizmin.

"E kemi një ide dhe plan që nuk është politik, por një plan ekonomik dhe nëse dikush vërtetë dëshiron të ndihmojë që jeta e qytetarëve të përmirësohet dhe të eleminohen incidentet e mundshme etnike ja ku është rasti, ja mundësia të tregohet se kjo është vërtetë e sinqertë." - thotë Dalibor Jevtiq.
Shumica e atyre që punojnë në Brezovicë u përkasin etnive të ndryshme. Andaj është normale që serbët punojnë për shqiptarët dhe e kundërta. Serbët këtu flasin rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe kështu nuk kanë pengesa të kuptohen me klientët e tyre.
Ivani punon në këtë punëtori prej më shumë se 20 vitesh. Përveç që jep ski me qira ai edhe i riparon ato. Gjuha shqipe i shërben për komunikim.

"Nëse nuk do ta dija gjuhën do të isha shumë më i ngadalësuar në punën që bëj dhe natyrisht që më ndihmon shumë. Këtu kemi respekt të madh, kjo është një qendër dhe nuk ka politikë, vetëm kulturë dhe kaq." - thotë Ivan Stoji?etoviq.
Turistët duken të kënaqur këtu. Në fundjave mund të vijnë dhe të harrojnë problemet dhe rutinat ditore të jetës në Kosovë. Ata thonë se kurrë nuk kanë pasur probleme.

"Unë jam mësuar me multikulturalitetin dhe kurrë nuk kam pasur dhe nuk besoj se do të kem probleme. Nuk kam vërejtur të ketë probleme se dikush është shqiptar, serb apo i një etnie tjetër." - thotë Denis Berisha, turist nga Prizreni.

"Unë di pak serbisht, dhe nuk e di se pse instiktivisht me vjen t'u përgjigjem në serbisht pasi di të flas. Por, të gjithë ata kuptojnë edhe shqip dhe nuk është problem." - thotë Zana Kuqi, turiste nga Prishtina.
Noli shpreson që qendra e tij e preferuar e skijimit mund të zhvillohet dhe se do të mund të vijnë shumë më shumë turistë. Kosova ende mbetet e izoluar si një nga vendet e vetme të Evropës qytetarët e të cilit nuk mund të udhëtojnë pa viza. As serbët dhe as shqiptarët. Kjo është gjëja më brengosëse për Nolin.
"Duke e ditur që kemi problem izolimin e famshëm, do të ishte mirë që këtë vit të fitojmë liberalizimin e vizave që të rinjtë të mund të udhëtojnë dhe të shkojnë edhe në qendrat e tjera të skijimit, të shohim kushtet se si janë jashtë e jo vetëm në rajon ku mund të shkojmë pa viza." - thotë Noli Turjaka. Shumica e njerëzve si Noli mezi presin të ngjiten në krye të pistave dhe të lëshohen me ski. Por zhvillimin më të madh nuk e tërheq dot vetëm teleferiku./DW
No country in the world currently has as many sanction...
When climbing, the pressure exerted on the body is man...
The Supreme Court appeared skeptical on Wednesday of a law...
South Africa's military has defended its decision to host ...
Për rreth 10 orë me radhë, është bastisur në Prishtinë ban...
Që nga ditët e para të agresionit rus kundër vendit të tij...
Hungarian lawmakers will vote on the NATO membership a...
Njoftimi i Presidentit Vladimir Putin se Rusia do të pezul...
Ish-presidenti amerikan, Xhimi Karter po kalon momente...
President Joe Biden said Wednesday that Russian Presid...
The European Union is marking the first anniversary of...
A year after the beginning of the Russian aggression in Uk...
Gjermania ka dëbuar dy punonjës të Ambasadës iraniane në B...
Two days before the first anniversary of the Russian occup...
On the second day of his visit to Poland, the American pre...
Dhoma e Ulët e Parlamentit rus, e njohur si Duma e Shtetit...
Leon Paneta nuk ka dyshime në përvjetorin e parë të pushti...
Dhoma e Ulët e Parlamentit bjellorus, Dhoma e Përfaqësuesv...
As we approach the second year of Russia's brutal occupati...
Presidenti rus, Vladimir Putin, më 21 shkurt bëri një para...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A police operation codenamed "Zonet" has ended with the se...
A 37-year-old citizen has been arrested in flagrante delic...
A road accident has been reported on the Fier-Levan axis, ...
An accident was recorded a few minutes ago on the Pogradec...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
This Sunday, weather conditions are forecast to be clear a...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, votoi sot n...
Presidenti rus Vladimir Putin është në pushtet prej 26 vit...
Gunfire erupted in Ohio, USA, in the area where the Old We...
The citizens of Kosovo will today try to give direction to...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The automotive industry in Albania is currently at a turni...
If you were to follow the industrial map of the Western Ba...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...