Bjellorusia miraton projektligjin për dënimin me vdekje për tradhti të lartë
Dhoma e Ulët e Parlamentit bjellorus, Dhoma e Përfaqësuesv...

Leon Paneta nuk ka dyshime në përvjetorin e parë të pushtimit rus të Ukrainës. “2023 do të jetë viti në të cilin Putini do të detyrohet të zgjedhë midis humbjen totale, ose negociatave”- thotë ai pas një takimi me disa kolegë në sektorin e mbrojtjes. Megjithatë për ta arritur këtë sukses, ish-kreu i Pentagonit dhe CIA-s thotë se “aleatët duhet t'i japin Kievit gjithçka që i nevojitet për t`u mbrojtur, përfshirë avionët luftarakë”.
A e prisnit pushtimin rus të Ukrainës një vit më parë?
Unë e njoh prej kohësh Putinin. E di se kush është dhe si vepron, por nuk kisha menduar se ai është budalla në marrjen e vendimeve të tij. Më befasoi fakti që ai zgjodhi të pushtonte një demokraci sovrane, siç kanë bërë tiranët e tjerë, aktet e të cilëve do të mbahen mend si veprime të atyre që nuk kanë asnjë kuptim historik. Sigurisht, shërbimet sekrete amerikane e parashikuan se ai do ta pushtonte Ukrainën. Ato prisnin një operacion që do të përfundonte shumë shpejt, por në vend të kësaj ukrainasit rezistuan dhe e shmangën suksesin e tij.
Pse e mori këtë vendim kaq absurd?
Me këtë luftë e ka dëmtuar shumë Rusinë. Ai e dinte se do të paguante një kosto të lartë për këtë akt, sepse SHBA-ja dhe NATO do të vendosnin sanksione të mëdha, të cilat kanë dëmtuar ekonominë dhe rusët. Po ashtu, ishte e qartë se ata do t’u jepnin ukrainasve armë dhe do t’i stërvitnin për t’i rezistuar masakrës.
Së fundi, shqetësimi për anëtarësimin e Ukrainës në NATO ka prodhuar efektin e kundërt, sepse jo vetëm sot aleanca është më e fortë se më parë, por ajo do të zgjerohet duke përfshirë Suedinë dhe Finlandën. Për të gjitha këto arsye, zgjedhja e tij nuk ka asnjë kuptim.
Ai e justifikoi sulmin me justifikimin se NATO po zgjerohej drejt Rusisë...
Ajo që bëri me këtë pushtim e justifikon zgjerimin e NATO-s, për të forcuar pozicionet e saj dhe për t’u siguruar që Moska të mos ketë mundësi të sulmojë vendet e aleancës. Ai e rrëzoi gjithë arsyetimin e tij se pse NATO përbënte një kërcënim për Rusinë, sepse në fakt është Rusia ajo që përbën një kërcënim jo vetëm për NATO-n, por për të gjitha demokracitë në mbarë botën.
Pse ushtria ruse dështoi të arrinte qëllimet e saj fillestare?
Gabimi tjetër i Putinit ishte mbivlerësimi i ushtrisë së tij. Ai ishte i sigurt se ata ishin në gjendje ta pushtonin Kievin brenda pak ditësh. Është e qartë se forcat e armatosura ruse nuk janë më ato që ishin dikur. Komanda dhe kontrolli, sistemet e armëve dhe logjistika janë të gjitha të dobësuara. Problemi kryesor i Putinit ishte se si ta forconte ushtrinë dhe në këtë aspekt ai ka dështuar.
Por tani rusët kanë nisur një sulm të ri. Si e shihni atë?
Siç më thonë vazhdimisht shërbimet sekrete, Putin do të vazhdojë gjithmonë të dyfishojë përpjekjet për të kthyer valën e luftës, por realiteti është se ai po humbet. Jo vetëm që dështoi pushtimi fillestar, por më pas ai u dëbua nga territoret që pushtoi në fillim.
Forcat e tij janë dobësuar ndjeshëm. Ai do të përpiqet t’i tregojë botës se Rusia mund të dominojë ende në Ukrainë, por iniciativa është tani në anën e Kievit, SHBA-së dhe NATO-s. Ky vit do të jetë shumë thelbësor. Putin mund të mposhtet totalisht, ose në çdo rast do të detyrohet të ulet në tryezën e bisedimeve.
Pas tankeve, Zelenski kërkon avionët luftarakë F-16...
Në këtë pikë ne duhet t’i japim Ukrainës gjithçka që i nevojitet për të mbrojtur veten. Mua më vjen mirë për dërgimin e tankeve perëndimore, dhe shpresoj që së shpejti të dërgohen edhe sasi të reja raketash, artilerish dhe sisteme të mbrojtjes ajrore. Besoj se në fund aleatët do të japin mbështetjen edhe për dërgimin e avionëve luftarakë.
A mund ta fitojë Ukraina luftën me këto armë?
Ajo duhet të ketë sukses në vazhdimin e përparimit që nisi në verën e vitit të kaluar dhe të nisë një kundërofensivë të re që t’i dëbojë rusët nga Donbasi dhe Krimea. Nëse ka sukses, Putini do të detyrohet të pranojë një nga dy opsionet: humbjen, ose të ulet për të negociuar një zgjidhje. Ky vit është jetik, pasi do të vendosë cila do të jetë e ardhmja.
Nëse mbërrihet tek negociatat, cilat do të jenë objektivat?
U takon ukrainasve të vendosin për kushtet e çdo negociate. Ata janë përballur me sakrificat dhe kanë luftuar, ndaj duhet të vendosin se çfarë të negociojnë dhe çfarë paqe të pranojnë.
Pikat fikse për të siguruar stabilitetin në të ardhmen duket se janë integriteti territorial dhe sovraniteti i Ukrainës dhe hyrja e saj në BE, por jo në NATO. A është kjo një perspektivë realiste?
Po. Çështja e anëtarësimit në NATO nuk duhet të jetë pjesë e asnjë negocimi. Tek e fundit, pasi Ukraina të tregohet e suksesshme në mbrojtjen e integritetit të vendit, do të vendoset edhe e ardhmja e saj në lidhje me NATO-n.
Dhoma e Ulët e Parlamentit bjellorus, Dhoma e Përfaqësuesv...
As we approach the second year of Russia's brutal occupati...
Presidenti rus, Vladimir Putin, më 21 shkurt bëri një para...
Prezantuesi i rrjetit televiziv CNN Don Lemon do të rikthe...
Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit ka urdhëruar k...
Kryeministrja e djathtë e Italisë Meloni ishte aleatja e f...
Frymëzimi për këtë projekt erdhi nga SHBA. Një anëtare...
Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi gjatë vizitës së...
Edhe pse e dinte se gjendja shëndetësore e ish Preside...
Gjermania do të dyfishojë ndihmën për Turqinë dhe Siri...
President Joe Biden said in a speech in Poland that a year...
Twenty-six words contained in a 1996 telecommunications la...
Të paktën një raketë ruse goditi në një rrugë të freku...
Mbi 8.000 civilë të vrarë janë regjistruar në Ukrainë që k...
The support of the United States for Ukraine continues to ...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i ka ...
Russian President Vladimir Putin said on Tuesday that Russ...
Eight people have died in Syria and Turkey after a 6.4-mag...
The Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, said that from ...
Russian President Vladimir Putin gave a speech in Mosc...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A police operation codenamed "Zonet" has ended with the se...
A 37-year-old citizen has been arrested in flagrante delic...
A road accident has been reported on the Fier-Levan axis, ...
An accident was recorded a few minutes ago on the Pogradec...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
This Sunday, weather conditions are forecast to be clear a...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Kosovo citizens are voting in new snap parliamentary elect...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, votoi sot n...
Presidenti rus Vladimir Putin është në pushtet prej 26 vit...
Gunfire erupted in Ohio, USA, in the area where the Old We...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The automotive industry in Albania is currently at a turni...
If you were to follow the industrial map of the Western Ba...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...