Xhimi Karter, Presidenti që fitoi në jetë
Edhe pse e dinte se gjendja shëndetësore e ish Preside...

Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi gjatë vizitës së tij të shkurtër në Kiev të hënën se ai do të lejojë dërgesa të tjera armësh me vlerë prej 500 milionë dollarë amerikanë në ditët në vijim. Konkretisht, bëhet fjalë për municion artilerie, haubic, raketahedhës të tipit Javelin dhe armë të tjera të blinduara. Njoftimi gjatë vizitës simbolike të Bidenit pak para përvjetorit të agresionit rus në Ukrainë përshtatet në tablonë e analizës së vlerës financiare të ndihmës për Ukrainën, e cila tani është përditësuar nga Instituti në Kiel për Ekonominë Botërore (IfW).
"Amerikanët përcaktojnë ritmin kur bëhet fjalë për mbështetjen e Ukrainës," thotë ekonomisti Christoph Trebesch, i cili mbikqyr projektin "Ukraine Support Tracker" të IfW. "Hezitimi i evropianëve në vitin e parë të luftës është një fenomen i jashtëzakonshëm, veçanërisht pasi burimet financiare mund të mobilizohen shpejt”, thotë Trebesch. Ai flet për pagesat kryesisht financiare nga shtetet e BE-së për të mbështetur buxhetin ukrainas, veçanërisht duke pasur parasysh faktin se prodhimi ekonomik i Ukrainës ka rënë deri në 40 për qind gjatë luftës së shkaktuar nga agresori rus. Nga njëra anë, ekonomistët e IfW llogaritin ndihmën e drejtpërdrejtë financiare dhe ndihmën humanitare nga burime publike dhe, nga ana tjetër, llogaritin kostot e armëve të dorëzuara në Ukrainë. Dërgesat nga rezervat ushtarake, si ato të Bundeswehr-it gjerman, llogariten sipas çmimeve të tregut.
Sipas institutit IfW, SHBA-ja ka kaluar BE-në dhe shtetet e saj anëtare me ndihma, thuhet në përditësimin e fundit të "Ukraine Support Tracker" në dhjetor. Ajo ka premtuar edhe një vëllim tjetër të ndihmave prej 37 miliardë euro në dhjetor. Ndihma e ofruar dhe e shpallur nga SHBA tani arrin shumën e përgjithshme prej 73.1 miliardë euro, kundrejt 54.9 miliardë eurove të BE-së. Ndërkohë, Ukrainës i është dorëzuar ose premtuar ndihmë prej mbi 128 miliardë euro. SHBA jep dy herë më shumë se BE-ja në tërësi, e ndjekur nga Britania e Madhe dhe Gjermania.

Për herë të parë, ekonomisti i IfW Trebesch dhe ekipi i tij krahasuan ndihmën e Ukrainës me shpenzimet e tjera të më shumë se 50 shteteve mbështetëse të "Grupit të Kontaktit të Ukrainës", të cilat udhëhiqen nga SHBA. "Në përgjithësi, ndihma financiare për Ukrainën është zakonisht vetëm një pjesë e vogël e asaj që qeveritë shpenzojnë për të qetësuar krizën në vendin e tyre”, thuhet në analizë. "Vetëm Gjermania ka vendosur të ndajë më shumë se 250 miliardë euro subvencione që nga janari 2022 për të zbutur pasojat e rritjes së çmimeve të energjisë për konsumatorët dhe kompanitë."
Ndihma bilaterale e Gjermanisë për Ukrainën tani arrin në 6.15 miliardë euro. Në anën tjetër, qeveria federale shpenzoi 5.65 miliardë euro për të ashtuquajturin subvencion për uljen e çmimeve të karburanteve dhe për bileta mujore me çmim prej nëntë euro në muaj. Me këto dy masa, qeveria gjermane verën e kaluar zbuti goditjen e çmimeve për konsumatorët e shkaktuar nga çrregullimet në treg pas sulmit të Rusisë në Ukrainë. Studiuesit nuk morën parasysh dërgesat e tankeve kryesore, si Leopard 2 për Ukrainën, të shpallura për mars. Arsyeja janë angazhimet e paqarta të vendeve evropiane lidhur me këtë tank të prodhuar në Gjermani. Por një pjesë e përmbledhjes së shpenzimeve përfshin 100 milionë dollarë për trajnimin e pilotëve ukrainas në avionët luftarakë perëndimorë, të cilat Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së miratoi verën e kaluar.
Gjermania: Tre herë më shumë fonde për Kuvajtin
Për herë të parë, studiuesit e IfW kanë krahasuar edhe kostot e ndihmës për Ukrainën në vitin e parë të luftës me shpenzimet e vendeve perëndimore në luftëra të tjera. E matur në termat e produktit të brendshëm bruto (GDP), Gjermania shpenzoi "tre herë më shumë për të mbrojtur Kuvajtin" gjatë Luftës së Gjirit 1990/91, kur Iraku pushtoi Kuvajtin fqinj. Në atë kohë, këto para shkonin direkt në SHBA. Gjermania nuk mori pjesë drejtpërdrejt ushtarakisht në operacionin ushtarak, me të cilin ushtria amerikane çliroi shtetin e sulmuar të Gjirit. Qeveria amerikane shpenzoi pothuajse 1 për qind të PBB-së për këtë luftë, krahasuar me më pak se 0.4 për qind sa janë dhënë për Ukrainën deri më tani. Shpenzimet vjetore ushtarake amerikane në Afganistan nga 2001-2010 ishin gjithashtu tre herë më të larta se shpenzimet e Uashingtonit për mbrojtjen e Ukrainës në vitin e parë që nga fillimi i agresionit rus. Por duhet theksuar se, ndryshe nga Ukraina, SHBA dërgoi në Afganistan dhe Lindjen e Mesme edhe trupa tokësore dhe u desh të kujdeset për to për vite me radhë.
Ekonomistët e Kielit mund të dëshmojnë gjithashtu se dërgesat dhe angazhimet ndaj Ukrainës kanë rënë shumë në qershorin e kaluar. Nga më shumë se 20 miliardë euro në maj në pesë miliardë euro në qershor.
Niveli i lartë i ndihmave u arrit prapë në nëntor, pas aksioneve të suksesshme dhe çlirimit të disa vendeve nga ushtria ukrainase në lindje dhe jug të vendit: Së pari me premtimin e BE-së për të mbështetur Ukrainën me ndihmë financiare në vitin 2023, e më pas edhe me paketën ushtarake të SHBA-së, kur Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA miratoi 37 miliardë euro ndihmë ushtarake në dhjetorin e kaluar. Nga kjo paketë do të jepen mbase edhe paratë e premtuara nga Presidenti i SHBA Biden në vlerë prej 500 milionë euro, për të cilat foli gjatë vizitës së tij në Kiev. Presidenti Biden tha gjatë kësaj vizite se mbështetja e SHBA-së për Ukrainën mbetet "e palëkundur"./DW
Edhe pse e dinte se gjendja shëndetësore e ish Preside...
Gjermania do të dyfishojë ndihmën për Turqinë dhe Siri...
President Joe Biden said in a speech in Poland that a year...
Twenty-six words contained in a 1996 telecommunications la...
Të paktën një raketë ruse goditi në një rrugë të freku...
Mbi 8.000 civilë të vrarë janë regjistruar në Ukrainë që k...
The support of the United States for Ukraine continues to ...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i ka ...
Russian President Vladimir Putin said on Tuesday that Russ...
Eight people have died in Syria and Turkey after a 6.4-mag...
The Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, said that from ...
Russian President Vladimir Putin gave a speech in Mosc...
Në paraqitjen e tij të parë para Gjykatës, Pjetër Shal...
Shtetet e Bashkuara thanë të hënën se do të përpiqen për a...
The British government summoned Iran's top diplomat to Lon...
Bashkimi Evropian duhet të sanksionojë "oligarkët" që ...
Fjalimi që presidenti i SHBA-së, Joseph Biden do të mb...
Russian President Vladimir Putin's address to the nation m...
Three people have lost their lives after the 6.4 magnitude...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 godit mbrëmjen e so...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A police operation codenamed "Zonet" has ended with the se...
A 37-year-old citizen has been arrested in flagrante delic...
A road accident has been reported on the Fier-Levan axis, ...
An accident was recorded a few minutes ago on the Pogradec...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
This Sunday, weather conditions are forecast to be clear a...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Kosovo citizens are voting in new snap parliamentary elect...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, votoi sot n...
Presidenti rus Vladimir Putin është në pushtet prej 26 vit...
Gunfire erupted in Ohio, USA, in the area where the Old We...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The automotive industry in Albania is currently at a turni...
If you were to follow the industrial map of the Western Ba...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...