Pas komenteve shqetësuese për Nikki Haley-n/ CNN merr masë ndaj gazetarit Don Lemon
Prezantuesi i rrjetit televiziv CNN Don Lemon do të rikthe...

Presidenti rus, Vladimir Putin, më 21 shkurt bëri një paralajmërim bërthamor ndaj Perëndimit lidhur me Ukrainën, duke pezulluar traktatin kyç të kontrollit të armëve. Ai njoftoi se janë aktivizuar sisteme të reja strategjike dhe paralajmëroi se Moska mund të rinisë testet bërthamore.
Por, sa i madh është arsenali bërthamor i Rusisë dhe kush e kontrollon atë?
Rusia, që ka trashëguar armët bërthamore të Bashkimit Sovjetik, ka numrin më të madh të kokave bërthamore.
Putin kontrollon rreth 5.977 koka bërthamore, krahasuar me 5.428 sa i kontrollon presidenti amerikan, Joe Biden. Këto janë të dhënat e vitit 2022 të Federatës amerikane të Shkencëtarëve.
Rreth 1.500 prej këtyre kokave bërthamore nuk përdoren, por ka të ngjarë që ende janë në gjendje të mirë, 2.889 janë në stoqet rezervë dhe rreth 1.588 janë koka strategjike bërthamore të dislokuara.
Rreth 812 janë të vendosura në raketa balistike që lëshohen nga toka, 576 janë të vendosura në raketat balistike që lëshohen nga nëndetëset, dhe rreth 200 të tjera gjenden në baza të bombarduesve, thuhet në të dhënat e Buletinit të Shkencëtarëve Bërthamor.
Shtetet e Bashkuara kanë të dislokuara rreth 1.644 koka strategjike bërthamore. Sipas të dhënave të Federatës amerikane të Shkencëtarëve, Kina, ka 350 koka bërthamore, Franca 290 dhe Mbretëria e Bashkuar 225.
Këto shifra tregojnë se si Moska, ashtu edhe Uashingtoni, mund ta shkatërrojnë botën disa herë.
Gjatë Luftës së Ftohtë, Bashkimi Sovjetik kishte numrin më të lartë të kokave bërthamore, rreth 40.000 sosh, ndërkaq SHBA-ja kishte rreth 30.000 koka bërthamore.
Faktori kyç janë armët që bartin kokat bërthamore: raketat, nëndetëset dhe bombarduesit.
Rusia duket se ka 400 raketa bërthamore balistike ndërkontinentale që mund të bartin koka bërthamore. Sipas Buletinit të Shkencëtarëve Bërthamor, këto raketa mund të bartin deri në 1.185 koka bërthamore.
Rusia ka 10 nëndetëse që mund të bartin deri në 800 koka bërthamore. Po ashtu, ka 60 deri në 70 bombardues bërthamorë.
SHBA-ja në Rishikimin për Qëndrimin Bërthamor të vitit 2022 tha se Rusia dhe Kina po zgjerojnë dhe modernizojnë forcat e tyre bërthamore, dhe se Uashingtoni do të ndjekë një qasje të bazuar në kontrollin e armëve për të shmangur garën e kushtueshme të armëve.
Putin tha se ka informacion se SHBA-ja po zhvillon lloje të reja të armëve bërthamore.
Rusia është duke modernizuar armët e saj bërthamore.
Që nga rënia e Bashkimit Sovjetik më 1991, pak shtete kanë testuar armë bërthamore, sipas Shoqatës për Kontrollin e Armëve. Shtetet e Bashkuara kanë kryer testin e fundit më 1992, Kina dhe Franca më 1996, India dhe Pakistani më 1998 dhe Koreja e Veriut më 2017.
Bashkimi Sovjetik kishte kryer testin e fundit bërthamor më 1990.
Presidenti rus është vendimmarrësi kryesor kur bëhet fjalë për përdorimin e armëve bërthamore ruse, si ato strategjike dhe jostrategjike, thuhet në doktrinën bërthamore të Rusisë.
E ashtuquajtura çantë bërthamore apo “Cheget” (e emëruar pas Malit Cheget në Malet e Kaukazit), është me presidentin gjatë gjithë kohës. Ministri rus i Mbrojtjes, që aktualisht është Sergei Shoigu, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, që aktualisht është Valery Gerasimov, po ashtu besohet se kanë çanta të tilla.
Në thelb, çanta është një mjet komunikimi që lidh presidentin dhe ushtrinë e tij dhe prej andej edhe me forcat raketore nëpërmjet rrjetit elektronik të komandës dhe kontrollit shumë sekret, Kazbek. Kazbek mbështet një tjetër sistem, që njihet me emrin Kavkaz.
Pamjet e shfaqura nga kanali televiziv rus, Zvezda, në vitin 2019 shfaqën atë që thuhej se ishte një nga çantat që kishte një sërë butonash. Në një seksion të quajtur “komandë” kishte dy butona: një buton i bardhë ‘lëshim” dhe një buton i kuq “anulim”. Çanta aktivizohet nga një kartë e posaçme, raportoi Zvezda.
Nëse Rusia do të mendonte se do të përballej me një sulm strategjik bërthamor, presidenti, përmes çantave, do t’i dërgonte një urdhër të drejtpërdrejtë për nisjen e sulmit komandës së Shtabit të Përgjithshëm dhe njësive komanduese rezervë që mbajnë kodet bërthamore. Urdhra të tilla kalojnë me shpejtësi në sisteme të ndryshme të komunikimit në njësitë e forcave të raketave strategjike, të cilat më pas sulmojnë SHBA-në dhe Evropën.
Nëse një sulm bërthamor do të konfirmohej, Putin mund të aktivizonte të ashtuquajturën “Dorë e Vdekur” ose “Perimetrin”, që është mjeti i fundit: që në thelb janë kompjuterët që vendosin fundin e botës. Një qendër komanduese për raketa do të urdhëronte sulme bërthamore nga i gjithë arsenali i madh i Rusisë./REL
Prezantuesi i rrjetit televiziv CNN Don Lemon do të rikthe...
Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit ka urdhëruar k...
Kryeministrja e djathtë e Italisë Meloni ishte aleatja e f...
Frymëzimi për këtë projekt erdhi nga SHBA. Një anëtare...
Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi gjatë vizitës së...
Edhe pse e dinte se gjendja shëndetësore e ish Preside...
Gjermania do të dyfishojë ndihmën për Turqinë dhe Siri...
President Joe Biden said in a speech in Poland that a year...
Twenty-six words contained in a 1996 telecommunications la...
Të paktën një raketë ruse goditi në një rrugë të freku...
Mbi 8.000 civilë të vrarë janë regjistruar në Ukrainë që k...
The support of the United States for Ukraine continues to ...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i ka ...
Russian President Vladimir Putin said on Tuesday that Russ...
Eight people have died in Syria and Turkey after a 6.4-mag...
The Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, said that from ...
Russian President Vladimir Putin gave a speech in Mosc...
Në paraqitjen e tij të parë para Gjykatës, Pjetër Shal...
Shtetet e Bashkuara thanë të hënën se do të përpiqen për a...
The British government summoned Iran's top diplomat to Lon...
The 50 million euro tender for the maintenance of national...
Today we will bring another article that breaks down the w...
CNA has put under scanner the assets of Sokol Sadushi, the...
A 39-year-old citizen has been arrested in Lezha, after se...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A serious road accident occurred tonight on "Vllazërimi" s...
During the checks carried out by the State Police for envi...
Police have revealed details of the incident that occurred...
According to preliminary information, a person in his 60s ...
The public sector took the lead in absorbing the workforce...
Today, our country will be under the influence of unstable...
The Institute of Geosciences has today shared a forecast r...
Company leaders can improve productivity by investing in a...
The Austrian government announced on Monday that it plans ...
Shots were fired outside the US consulate in Toronto today...
US President Donald Trump said today that he could order n...
The Pentagon revised its official casualty count from the ...
Two windows, a century of history and the metaphysics of p...
In my research at the Central State Archives, specifically...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
The Ministry of Finance will hold the reopening of the 15-...
After strong savings growth in the years following the pan...
This Monday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
This Sunday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...