web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Has Europe been slow to arm Ukraine?

2023-02-22 17:50:32, Kosova & Bota CNA

Has Europe been slow to arm Ukraine?

A year after the beginning of the Russian aggression in Ukraine, it is expected that the first German-made tanks will soon arrive on the front line to support the military troops of Kiev. Over the past twelve months, Germany and other European countries have scrambled to prevent the continent's biggest conflict since World War II from spreading. But as VOA correspondent Henry Ridgwell reports from Berlin, critics say they haven't acted quickly enough.

Trupat ukrainase filluan të stërviten me tanket ‘Leopard 2’, të prodhimit gjerman, në fillim të këtij muaji në Poloni. Berlini ra dakord të dërgonte 14 prej këtyre tankeve, të avancuar, në janar, pas disa muajsh trysnie nga aleatët. Britania dhe Shtetet e Bashkuara po dërgojnë gjithashtu me dhjetëra tanke të rëndësishëm për fushën e betejës. Por kjo kërkon kohë. Asnjë nuk ka arritur ende në vijën e frontit dhe Ukraina thotë se do të ketë nevojë për qindra tanke të tjerë. Gjermania i ka hedhur poshtë akuzat se ka vepruar shumë ngadalë në armatosjen e Ukrainës.

Bëjmë mirë të peshojmë me kujdes të gjitha pasojat e veprimeve tona dhe të këshillohemi nga afër për të gjitha hapat e rëndësishëm mes aleatëve, sepse kjo është një luftë afër nesh, në Evropë, një luftë e rrezikshme”, ka thënë Kancelari gjerman Olaf Scholz.

Në dymbëdhjetë muaj, Berlini ka ndryshuar qëndrimin e tij ndaj Moskës. Një vit më parë, Rusia plotësonte 60 për qind të nevoja të Gjermanisë për gaz. Tashmë Berlini e ka ndalur tërësisht importin. Disa ditë pas sulmit, Berlini njoftoi një rritje prej 107 miliardë dollarësh të shpenzimeve për mbrojtjen. Por analistja Sarah Pagung, thotë se vihet re një ngurrim publik dhe politik, për t'u përfshirë më thellë në Ukrainë.

Të paktën në zyrën e kancelarit, ekziston frika se ky konflikt mund të dalë jashtë kontrollit dhe se ai mund të kthehet në një konflikt NATO-Rusi. Një pasqyrë më negative e asaj që po ndodh, mund të ishte se Gjermanisë në fakt, i mungon një strategji dhe se ajo po bën vetëm atë që duhet bërë, në mënyrë që Ukraina të mbijetojë, por jo që të fitojë luftën”, thotë Sarah Pagung, përfaqësuese e Këshillit Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë.

Kritikët thonë se Perëndimi ka qenë shumë i kujdesshëm në përballjen me Presidentin rus Vladimir Putin, por tani duhet t'i bëjë gjërat më mirë.

Ne gjithmonë mendojmë lidhur me provokimet që mund t’i bëhen Vladimir Putinin, mbi kapërcimin e vijave të kuqe që ai vendos. Por çfarë ndodh me tonat?! Ne thamë pas Luftës së Dytë Botërore se kurrë më, kurrë më, kurrë më…nuk do të lejojmë që ai lloj masakrimi i miliona njerëzve që ndodhi në atë kohë, të ndodhë në një konflikt në Evropë”, thotë Fiona Hill, eksperte e Politikës së Jashtme në Institutin ‘Brookings’.

Kthimi i konfliktit në Evropë ka nxjerrë në pah ndarjet perëndimore. Presidenti francez Emmanuel Macron është shprehur se Rusia duhet të mposhtet, por jo të shkatërrohet. Shtetet baltike duan një fitore të plotë të Ukrainës. Britania po kërkon që Kievi të marrë sa më shpejt furnizimet në armë. Por në përgjithësi, mbështetja evropiane për Ukrainën, ka rezultuar çuditërisht e qëndrueshme, thotë zonja Pagung.

Nëse shohim se lufta do të zvarritet për dy, tre, katër apo pesë vjet, kjo është ndoshta një histori tjetër. Mbështetja e SHBA-ve është realisht çelësi për ruajtjen e konsensusit perëndimor në tërësi. Nëse shqyrtojmë shifrat, do të shohim se në thelb, Uashingtoni, po jep gjysmën e ndihmës për Ukrainën”, thotë ajo.

Kiev says it urgently needs Western fighter jets, the next red line NATO and its allies must face. In Berlin and some other European capitals, there are concerns about the consequences of embarrassing Russia by helping Ukraine achieve an outright victory. But critics of such an approach say the biggest risk lies in a Russian victory, or a long drawn-out conflict with greater human and financial cost. While the war is entering its second year, this debate is testing Western unity./ VOA





Lajmet e fundit nga