Hungary will vote in March on the admission of Finland and Sweden to NATO
Hungarian lawmakers will vote on the NATO membership a...

Që nga ditët e para të agresionit rus kundër vendit të tij, lutjet e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy drejtuar SHBA-së për avionë të avancuar luftarakë kanë mbetur pa përgjigje. Ndonëse ekspertët paralajmërojnë se avionët mund të mos bëjnë ndonjë ndryshim të shpejtë në luftë, ideja po fiton mbështetje.
Në Konferencën e Sigurisë së Mynihut gjatë fundjavës, nënpresidentja Kamala Harris akuzoi drejtpërdrejt Rusinë për kryerjen e krimeve kundër njerëzimit në Ukrainë. Dy ligjvënës të lartë republikanë përsëritën thirrjet për të armatosur Ukrainën me aeroplanë të avancuar.
Senatori republikan Lindsay Graham, shfrytëzoi deklaratën e zonjës Harris për të nxitur administratën e Presidentit Joe Biden të ndërmarrë hapat e parë drejt furnizimit të Ukrainës me avionë luftarakë.
“Më lejoni të theksoj këtë: si mund ta quani këtë luftë nga Rusia një krim kundër njerëzimit ... dhe të mos i jepni viktimës së krimit të tyre kundër njerëzimit armët mbrojtëse, që u nevojiten për të ndaluar krimin?” tha zoti Graham në një intervistë për rrjetin ABC News. “Ne duhet të bëjmë dy gjëra shpejt: ta shpallim Rusinë një shtet që mbështetet terrorizmin, sipas ligjit amerikan, gjë që do ta bënte më të vështirë për Kinën t'i japë armë Rusisë dhe ne duhet të fillojmë të trajnojmë tani pilotët ukrainas për aeroplanët F-16 ”.
Gjithashtu në Mynih, Kryetari i Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve, ligjvenësi republikan nga Teksasi, Michael McCaul, i tha televizionit CNN se ai gjithashtu dëshiron që presidenti Biden t'i dërgojë avionët Ukrainës.
“Fakti është se sa më gjatë të presin, aq më shumë do të zgjasë ky konflikt”, tha zoti McCaul.
Komentet nga zoti Graham dhe zoti McCaul erdhën vetëm disa ditë pasi një grup dypartiak ligjvënësish në Dhomën e Përfaqësuesve, i dërgoi një letër zotit Biden duke kërkuar gjithashtu dërgimin e aeroplanëve F-16 për Kievin.
“Furnizimi me avionë të tillë është i nevojshëm për të ndihmuar Ukrainën të mbrojë hapësirën e saj ajrore nga sulmet ruse, si dhe duke patur parasysh rritjen e pritshme të operacioneve luftarake në shkallë të gjerë”, shkruan ata.
Presidenti Biden nuk ka qenë entuziast për idenë e ofrimit të avionëve luftarakë të avancuar për forcat e armatosura ukrainase, nga shqetësimi se pajisja e Kievit me armë, që kanë aftësi të godasin brenda kufirit të Rusisë, mund të përshkallëzojë konfliktin.
Në fund të janarit, kur u pyet nga një gazetar nëse SHBA-ja do t'i dërgonte Ukrainës avionët F-16, zoti Biden u përgjigj prerazi, “Jo”.
Zyrtarët e administrates Biden, duke folur në kushte anonimiteti, kanë paralajmëruar se përpjekja për të furnizuar Ukrainën me një sistem të ri luftarak në mes të një lufte aktive do të ishte jashtëzakonisht e vështirë, pasi forcat e saj ajrore nuk kanë përvojë me avionë të ndërtuar në mënyrë të ngjashme me F-16.
Megjithatë, jo shumë kohë më parë administrata, përfshirë vetë presidentin, po jepte argumente të ngjashme kundër dhënies së Kievit të tankeve M1 Abrams. Por pas javësh presioni dhe pasi Gjermania e kushtëzoi dhënien e tankeve të saj për Ukrainën vetëm nëse SHBA do të dërgonte tanket e veta më parë, Shtëpia e Bardhë ndryshoi kurs dhe premtoi 31 prej tyre.
Një dinamikë e ngjashme duket se po luhet tani, me një numër aleatesh të SHBA-së në Evropë, që thonë se janë të hapur për të ofruar avionë luftarakë të avancuar, megjithëse asnjë vend nuk është zotuar ende për ta ndërmarrë këtë hap.
Ekspertët thanë se do të ishte gabim të besohej se furnizimi i Ukrainës me avionë F-16 ose të ngjashëm do të bënte një ndryshim të rëndësishëm në afatin e afërt.
Ndërsa Ukraina ka një forcë ajrore të krijuar prej kohësh dhe efektive, rezervat e avionëve dhe pjesëve të mirëmbajtjes, janë të gjitha të vjetra, të epokës sovjetike, kryesisht MiG-29 dhe SU-27, që ndryshojnë shumë nga avionët më të avancuar që mund t’i jepen Ukrainës. Kjo do të thotë se përveç avionëve të rinj, Ukrainës do t'i duhet të ndryshojë plotësisht logjistikën e saj dhe të ritrajnojë ushtarët për mirëmbajtjen, gjë që edhe një kohë paqeje, do tëç ishte tejet e vështirë.
Mike “Starbaby” Pietrucha, kolonel në pension i Forcave Ajrore Amerikane dhe veteran i më shumë se 150 misioneve luftarake, i tha Zërit të Amerikës se do të duhen vite, që pilotët ukrainas të arrijnë ekspertizën e nevojshme për të manovruar me avionë F-16 në një mjedis luftarak.
“Ukrainasit kanë tashmë pilotë luftarakë që janë të talentuar dhe me përvojë për avionët e tyre dhe disa nga këto njohuri mund t’i përdorin, por jo aq sa do të ishte e mjaftueshme”, i tha zoti Pietrucha Zërit të Amerikës.
Kur SHBA-ja filloi kalimin në avionët F-16 nga modelet më të vjetra, u deshën vite trajnimi për të përgatitur njësitë e para të gatshme për luftim. Kjo ishte për shkak të kompleksitetit të avionëve dhe rrezikut të natyrshëm në operimin e një avioni supersonik.
Zoti Pietrucha tha se nxitimi i pilotëve ukrainas gjatë stërvitjeve të mundshme pothuajse me siguri do të rezultonte në vdekjen e panevojshme të pilotëve.
“Një nga gjërat më të këqija që mund të ndodhte do të ishte të merrje një grup aviatorësh me përvojë nga Ukraina, t'i fusje në një aeroplan të ri, t'i hidhje përsëri në betejë dhe të prisje që ata të dilnin mirë”, thotë zoti Pietrucha. “Kjo do të mbivlerësonte aftësitë e tyre, do t'I ngarkonte me misione përtej mundësive dhe do të çonte në humbjen e pilotëve që përndryshe mund të kishin qenë kuadri fillestar i instruktorëve nëse me ta do të ishte punuar për një kohë relativisht të arsyeshme”.
Karl P. Mueller, ekspert i shkencave politike në Korporatën amerikane RAND, i tha Zërit të Amerikës se ngritja e një operacioni logjistik dhe mirëmbajtjeje për avionët F-16 në Ukrainë do të ishte gjithashtu një sfidë jashtëzakonisht e vështirë.
“Ky është një operacion i madh, sepse F-16 nuk është projektuar për të qenë një avion që nuk ka shumë nevojë për përkushtim”, tha zoti Mueller. “Është krijuar për të operuar nga bazat kryesore me infrastrukturë të madhe të mirëmbajtjes dhe personelit”.
Aeroplani F-16, edhe pse jo avioni më i avancuar në arsenalin e SHBA-së, është ende një armë e frikshme.
Fillimisht i projektuar nga “General Dynamics” në vitet 1970 dhe i përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme që nga ajo kohë, F-16 është ajo që ekspertët e mbrojtjes e quajnë një avion luftarak “me shumë role”. Me kalimin e viteve, ai ka ndryshuar nga një luftëtar ditor i ndërtuar për të sulmuar objektivat brenda rrezes që duket me sy në një avion shumë më të sofistikuar. F-16 tani është i aftë të operojë natën, duke përfshirë objektiva që janë përtej horizontit dhe duke luajtur role të shumta në një situatë luftarake.
Më shumë se 4,600 avionë janë prodhuar që nga krjimi i tij gati 50 vjet më parë, dhe modele të reja janë duke u ndërtuar ende për disa tregje të huaja. F-16 është në shërbim tek një numër i aleatëve evropianë të SHBA-së, duke përfshirë anëtarët e NATO-s, Danimarkën, Belgjikën, Holandën, Poloninë dhe të tjerë.
Ukraina ka kërkuar zyrtarisht që Holanda, e cila është në procesin e kalimit nga F-16 në avionët më të avancuar F-35, t'i japë disa nga avionët e vjetër që do t’i çmontojë për forcat e armatosura ukrainase. Autoritetet holandeze thanë se po e shqyrtojnë seriozisht kërkesën./ VOA
Hungarian lawmakers will vote on the NATO membership a...
Njoftimi i Presidentit Vladimir Putin se Rusia do të pezul...
Ish-presidenti amerikan, Xhimi Karter po kalon momente...
President Joe Biden said Wednesday that Russian Presid...
The European Union is marking the first anniversary of...
A year after the beginning of the Russian aggression in Uk...
Gjermania ka dëbuar dy punonjës të Ambasadës iraniane në B...
Two days before the first anniversary of the Russian occup...
On the second day of his visit to Poland, the American pre...
Dhoma e Ulët e Parlamentit rus, e njohur si Duma e Shtetit...
Leon Paneta nuk ka dyshime në përvjetorin e parë të pushti...
Dhoma e Ulët e Parlamentit bjellorus, Dhoma e Përfaqësuesv...
As we approach the second year of Russia's brutal occupati...
Presidenti rus, Vladimir Putin, më 21 shkurt bëri një para...
Prezantuesi i rrjetit televiziv CNN Don Lemon do të rikthe...
Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit ka urdhëruar k...
Kryeministrja e djathtë e Italisë Meloni ishte aleatja e f...
Frymëzimi për këtë projekt erdhi nga SHBA. Një anëtare...
Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi gjatë vizitës së...
Edhe pse e dinte se gjendja shëndetësore e ish Preside...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A police operation codenamed "Zonet" has ended with the se...
A 37-year-old citizen has been arrested in flagrante delic...
A road accident has been reported on the Fier-Levan axis, ...
An accident was recorded a few minutes ago on the Pogradec...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
This Sunday, weather conditions are forecast to be clear a...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, votoi sot n...
Presidenti rus Vladimir Putin është në pushtet prej 26 vit...
Gunfire erupted in Ohio, USA, in the area where the Old We...
The citizens of Kosovo will today try to give direction to...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The automotive industry in Albania is currently at a turni...
If you were to follow the industrial map of the Western Ba...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...