Foreign currencies fluctuate/ Currency exchange, October 10, 2022
Today, in the foreign exchange market, the US dollar i...

Që marrëdhënia jonë kolektive me plastikën është e pashëndetshme, është një fakt që është dokumentuar mirë. Është një marrëdhënie që ne e kemi marrë për të vetëkuptueshme dhe prej së cilës e kemi të vështirë të shkëputemi, megjithëse ajo shpesh është helmuese.
Por kjo gjë është kuptuar pak
Përfundimet e arritura në raportin e publikuar ditën e martë (04.10) nga lëvizja globale Break Free From Plastic dhe organizata joqeveritare Center for International Environmental Law (CIEL), tregojnë për këtë dhe se si përdorimi i më pak plastikave mund të çlirojë më shumë energji për të ngrohur shtëpitë.
Në studimin e tyre 'Dimri po vjen: plastika duhet larguar', CIEL dhe Break Free From Plastic, që kanë anëtare mes tyre më shumë se 1900 shoqata joqeveritare, thonë se mospërdorimi i plastikave dhe paketimeve me një përdorim janë hap konkret që duhet hedhur nga vendim-marrësit për të kontribuar në përpjekjet e gjithanshme për të ulur konsumin e lëndëve djegëse me bazë fosile.
Autorët e studimit thonë, se ka ardhur koha që BE "të konfrontohet me problemin kryesor të lëndëve djegëse që është plastika.”
Lidhja midis gazit, naftës dhe plastikës

Plastika, një nënprodukt derivat i lëndëve djegëse me bazë fosile, që prodhohet në procese që konsumojnë shumë energji dhe që ose hidhet, ose digjet ose riciklohet, shkon krah për krah me emetimin e dioksidit të karbonit në çdo hap të jetës. Prodhimi i plastikës në Europë është rritur nga 0,35 milionë ton në vitin 1950 në 55 milionë ton në vitin 2020 dhe plastika ka tregun më të madh të industrisë petrokimike të BE.
Sipas raportit të në fjalë, gati 15 përqind e gjithë gazit të BE dhe 14 përqind e naftës janë harrxhuar në vitin 2020 për të prodhuar petrokimiatet. Pjesa më e madhe e tyre ka shkuar për të prodhuar plastika. Raporti shënon për shembull, se sasia e gazit të përdorur për të prodhuar plastikën, është e njëjtë me sasinë e gazit që harrxhohet në përgjithësi nga Holanda.
Po ashtu, vendet që harrxhojnë sasinë më të madhe të gazit dhe naftës për të prodhuar plastikë, Belgjika, Gjermania, Spanja, Franca, Italia, Hollanda dhe Polonia, janë përgjegjës për 77 përqind të të gjithë mbetjeve plastike në BE.
Duke pasur parasysh këtë fakt si dhe përpjekjet për të gjetur burime gazi jashtë Rusisë, Delphine Levi Alvares, koordinatore europiane e organizatës Break Free From Plastic thotë, se është gabim serioz të mos e përfshish këtë sektor në programin e BE-së "Ruaje gazin për dimrin", i cili synon të sigurojë ngrohje dhe rrymë për rajonin në muajt e ardhshëm.
"Ndërkohë që familjet dhe biznesi i vogël janë duke u përballur me fatura energjie që kanë shkuar në stratosferë, industria petrokimike është duke i harrxhuar burimet e pakta për të prodhuar plastikë të panevojshme njëpërdorimshe, duke e ndezur edhe më shumë krizën e energjisë në BE,” tha ajo gjatë publikimit të studimit.

Andy Gheorghiu, një aktiviste klime përfshirë në përpilimin e raportit, thotë se fakti që njerëzve po u thuhet të durojnë të ftohtët dhe të ngrohin më pak ndërkohë që "ne vazhdojmë të ushqejmë me sasi të madhe nafte dhe gazi këtë monstër që quhet industri petrokimike dhe plastike, tregon diskrepancë serioze midis asaj, që pritet të bëjnë individët dhe asaj që pritet të bëjë industria.
Por ai thekson edhe se si luftimi i plastikës njëpërdorimshme këto momente ofron një shans të vërtetë për të luftuar të tria krizat në të njëjtën kohë: krizën plastike, krizën e klimës dhe krizën e energjisë."
Raporti ka në fund një seri rekomandimesh. Ato përmbajnë si rekomandime që vendet e BE-së të vendosin kufi për të ulur sasinë e përgjithshme të paketimeve që lejohet të hyjë në tregun e tyre, të vendosin limit në volumin e prodhimit të plastikës në të gjithë botën dhe të pezullojnë ndërtimin e infrastrukturave të reja për nxjerrjen e lëndëve djegëse me bazë fosile, përfshirë edhe impiantet petrokimike.
Autorët po ashtu bëjnë thirrje për parandalimin ambicioz dhe të detyrueshëm dhe ripërdorimin e 50 përqind të plastikave deri në vitin 2030 dhe 80 përqind deri në vitin 2040 dhe ndalimin e paketimeve të panevojshme, si përshembull paketimin individual njëpërdorimësh dhe paketimin e frutave dhe perimeve.
Por Gheorghiu shkon një hap më tej. "Unë personalisht do të thoja, se tani ka ardhur koha për ta mbyllur industrinë e plastikës në Europë. Me fjalë të tjera, ai do të donte të shihte ndalimin e menjëhershëm të të gjithë prodhimit të plastikës së virgjër. Të paktën për periudhën e dimrit. Ai po ashtu kërkon që të bëhen analiza në nivel europian bazuar tek raporti. "Ai duhet të përmbajë zgjerimin e studimit tonë dhe analizimin e industrisë petrokimike duke listuar çfarë produktesh është duke prodhuar dhe duke parë nëse ajo janë thelbësore apo jo.”

Siç duket gjendja nuk shihet që të jetë parashikuar ndonjë ndalim prodhimi
Në një deklaratë për Deutsche Wellen, zëdhënësi i shtypit Adalbert Jahnz tha, se Komisioni Europian është "duke zbatuar një plan gjithëpërfshirës për të bërë ndryshimet e duhura në drejtim të ekonomisë rigjenerative”, i cili do të merret me "përdorimin e gjithë burimeve përfshirë lëndët djegëse fosile për prodhim plastike në aksione të shumta, siç janë përpilimi i legjislacionit”.
Megjithëse Europa ka bërë disa hapa në drejtim të plastikës, përfshirë strategjinë e saj të 2018, ndalimin e mëvonshëm të disa artikujve me një përdorim, si dhe rolin që luan në përpilimin e marrëveshjeve ndërkombëtare të detyrueshme për t'i dhënë fund ndotjes plastike, raporti thotë se Unioni duhet të bëjë tani hapa drejt ndalimit direkt të prodhimit të plastikës së re.
Ulje e prodhimit të plastikës kundrejt faturave të larta të energjisë
Gheorghiu shpreson që përveç theksimit të lidhjeve midis plastikës, klimës dhe krizës së energjisë, studimi i ri do të "nxisë fillimin e një debati mbi prodhimin e plastikës së virgjër dhe mbi nevojën e reduktimit të paketimit me njëpërdorim në Europë."
Ai është optimist se perspektiva e dimrit që po vjen do të thotë që rezultatet e studimit do të përhapen si tek politikbërësit ashtu tek publiku i përgjthshëm.
"Unë mendoj se për politikanët është shumë më e lehtë që të marrin masa kundër plastikës me një përdorim se sa të marrin masa të tjera që kanë të bëjnë me gjëra si sistemet e ngrohjes nëpër shtëpi ose rritja e faturave të energjisë prej tyre."/DW
Today, in the foreign exchange market, the US dollar i...
Today, in the foreign exchange market, the US dollar i...
Dollari amerikan sot ka shënuar një rritje të ndjeshme në ...
The Transparency Board has increased the price of oil from...
The Energy Regulatory Authority (ERE) held today the meeti...
The main oil producing countries, led by Saudi Arabia and ...
The pound continues to lead the foreign exchange market. T...
Enti Rregullator i Energjisë do të zhvillojë nesër mbl...
The policy has not achieved the goal of easing the labor m...
The value of the dollar is 119.4, while a slight increase ...
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj,...
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj,...
Komiteti i Përbashkët Ministror i Monitorimit (JMMC) i Org...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka bër...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku...
The Minister of Energy, Belinda Balluku, has announced the...
The US dollar has marked a significant drop today, the Eur...
Families that will install solar panels will be subsidized...
The British pound has registered an increase in the foreig...
Është publikuar indeksi ku janë renditur shtetet për f...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
The Border Police blocked the vessel and fined the driver ...
A police operation codenamed "Zonet" has ended with the se...
A 37-year-old citizen has been arrested in flagrante delic...
A road accident has been reported on the Fier-Levan axis, ...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
This Sunday, weather conditions are forecast to be clear a...
The Central Election Commission of Kosovo has updated the ...
The British Ambassador to Kosovo, Jonathan Hargreaves, spo...
Qytetarët e Kosovës votojnë sot për zgjedhjet e parakohshm...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar rezu...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The automotive industry in Albania is currently at a turni...
If you were to follow the industrial map of the Western Ba...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...