LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çmimi i energjisë/ Mblidhet nesër bordi i ERE-s 

2022-10-06 17:13:00, Ekonomi CNA
Çmimi i energjisë/ Mblidhet nesër bordi i ERE-s 
Foto ilustruese

Enti Rregullator i Energjisë do të zhvillojë nesër mbledhjen për çmimin e energjisë eletrike.

Me anë të një njoftimi, ERE bën të ditur se do të mblidhet nesër në orën 14:00.

Në këtë tryezë do të shqyrtohet kërkesa për pezullimin e rritjes së çmimit të energjisë

Kujtojmë se Enti Rregullator i Energjisë vendosi disa ditë më parë që nga 1 tetori çmimi i energjisë elektrike për familjarët që harxhojnë më shumë se 800 kWh të ishte 42 lekë/kWh, bashkë me tarifën e transmetimit.

Por para aplikimit, kryeministri Edi Rama njoftoi pezullimin e këtij vendimi për shkak të prurjeve të reshjeve të shiut./ B.A. ? CNA.al

Lajmet e fundit nga