web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Delina Ibrahimaj: Në 2023-shin do rritet ekonomia me 3%

2022-10-05 19:36:00, Ekonomi CNA
Delina Ibrahimaj: Në 2023-shin do rritet ekonomia me 3%
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka paralajmëruar rritje të ekonomisë shqiptare, teksa ka folur për hartimin e projektbuxhetit për vitin 2023.

Ibrahimaj tha në Report Tv  se vitin që vjen ekonomia do të rritet me 3%, ndërsa pretendon se do të kemi edhe një normalizim të inflacionit.

“Jemi duke punuar intensivisht me qëllim përmbylljen e procesit të hartimit për projekt buxhetin 2023. Në tema makro ne parashikojmë që ekonomia shqiptare të rritet në një nivel rreth 3%. Parashikojmë inflacioni të jetë në parametra normal, duke qenë se pritet të ketë një normalizim të inflacionit vitin e ardhshëm.

Parashikojmë ulje të nivelit të borxhit dhe deficitit, këto janë parametrat kryesore ku bazohet buxheti i vitet të ardhshëm. Prioritet mbështetjen për energjinë, përballimin e fakteve të krizës së çmimeve të rritura dhe përballimin e situatës së përgjithshme makro ekonomike të vendit”,u shpreh ajo./ B.A. – CNA.al





Lajmet e fundit nga