
Yesterday, the Democratic Party held the Primaries. The hottest ones were those of Tirana, understandably because of the race where important personalities of this party had decided to vote in order to appear as candidates against the acting mayor Erion Veliaj.
In fact, the competition was very strong. What impressed was the increase in the votes of Gert Bogdan, the man who in fact should not have competed in this race at all, because of his connections with the incinerators, and his candidacy brings down this cause, but it was still decided that he was part of this race.

Ashtu siç pritej, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti ishin në dy vendet e para të kësaj gare. Këlliçi me rreth 4040 vota, Alimehmeti me 2100 vota. Për rreth 180 vota Këlliçi nuk mundi të kishte 50+ 1% të votave, pasi doktor Alimehmeti kishte një numër të konsiderueshëm votash.

Për herë të parë votohej në Partinë Demokratike, kjo e ndikuar ndoshta dhe nga kandidimi i Bogdanit dhe të tjerëve të cilët, në rast se do t’i konsiderojmë vota kundër Këlliçit, janë një fluks i madh votash, të cilat nuk ishin për doktorin, por Këlliçi kishte diferencë bindëse mbi gjithë të tjerët dhe për një grusht votash nuk kapi një 50%-ësh.
Intelektuali, djali qytetar, doktori i cili qetësonte shpirtrat e shqiptarëve gjatë kohës së pandemisë, Ilir Alimehmeti sot ka bërë një akt që duhet vlerësuar, akt mjeshtëror politik.
Ai në një dalje të tij nga selia e Partisë Demokratike dha dorëheqjen, njohu fituesin, nuk pranoi të bëhej një balotazh, por tha se fituesi është vendosur, ai e shumica nuk duhet të shkojnë më tej dhe pranoi se do i qëndronte në krahë Belind Këlliçit në fushatën e tij përballë kryebashkiakut të Tiranës. Doktor Alimehmeti nuk dëgjoi mendje të nxehta.

Doktor Alimehmeti dëgjoi zërin e arsyes, atë që mund t'i japë shansin e një fitoreje nesër. Ai sot ka fituar shumë. Ka fituar jo vetëm ato 2000 votat e djeshme, por ka fituar votat e atyre demokratëve që votuan për Belindin dhe mijëra demokratëve të tjerë dhe qytetarëve të pa parti, të cilët duan ndryshimin në Bashkinë e Tiranës.
Ka fituar zemrat dhe rifituar dhe ata të cilët ndoshta e votuan kundër apo ata të cilët nuk e donin të ishte pjesë e garës apo të ishte i pozicionuar tek Partia Demokratike.
Doktor Ilir Alimehmeti ka fituar qytetarinë, ka fituar mbështetjen e saj, mbështetjen e intelektualëve, me një akt të përgjegjshëm si një individ me një qasje tjetër ndaj politikës. Njeriu, që me qytetari, me argument, me mençuri dhe me një ton zëri sundues, por jo të vrazhdë dha një leksion qytetarie.
Ilir Alimehmeti ishte edhe sot një vulë e fortë mbi karrierën e tij politike, të cilën e vendosi duke theksuar se do shikonte përpara dhe do të punonte në të mirë të interesit të qytetarëve të Tiranës.
Nga ana tjetër, Belind Këlliçi deklaroi se do të kishte një fushatë thuajse si ato presidenciale në Amerikë nga ana e Partisë Demokratike, pasi tashmë ai e deklaroi zyrtarisht se doktor Ilir Alimehemeti do të ishte zëvëndësi i tij, krahu i djathtë i tij i fushatës dhe të dy sëbashku do të përballeshin me Veliajn, pra nuk do të kishte një kandidat, por dy kandidatë përballë Veliajt.
Doktor Iliri dhe Belindi, të dy bashkë, sot u bënë një. Dy personalitete të cilat kandidojnë përballë kryebashkiakut të Tiranës. Ata sot kanë një mundësi më shumë dhe kjo për shkak të forcës dhe dallgës që ngriti doktor Ilir Alimehmeti.
Ai nuk pranoi të ishte vegël e të tjerëve, nuk pranoi të keqpërdorej nga disa personazhe publike të cilët edhe pse nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Demokratike, tentojnë gjithmonë ta luftojnë atë, apo të kapën pas individëve të ndryshëm për të qenë influentë në këtë parti.
Njerëz që nuk kanë aktivitet politik, njerëz që nuk angazhohen aspak në Partinë Demokratike, kërkojnë të vendosin kandidatin e tyre.
Ka dhe personazhe të tjera si Altin Goxhaj, i cili është një “kokëfortë” dhe një kondrapedal gjithmonë, që kërkonte doktorin dhe tani e ka sërish kandidat, e ka në krah të Belindit. Ai dhe shumë të tjerë duhet ta mbështesin në rrugën e tij pasi Ilir Alimehmeti dha leksionin e tij sot.

Dha më shumë sesa mesazhi i një kandidati për kryetar bashkie, por u soll si një lider i vërtetë. Ka dhe nga ata që pretendojnë se janë konservatorë dhe ishin me doktor Ilirin dhe me mendimet e tyre se kanë forca të mëdha dhe mund ta përmbysnin Erjon Veliajn me doktorin, tani mund të shkojnë pas tij, mëgjithëse brenda PD-së votat e tyre janë shumë më të pakta.
Ka dhe nga ata që s’kanë vota hiç dhe sjellin opinion publik sikuur janë pronarët e opozitarizmit në Shqipëri, por dhe kjo ka pak rëndësi. Të gjithë këtyre rrymave, individëve apo sjelljeve doktor Alimehmeti iu dha një përgjigje mjaft të qartë dhe përfundimtare.
Tani s’ka mbetur gjë tjetër, thjesht dhe vetëm ekipi i tij, ata që e kanë mbështetur edhe ato kokat e nxehta që kërkojnë gjithmonë vetëm sherr, të mbështesin një garë të vërtetë përballë kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliajt.

Pjesa tjetër, kush nuk do t’i bashkohet kësaj rryme apo kësaj dallge e fortë që u ngrit sot nga doktor Ilir Alimehmeti në bashkëpunimin e tij me Këlliçin dhe tërheqjen nga një balotazh, thjesht dhe vetëm do të tregojë se në këtë garë, në këtë lojë politike, nuk ka qenë për interesa të vërteta të Partisë Demokratike dhe të kandidatit Ilir Alimehmeti, por ka qenë për interesa të Erjon Veliajt, të rilindjes.
Shumë të tjerë pritet që të dalin dhe të kontestojnë. Ata thjesht duhen përbuzur, duhen lënë në broçkullat e tyre politike, pasi vetëm i shërbejnë Erjon Veliajt dhe asgjë më shumë se kaq./CNA.al
Primaret janë një risi në PD. Kreu në detyrë, Sali Ber...
The Albanian opposition has taken a position in support of...
IKMT sot në mëngjes ka vijuar një aksion të filluar në...
Lulzim Basha and his people seem to have left a handfu...
It has been reported in the media and the finger pointed a...
The negotiations between Berisha's group and that of L...
The media and their payments from the incinerator companie...
Mund të duket e pabesueshme, por faktet çojnë në një drejt...
Vjollca Hoxha, Top Channel shareholders of "Valtelina ...
On April 22, 2022, the Court of Appeal accepted the appeal...
The opposition organized a protest in Tirana yesterday...
Three days ago, Grida Duma announced her resignation as a ...
From the verification of the wealth declarations of the fo...
Grida Duma, through a long speech today, said that she had...
Njerëzit e inceneratorëve janë hedhur në sulm për post...
Gert Bogdani has announced his candidacy to compete in the...
The Democratic Party has shown the primaries. Some names h...
Në Korçë mbushen burgjet për statistika apo më keq, policia ...
Kiko woke up on Saturday startled by a dream he didn't...
With or without Berisha, with or without Basha, the De...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 38-year-old man was arrested today near the Kamza turnof...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
The 6 citizens captured in Dubai, members of criminal grou...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
The Peace Implementation Council in Bosnia and Herzegovina...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...