LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

LDKPKI should verify the wealth of former deputy Grida Duma

2022-11-10 11:00:00, Editorial CNA

LDKPKI should verify the wealth of former deputy Grida Duma

From the verification of the wealth declarations of the former deputy Grida Duma, it is observed that she declares, among other things:

-Income from salary as deputy minister until 05.09.2013, 1,230,702 ALL...."

But he declares to the Grida Duma the expenses for the execution of a court decision that exceed the amount of 300,000 ALL per year. Duma had these expenses when she was deputy minister.

Grida's salary as deputy minister went almost entirely to pay off a court decision.

The remuneration for the work as ministerial minister to Mrs. Duma was received directly by the executor.

LDKPKI should verify the wealth of former deputy Grida Duma

Grida was declared fraudulent by court decision!

Për këtë arsye ILDKPKI, përveç verifikimit nëse ato shuma janë deklaruar si shpenzim, nuk mund t'ia kalkulojë shumat prej 1 230 702 lekësh në vit, si vlera me të cilat mund të justifikohen shtesa pasurish.

Por cila është historia e gjyqeve që mbante në kurriz Grida ende pa hyrë në politikë.

Në një vendim të gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë, të 8 shtatorit të vitit 2014, personazhe janë Grida Duma dhe biznesmeni Roland Rexho, lindur në Vlorë në vitin 1958 dhe banues në Tiranë. Askush nuk ka verifikuar asnjëherë asetet (jo në natyrë), që Duma ka përdorur për kuotën që zotëronte në kompaninë ku ishte bashkaksionare me Rexhon. Kompania "Kristian Cinstruction", ka pasur objekt të veprimtarisë ndërtimin e pallateve në Tiranë me destinacion shitjen e apartamenteve.

LDKPKI should verify the wealth of former deputy Grida Duma

Sipas dokumenteve tatimore, konkretisht ekstraktit historik në QKR për subjektin tregtar "Kristian Construction", Grida Duma ka hyrë si aksionere ortake me 30% në 13 dhjetor 2002, në moshën 25-vjeçare.

Asnjeri, asnjëherë, as institucionet që e kanë pasur dhe e kanë për detyrë, nuk kanë verifikuar se si i ka siguruar Grida si vlerën e kontributit, ashtu edhe fondet për zhvillimin e investimeve në objektet që ndërtonte kompania. Aksioner kryesor në atë moment ishte 44-vjeçari Roland Rexho.

LDKPKI should verify the wealth of former deputy Grida Duma

Në 28 shkurt 2008 dokumentacioni reflekton largimin e aksioneres Grida Duma dhe hyrjen në kompani të aksionares Grida Shqina. Grida ishte martuar! Por nuk kuptohet se pse duhet të dilte e të hynte sërish për shkak të ndryshimit të statusit civil!

Në 29 janar 2010, aksionarja Grida largohet nga kompania.

LDKPKI should verify the wealth of former deputy Grida Duma

Pak kohë më pas për kompaninë në fjalë fillojnë edhe problemet. Ortaku zhytet gjithnjë e më shumë në vështirësi, sa më shumë që publicizohej emri i Dumës në politikën e Partisë Demokratike.

Në shtator 2011, Grida, që për promovimin në politikë preferoi të përdorte mbiemrin Duma dhe jo atë të martesës, do të fillonte detyrën e re të zv.ministres së Integrimit. Pak ditë pas emërimit, në të njëjtin muaj, nisin kërkesat e para të përmbaruesve privatë, për sekuestro konservative të aseteve deri në shlyerjen e plotë të detyrimeve të paditësve që me sa duket kishin fituar gjyqet.

Shoqëritë përmbarimore u vunë në radhë në zyrën e financës së Ministrisë së integrimit.

"Shërbimi Permbarimor ZIG", "Power & Justice", zyra përmbarimore "Kozeta Caka", "PETANI BAILIFF", "S OFFICE" sh.p.k etj, u prezantuan në dyert e Ministrisë së Integrimit me kërkesa për sekuestrim të pagës së zëvendësministres së sapoemëruar nga Berisha, por që nuk dihej ende se nga vinte. Ngjarjet me kërkesa sekuestrimesh vijuan deri në fund të vitit 2013, ndërsa Grida pëlqente t’i recitohej Essenini në telefon.

Duma dhe partneri i saj në biznes, u paditën edhe penalisht nga qytetari Albert Pali, (atë kohë 85 vjeç), për vjedhje dhe mashtrim. Të moshuarit, pronar i një trualli ku Duma dhe partneri kishin ndërtuar një pallat, i ishin premtuar tri apartamente, të cilat nuk iu dhanë. Pali vendosi t’i drejtohej Prokurorisë pas 6 vitesh sorollatje, kohë gjatë së cilës Duma e Rexho ndërruan jo vetëm celularët, por edhe adresën e selisë së kompanisë.

LDKPKI should verify the wealth of former deputy Grida Duma

Në vitin 2014, pas publikimit të lajmit mbi padinë e plakut Pali, u mësua se Duma kishte mashtruar edhe qytetarë të tjerë, pasi kishte shitur të njëjtin apartament, te klientë të ndryshëm. Kish raste kur kishin qenë aq të paturpshëm saqë shitja e disafishtë kishte ndodhur në të njëjtën ditë. Grida Duma në të njëjtën ditë kishte vënë firmën në kontrata me njerëz të ndryshëm për shitje të të njëjtit apartament.

Ekzistenca e kontratave dhe nënshkrimet e Grida Dumës, u vërtetuan atë kohë nga zyrat e noterisë.

Shoqëria përmbarimore private “ZIG”, ndërkohë, kish filluar edhe ekzekutimin e një vendimi gjykate në shumën 140 mijë euro për një kredi të pashlyer të marrë nga Duma dhe partneri i saj. Mënyra e shlyerjes së asaj kredie është histori më vete. ILDKPKI duhet të merret edhe me këtë.

Mbetet fakt që deri në fund të detyrës si zv.ministre e Integrimit, deri në vitin 2013, Grida Duma ka paguar pothuajse gjithë rrogën e saj në Ministri të Integrimit në favor të shoqërive përmbaruese. Gridës i lihej e lirë për përdorim vetjak vetëm shuma prej 8.000 lekësh e konsideruar si minimum jetik. Kaq ishin të ardhurat e Grida Dumës.

Me pagë të marrë nga kreditorët, me pasuri të nxjerra në ankand e të bllokuara për çështje konfliktesh, Grida Duma deri në vitin 2013 rezultonte njeri i mbytur nga borxhet dhe përmbaruesit.

Por me gjithë borxhet dhe të ardhurat prej vetëm 8.000 lekësh në muaj, Duma ka shfaqur rregullisht një jetesë luksi përpara vitit 2013. Luksi u shfrenua sidomos pas vitit 2013.

Grida Duma deklaron "të ardhura të pritshme", por ILDKPKI duhet të verifikojë jo pritshmërinë, por pasuritë reale të Grida Dumës. Dhe se sa ato pasuri mund të sigurohen nga kursimet e Gridës pasi të ketë shpenzuar ato 8.000 lekët e muajit.

Në një seancë në Kuvend Grida Duma i kërkoi një zëvendësministri socialist që të tregohej i sinqertë dhe të pranonte që rroga e zëvendësministrit nuk del për të jetuar. Ka të drejtë!  8.000 lekë në muaj nuk dalin për të jetuar në Tiranë. Sidomos me luksin që parapëlqen zonja Duma.

Në 2014-ën rezulton si i nxjerrë në ankand edhe një apartament që gjendet në pallatin që Duma e Rexho kishin ndërtuar. Ai apartament ishte në emër të Gridës, në adresën rruga "Nikolla Tupe" me sipërfaqe 118 metra katrorë. ILDKP duhet të verifikojë nëse ky apartament është ende në pronësi të Gridës, sepse ajo deklaron 2 apartamente të fituara si ndërtuese në moshën 25-vjeçare.

Historia e ortakërisë me Gridën u mbyll keqazi për ish-ortakun e shkretë.

Në datën 9 shtator 2014 trupi gjykues i Gjykatës së Tiranës drejtuar nga Kreshnik Omari dhe me anëtarë Albert Meçën dhe Ardiana Berën, vendosën dënimin me 2 vjet e gjashtë muaj burg të Roland Rexhos, për veprën penale të "Mashtrimit".

Ish-ortaku i Gridës mund të konsiderohej tashmë si njeri i shkatërruar plotësisht.

Me ortakun mashtrues mbylli punë gjykata. Ndërsa sot në vitin 2022, ne jemi ende duke kërkuar verifikimin e pasurisë së deklaruar të ish-deputetes Grida Duma. Me sa duket me ortakun gjykata e kishte më të lehtë sepse çështja e ortakut nuk kalonte nga ILDKPKI.

Rastësia sot e sjell që Grida t’i jetë rikthyer mbiemrit të mbajtur kur ishte 25 vjeçe ndërtuese. Dhe hyrje-daljet si aksionare nuk kërkojnë shumë punë për të verifikuar nëse është e njëjta Gridë.

E vërteta e pasurisë së Gridës u duhet të gjithëve. I duhet Gridës të cilën e vërteta do ta bëjë të lirë në botën e medias ku po synon një investim të ri. E vërteta e Gridës u duhet ortakëve të rinj në televizionin ku e presim të shfaqet.

Këta të fundit duhet të mësojnë sigurisht edhe për fatin që e ndjek këdo që bën marrëveshje me Gridën./CNA.al

Lajmet e fundit nga