
Në Shqipëri, punonjës të bashkisë Elbasan u filmuan duke depozituar mbetje në një venddepozitim të paligjshëm buzë lumit Shkumbin, ndërsa situata me inceneratorin vazhdon të mbetet emergjente.
Edhe pse inceneratori është prej muajsh në remont, për shkak të defekteve teknike, mbetjet urbane në Elbasan po digjen.
Në një venddepozitim të paligjshëm buzë lumit Shkumbin në fshatin Bradashesh 3 kilometra larg nga inceneratori, BIRN filmoi me 1 Mars një makinë të bashkisë Elbasan duke depozituar mbetje urbane.
Sipas banorëve të zonës, pjesë e një lagje periferike pranë kombinatit Metalurgjik, ky akt i paligjshëm që përbën krim mjedisor ndodh rëndom, pasi kjo nuk është hera e parë që makina me mbishkrimin “Bashkia Elbasan” derdhin mbetje buzë lumit. Mbetjeve u vihet flaka natën duke lëshuar shtëllunga me tym të zi mbi fshat.
“Mbi 1 vit e gjys që ne kemi kapur shoferë që thonë jemi me urdhër të bashkisë dhe vazhdojnë çdo ditë që derdhen mbeturinat këtu tek njësia e Bradasheshit. Jemi ankuar në polici, jemi ankuar te prefektura te ato të mjedisit, kanë ardhur para një viti, kanë bërë disa video kanë ikur dhe asgjë nuk kanë bërë deri tani siç e shihni edhe vetë”, thotë një banor Bradasheshit.
I pyetur nga BIRN nëpërmjet telefonit, kryebashkiaku i Elbasanit Gentjan Llatja, mohoi se mbetjet depozitoheshin në breg të Shkumbinit nga mjetet e bashkisë.
“Nuk e besoj që ka ndodhur. Nëse ka ndodhur do merren masa ndaj personave që e kanë bërë,” tha Llatja.
Të pyetur nga BIRN se pse po i derdhin mbetjet buzë lumit, që me sy të lirë dukeshin një përzierje plastike e druri, shoferi i kamionit u përgjigj jashtë kamerave se aty kishte urdhër t’i dërgonte.
Inceneratori i Elbasanit u ka kushtuar taksapaguesve 26 milion euro. Ai u ndërtua nëpërmjet një kontrate të dyshimtë partneriteti publik privat që ka dërguar pas hekura me akuza për korrupsion dhe pastrim parash 10 persona, përfshirë ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputetin socialist Alqi Bllako.
Djegësi i mbetjeve u vendos në sekuestro preventive nga Gjykata në vitin 2021 dhe tani administrohet nga një kompani publike në pronësi të bashkive të qarkut Elbasan.
Por megjithë përpjekjet e kësaj kompanie për ta rivënë në punë, impianti vazhdon të jetë jashtë funksioni.
“Nëse duam të kotekstualizojmë pak situatën me mbetjet, është sikur pluhurat e shtëpisë t’i fshijmë poshtë tapetit, këtë po bëjmë edhe ne në Shqipëri në raport me mbetjet. Kjo është situata me mjedisin në Shqipëri, mund të bëhet propagandë e gjelbër nga mëngjesi deri në darkë por fshati që duket nuk do kallauz”, thotë Rodion Gjoka, ekspert mjedisi.
Sipas ekspertëve, në vend mungojnë zgjidhjet efektive dhe nuk po zbatohen politikat e duhura për menaxhimin e mbetjeve, një sektor që tashmë është shënjuar nga keqmenaxhimi i fondeve publike dhe akuzat për korrupsion dhe shpërdorim të miliona eurove./ VOA
Malvina Dani is only 3 years old and is dying day by day. ...
Bar managers complain that they cannot find employees, spe...
Në fashatin Toç të Njësisë Administrative Qesaratë, Bashki...
Një avion i kompanisë “Wizzair” ka pësuar defekt të rë...
In two consecutive days, CNA.al has published documents fr...
About the problem of Mr. Qerim Tabaku, the investigative s...
Në 27 Dhjetor 2022, emisioni investigativ “Stop” në Tv Kla...
Fiks Fare denounced on Thursday evening a scandal with the...
Partia Demokratike ka denoncuar qeerinë se TEC-et lundrues...
A denunciation has arrived at the editorial office of ...
Hundreds of millions of lek for a media and millions o...
Ownership of the plot of land where a building is being bu...
Një çift bashkëshortësh nga Vlora i janë drejtuar emisioni...
Fiks Fare denounced a scandal with alienations and overlap...
80 million ALL was paid to "Top Channel" for several episo...
CNA.al dy ditë më parë, pas një vëzhgimi dhe investigimi t...
Behije Sulejmani tregon se është e martuar me një shtetas ...
Kryetari dhe dy nënkryetarët e Bashkisë së Pustecit kanë p...
A citizen complained to the show Stop on TV Klan that he w...
CNA.al në një vëzhgim dhe investigim zbuloi se një forcë e...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 38-year-old man was arrested today near the Kamza turnof...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
The 6 citizens captured in Dubai, members of criminal grou...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
The Peace Implementation Council in Bosnia and Herzegovina...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...