The world of autocratic countries will be divided even before the West instigates this
The best thing about the former China-Soviet split was tha...

Ankthi, autizmi, skizofrenia dhe Sindroma Turet, kanë secila tiparet e veta dalluese, por një faktor i përbashkët i tyre, por dhe i shumë çrregullimeve të tjera mendore është ndërprerja e ritmit cirkadian (CRD). Në këtë përfundim kanë arritur një ekip studiuesish të neuroshkencës, shkencave farmaceutike dhe atyre kompjuterike në Universitetin e Kalifornisë, SHBA.
Në një artikull të botuar së fundmi në revistën “Nature Translational Psychiatry”, shkencëtarët supozojnë se ritmi cirkadian është një faktor psikopatologjik i përbashkët për një gamë të gjerë sëmundjesh mendore, dhe kërkimet mbi të mund të jetë thelbësore për trajtimet më të mira në të ardhmen ndaj këtyre sëmundjeve.
“Ritmet cirkadiane luajnë një rol themelor në të gjitha sistemet biologjike në të gjitha shkallët, nga molekulat tek popullata. Analiza jonë zbuloi se ndërprerja e ritmit cirkadian, është një faktor që i mbivendoset gjerësisht të gjithë spektrit të çrregullimeve të shëndetit mendor”- thotë një nga autorët e studimit Pier Baldi, profesor i shkencave kompjuterike në Universitetin e Kalifornisë.
Autorja tjetër e studimit, Amal Alashkar, neuroshkencëtare dhe profesoreshë e mësimdhënies në Departamentin e Shkencave Farmaceutike po në këtë universitet, vuri në dukje sfidat e testimit të hipotezës së ekipit në nivelin molekular, por shtoi se studiuesit arritën të gjenin prova të mjaftueshme të kësaj lidhjeje, duke e ekzaminuar studimet e mëparshme në këtë fushë mbi çrregullimet e përhapura të shëndetit mendor.
“Shenja treguese e ndërprerjes së ritmit cirkadian - një problem me gjumin - ishte e pranishme tek çdo çrregullim. Ndërsa fokusi ynë ka qenë mbi kushtet e njohura gjerësisht, përfshirë autizmin, ADHD dhe çrregullimin bipolar, ne besojmë se hipoteza e faktorit psikopatologjik CRD, mund të përgjithësohet edhe në probleme të tjera të shëndetit
mendor, si çrregullimi obsesivo-kompulsiv, anoreksia nervore, varësia ndaj ushqimit dhe Sëmundja e Parkinsonit”- theksoi ajo.
Ritmet cirkadiane rregullojnë aktivitetin fiziologjik të trupit tonë dhe proceset biologjike gjatë çdo dite. Të sinkronizuara në një cikël 24-orësh dritë/errësirë, ritmet cirkadiane ndikojnë kur kemi nevojë normalisht të flemë dhe kur duhet të jemi zgjuar.
Po ashtu ato menaxhojnë edhe funksione të tjera si prodhimi dhe çlirimi i hormoneve, ruajtja e temperaturës së trupit dhe konsolidimi i kujtimeve. Sipas autorëve të studimit, funksionimi efektiv dhe i pandërprerë i këtij sistemi natyror të matjes së kohës, është i nevojshëm për mbijetesën e të gjithë organizmave të gjallë.
Ritmet cirkadiane janë thelbësisht të ndjeshëm ndaj sinjaleve të dritës/errësirës, prandaj ato mund të ndërpriten lehtësisht nga ekspozimi ndaj dritës gjatë natës, dhe niveli i ndërprerjes duket se varet nga gjinia dhe ndryshon me moshën. Një shembull, është një reagim hormonale ndaj CRD që përjetohet nga gratë shtatzëna.
Si nëna ashtu edhe fetusi mund të përjetojnë efekte klinike nga CRD, por edhe stresi kronik.
“Një çështje interesante që kemi eksploruar, është ndërveprimi i ritmeve cirkadiane dhe i çrregullimeve mendore me seksin”- tha Baldi, drejtor i Institutit për Gjenomën dhe Bioinformatikën në Universitetin e Kalifornisë.
“Për shembull, Sindroma Turet është e pranishme kryesisht tek meshkujt, ndërsa sëmundja e Alzheimerit është më e zakonshme tek femrat me një raport 2/3 me 1/3”- shton ai.
Ndërkohë po sipas shkencëtarëve mosha është një faktor i rëndësishëm, pasi ritmi cikradian mund të ndikojë në zhvillimin neurologjik në jetën e hershme, përveçse çon edhe në shfaqjen e çrregullimeve mendore të lidhura me plakjen tek të moshuarit.
Baldi tha se një çështje e rëndësishme ende e pazgjidhur, ka të bëjë me lidhjen shkakësore midis CRD dhe çrregullimeve të shëndetit mendor:A është ritmi cirkadian një faktor kyç në origjinën dhe fillimin e këtyre sëmundjeve, apo një simptomë vetë-përforcuese në përparimin e sëmundjes?
Për t’iu përgjigjur kësaj dhe pyetjeve të tjera, ekipi sugjeron një ekzaminim të CRD në nivel molekular duke përdorur teknologji transkriptomike (shprehje të gjeneve) dhe metabolimike tek disa minj.
“Ky do të jetë një proces me performancë të lartë, dhe studiuesit do të marrin çdo disa orë mostra nga subjekte të shëndetshëm dhe të sëmurë përgjatë ciklit cirkadian.
Kjo qasje mund të zbatohet me kufizime tek njerëzit, pasi vetëm mostrat e serumit mund të përdoren vërtet. Por mund të aplikohet në një shkallë të gjerë tek kafshët, sidomos tek minjtë, duke marrë mostra nga inde nga zona të ndryshme të trurit dhe organe të ndryshme, përveç serumit”- shton Baldi.
Ai shtoi se nëse do të ketë eksperimente sistematike në lidhje me moshën, gjininë dhe zonat e trurit për të vëzhguar ritmin molekular cirkadian para dhe gjatë përparimit të sëmundjes, kjo do ta ndihmonte komunitetin e ekspertëve të identifikonte biomarkerët e mundshëm, marrëdhëniet shkakësore dhe terapitë e reja./ Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
The best thing about the former China-Soviet split was tha...
Imagine such a scene: It is a hot summer day in July. ...
The Molotov cocktail has been a staple of many aspects...
Për rreth një dekadë, Rafael Agilar Gajardo mbretëroi si n...
When Elizabeth II ascended the throne in 1952, the sun nev...
In Europe, the fear of the energy crisis is growing more a...
"There never was a good war or a bad peace," wrote Benjami...
After 25 years, the media and the public still question wh...
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës e ka ndryshuar rendin evrop...
Finland's prime minister, Sana Marin, was only 6 years old...
Bota është në pragun e një katastrofe bërthamore, dhe krye...
Çdo vit, miliona copa shkëmbore nga hapësira digjen në atm...
Pesë muaj pas zhdukjes së saj të papritur, Maria Adela K.d...
Në dimrin e vitit 2004, shumë gra filluan të paraqiten në ...
Ne e përdorim fjalën “mik” për të përshkruar një gamë të g...
Në fundin e muajit qershor, një grup anarkistësh veshën rr...
After weeks of waiting, the Ukrainian military this week l...
In general, most people don't give a damn about energy iss...
Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, dekla...
Bota është duke përfshirë nga një kombinim i jashtëzakonsh...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 38-year-old man was arrested today near the Kamza turnof...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
The 6 citizens captured in Dubai, members of criminal grou...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
The Peace Implementation Council in Bosnia and Herzegovina...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...