web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO-Prej dy ditësh në Francë/ Rama pritet me nderime ushtarake

2024-04-12 15:07:00, Aktualitet CNA

VIDEO-Prej dy ditësh në Francë/ Rama pritet me nderime ushtarake

Kryeministri Edi Rama prej dy ditësh ndodhet në Francë.

Sot, kryeministri Edi Rama pritur me nderime në Oborrin e Nderit të “Les Invalides”, në Paris, një kompleks i mirënjohur muzeal dhe monumentesh, të lidhura me historinë ushtarake e Francës.

Gjatë vizitës në Francë numri një i qeverisë është shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama.

Kryeministri Rama dhe bashkëshortja u pritën në portikun e hyrjes nga Ministri për Europën Jean-Noël Barrot dhe nga Guvernatori Ushtarak i Parisit, Gjeneral korparmate Christophe Abad.

Më pas, Kryeministri, i shoqëruar nga Komandanti i trupës së Gardës Republikane, përshkoi Oborrin e Nderit, në prezencën tri togave të rreshtuara të Gardës.

Nderimet ushtarake para Kryeministrit Rama u paraqiten nga një detashment i përbërë nga orkestra e Gardës Republikane dhe tri toga te regjimenteve të Këmbësorisë së Gardës Republikane./ CNA





Lajmet e fundit nga