web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ushtari i Bashës, në krah të socialistëve/ “PD e ka patur si strandart etik zhveshjen nga imuniteti”

2023-12-18 15:47:00, Aktualitet CNA
Ushtari i Bashës, në krah të socialistëve/ “PD e ka
Enkelejd Alibeaj

Ushtari i Lulzim Bashës, Enkelejd Alibeaj si përfaësues i PD-së së vulës ka thënë se nuk është i dyjëzuar në qëndrimin që duhet të mbajë në lidhje me kërkesën e SPAK për ish kryeministrin Sali Berisha.

Ai u shpreh në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, se PD që prej 2007 e ka patur standart etik dhënien me vullnet të lirë dhe zhveshjes së politikanit nga imuniteti.

“Nuk jam i dyjëzuar. E kosnideroj më specifik qëndrimin që do mbaj. Jam përfaqësues i PS ndaj dhe të gjitha konsideratat që do mbaj do parashtroj atë që duhet të jetë qëndrimi i Republikës.

Kemi një barrë gjithsecili prej nesh. Cili është standarti politik, moral që deputeti i Kuvendit do të duhet të mbajë sa herë ka një kërkesë ngfa ana e organevce të drejtësisë për dhënien e autorizimit.

PD e ka patur që në krye të herës nga viti 2007 si një standart, dhënia me vullnet të lirë, zhveshja nga imuniteti.

Ka patur ministra që e kanë patur si standart etik.

Sot më shumë se dje e më pak se nesër do duhet të jetë guri i themelit që nuk duhet të ketë asnjë luhatje”, tha Alibeaj./ CNA





Lajmet e fundit nga