Kim "cold shower" to the judges at GJKKO/ With which decision and in which file did they make a mistake?
Today, American Ambassador Yuri Kim held a meeting with ju...

Majlinda Bregu nuk i ndahet precesit të roaming-ut. Pas suksesit në zbatimin e “Fol si n’shpi” të uljes së tarifave celulare, brenda vendeve të Ballkanit Perendimor, tashmë ka nisur proçesin për uljen e tarifave të roaming edhe ndërmjet BE - Ballkanit Perendimor.
Dy Komisionerët e Komisionit Europian Olivér Várhelyi, Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Thierry Breton, Komisioneri i Tregut të Brendshëm të BE-së dhe Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), sot zhvilluan një takim me operatorët celularë në Bashkimin Evropian (BE) dhe Ballkanin Perëndimor (BP), për të diskutuar mbi uljen e tarifave të roaming midis BE-së dhe rajonin tonë. Qëllimi është vazhdimi i procesit, ndërmarrja e hapave konkret për të nisur uljen e tarifave të roaming-ut ndërmjet BE-së dhe vendeve të Ballakit Perëndimor, në vitin 2023. Brenda vitit 2027 pritet ulja e çmimeve të roaming-ut, në nivelin e çmimeve kombëtare.
“Ne, RCC, Komisioni Evropian, qeveritë përkatëse të Ballkanit Perëndimor, operatorët celularë dhe agjencitë rregullatore, kemi ndjekur së bashku një rrugëtim të gjatë në procesin e uljes së tarifave të roaming brenda Ballkanit Perëndimor. Roaming-ut pa pagesë, “Fol si n’shpi”, në rajonin tonë më 1 Korrik 2021, është një realitet i prekshëm. Edhe pse në kohë kufizimesh udhëtimesh, është vërejtur një rritje e konsiderueshme në të gjithë treguesit e përdorimit të roaming, për shkak të regjimit “Fol si n’shpi”, në thirrjet dalëse/hyrëse, sms dhe të dhënat e tjera të internetit. Nëse krahasojmë gjysmën e parë të vitit 2021 me gjysmën e dytë të të njëjtit vit – ose para dhe pas regjimit të roaming pa pagesë brenda Ballkanit Perëndimor- kemi vërejtur një rritje me 100% të përdoruesve të roaming në Ballkanin Perëndimor, ndërsa konsumimi i roaming-ut, të të dhënave është rritur deri në 460%. Në vitin 2019, kur nuk ka pasur kufizime udhëtimesh përdoruesit e Roaming në Ballkanin Perëndimor kanë bërë gjithsej 71 milionë minuta telefonata dalëse. Ndërsa në vitin e 2021, kur nisi zbatimin “Fol si n’shpi” edhe pse vit pandemie, janë bërë143 milionë minuta telefonata dalëse. Nuk u mjaftuam me kaq, por prej vitit të kaluar, sërish së bashku, kemi nisur intensivisht një përpjekje të përbashkët me Komisionin Evropian dhe operatorët celularë, për uljen e tarifave të roaming ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, përmes një procesi konsultimi të hapur, transparent, gjithëpërfshirës dhe pjesëmarrës”, tha në takim Majlinda Bregu.
Qëllimi i këtij procesit është ofrimi i përfitime të drejtpërdrejta, për qytetarët e rajonit dhe të BE-së si dhe përmirësimi i mjedisit të biznesit në Ballkanin Perëndimor. Ç’ka mund të arrihet nëpërmjet reformave ambicioze, politikave ekonomike, të kombinuara me uljen e tarifave të roaming-ut, përmes vetërregullimit dhe marrëveshjeve tregtare e ndëpërmjet bashkëpunimit me operatorët celularë
“Është e vërtetë që ulja e tarifave të roaming ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor është proces më i ndërlikuar sesa roaming pa pagesë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, por qeveritë tona janë të angazhuara mbi rëndësinë që i kushtojnë përmirësimit të mjedisit të biznesit në këtë fushë - ato po bëjnë pjesën e tyre në këtë proces. RCC e ka prioritet mbështetjen për qeveritë për të kryer këto reforma. Për më tepër, prania e komisionerit Várhelyi dhe komisionerit Breton rikonfirmojnë sot mbështetjen politike që KE i jep këtij procesi”, përfundoi Bregu.
RCC, KE dhe operatorët celularë nga BE dhe BP u takuan disa herë vitin e kaluar dhe këtë vit, duke siguruar qëndrueshmëri të procesit, duke adresuar nevojat dhe sfidat së bashku. RCC është e përkushtuar të mbajë një proces konsultimi më të strukturuar me operatorët celularë të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, përmes Grupit Këshillimor dhe Koordinues që pritet të lançohet së shpejti./CNA.al
Today, American Ambassador Yuri Kim held a meeting with ju...
Notice of the Prosecution: Spanish and German citizens we...
The American diplomat in Tirana, Yuri Kim, started this mo...
Ministria e Jashtme ka reaguar pas disa informacioneve të ...
Dy ditë më parë kryeministri Edi Rama i paralajmëroj pedag...
The teachers continue the protest regarding the salary inc...
Kryeministri Edi Rama nga Gjirokstra ka deklaruar se fasad...
The teachers are complaining that they were threatened by ...
Sindikata e pedagogëve ka paraljmëruar se do të përshkallë...
The Socialist Party has withdrawn from the anti-defamation...
Kryeministri Edi Rama nga Përmeti është zhvendosur në Gjir...
Një ditë pasi në media u bë publike se SPAK-u nuk do ta he...
Policia e shtetit ka mohuar të këtë rënë sistemi TIMS, mbr...
Sot nisin punimet në autostradën Tiranë-Durrës. Këto punim...
The US ambassador in Tirana, Yuri Kim, through a Twitt...
The State Police has reacted to the news of the downfall o...
Gazetari Adi Krasta ka trajtuar mbrëmjen e sotme në em...
Probleme janë hasur në pikat kufitare të Kakavijës, Ka...
Gazetari dhe moderatori, Adi Krasta, ka folur mbrëmjen...
Journalist Nikoll Lesi has stated that the political c...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
At noon this Monday, gunshots were recorded in Kamëz. Acc...
The perpetrator of the injury that occurred yesterday afte...
Another gunshot wound occurred at the scene. According to...
A gunshot wound occurred this afternoon in Shijak. Accordi...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
Australia in December became the first country in the worl...
The vote counting for political entities in Kosovo has bee...
The European Union Commissioner for Enlargement, Marta Kos...
The counting of votes for political entities in Kosovo has...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The construction sector is going through a challenging per...
This Monday, one US dollar is bought for 81.8 lek and sold...
The tourist apartment market is continuing to expand at a ...
The number of properties sold by entities monitored by the...