web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Sa merr ajo vajza”?/ Rama “zbret” tek bizneset, refuzon trahananë në Gjirokastër

2022-10-19 10:06:00, Aktualitet CNA

“Sa merr ajo vajza”?/ Rama “zbret” tek bizneset, refuzon

Kryeministri Edi Rama nga Përmeti është zhvendosur në Gjirokastër siç njofton vetë në rrjete sociale.

Duke u fokusuar tek turizmi ai ka bërë një bisedë  me bisedë me pronarin e një hoteli në Gjirokastër, i cili ka treguar se ky vit ishte një vit i suksesshëm, pasi kanë pritur shumë turistë.

Për ta mikpritur ai ka ofruar Ramën, mëngjes me ushqime tradicionale, siç ëhstë trahanaja.

Por Rama refuzoi, duke pohuar se ai ha shumë pak.

Biseda mesa Ramës dhe pronarit të hotelit:

Pronari: Ishte një ndërtesë e vjetër. Me shumë punë e përshtatëm. Kam pasur hotel në Gjirokastër më poshtë dhe duke punuar vajtëm 15 vite më turizëm dhe ndërtuam këtë këtu lartë. Ne jemi munduar që t’ i qëndrojmë pranë. U munduam dhe ja arritëm. Gjirokastra është plot me turistë dhe këtë vit ka qenë bombë fare. Ka qenë viti më i mbarë, sezoni po zgjat aq shumë sa nuk po pushojmë akoma. Me Bypass-in dhe parkimin do të jetë super fare. Pagat i kemi rritur.

Rama: Sa merr ajo vajza?

Pronari: Ajo merr 350 mijë lekë në muaj, por është studente tani ka ardhur.

Punëtorja: Nuk krahasohet puna si në vendin tënd. Jam në shtëpi me prindërit me njerëzit e tu. Andej mund të paguhem ,por jetesa nuk është njësoj. Është më mirë të jem me prindërit sesa të kem lekët dhe mos të kem prindërit afër.

Pronari: Kishim dëshirë që të provonit, trahananë e këto gjerat e tjera të grave gjirokastrite se janë shumë nikoqire.

Rama: Atë e di unë, por unë ha pak unë, ha shumë pak!/CNA.al





Lajmet e fundit nga