web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fundo denoncoi me fakte dhe prova aferën e inceneratorëve/ Likmeta 'ia kalon topin' drejtësisë

2022-10-18 22:44:00, Aktualitet CNA
Fundo denoncoi me fakte dhe prova aferën e inceneratorëve/ Likmeta
Gazetari Besar Likmeta

Gazetari Adi Krasta ka trajtuar mbrëmjen e sotme në emisionin “A Krasta Show” padinë e ngritur nga Mirel Mërtiri i inceneratorëve për gazetarin Elvi Fundo, në lidhje me shkrimet e publikuara në CNA.al dhe denoncimet me fakte dhe dokumenta për aferën e inceneratorëve.

Tek kjo çështje u ndal edhe gazetari Besar Likmeta, i cili tha se gazetarët kanë botuar mjaftueshëm fakte, prova, dokumente dhe të dhëna që hedhin dritë mbi aferën.

Likmeta 'ia kaloi topin drejtësisë', teksa deklaroi se është e vetmja që nuk ka folur në këtë rast dhe nuk ka prodhuar një produkt të qartë edhe pas vitesh hetime.

“Besoj se gazetarët shqiptarë kanë folur mjaftueshëm për këtë ngjarje, kanë botuar mjaftueshëm fakte, kanë botuar dhjetëra prova, dokumente dhe të dhëna që hedhin dritë mbi atë që quhet tashmë afera e inceneratorëve.

E vetmja që nuk ka folur në këtë rast është drejtësia. Është drejtësia që prej vitesh vazhdon ta hetojë këtë çështje, por nuk ka prodhuar një produkt të qartë se çfarë ka ndodhur me paratë e shqiptarëve dhe pse vazhdojmë të paguajmë ndërtimin e disa veprave që nuk ekzistojnë.

Komisioni Europian sapo ka dalë dhe ka thënë se, ndërtimi i inceneratorëve shkel ligjin e BE-së ‘aki komunitar’. E përkthyer thjeshtë do të thotë se edhe nëse do t’i ndërtojmë inceneratorët ne prap duhet t’i dorëzojnë ato, sepse nuk mund t’i përdorim, për faktin e thjeshtë se në procesin e integrimit ne jemi të detyruar të riciklojmë dhe jo të incenerojmë mbetjet.

Nëse nuk integrohemi në BE ne mund t’i përdorim këto inceneratorë, nëse do të ndërtohen, por nëse integrohemi ne nuk mund t’i përdorim këto inceneratorë’, theksoi ai./ B.A. - CNA.al





Lajmet e fundit nga