web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Gratë s’do krihnin flokët e burrat do vinin një gjethe”/ Rama del “zbuluar” në fasada

2022-10-19 11:01:00, Aktualitet CNA

“Gratë s’do krihnin flokët e burrat do vinin një

Kryeministri Edi Rama nga Gjirokstra ka deklaruar se fasadat janë të rëndësishme.

Këtë deklaratë e bëri duke agrgumentuar se po iu kundërpërgjijhet atyre që thonë se njerëzit s’kanë bukë të hanë.

Por më këtë deklaratë ai lë vend edhe për interpretime dhe ngre pikëpyetje, nëse të gjitha projektet që ai propagandon janë thjesht një fasadë dhe asgjë më shumë.

“Kush investon sot këtu, nuk investon thjeshtë për të marrë atë që thjeshte merr sot. Por investon për të marrë mbrapsht investimin çdo vit. Sepse çdo vit vlera e kësaj pasurie që na kanë lënë të parët rritet

Rilindja urbane ishte agrokulturë, e mpirë komplet si me ato gjilpërat e asaj terapisë së famshmë antike kineze. Agrokultura është e njohur në teorinë e zhvillimit urban. Po kujt t’ia thuash? Atyre që nuk heqin dorë nga ideja se i kanë dhënë një frymëzim të madh Shqipërisë për të bërë ndërtime pa leje. Shkojnë në gjykatë kushtettuese për të rrëzuar vendimin e qeverisë për konfiskimin e ligjshëm dhe marrjen për t’ia dhënë njerëzve dhe shtetit të gjitha metrat bmatrorë të ndertuara pa leje. Këta që akuzojnë mua, akuzojnë ne që mbështesin oligarkët, që më akuzojnë mua që kam kullat pa leje. Imagjinoni tani se çfarë paraje po mblidhen për rrëzimin e një ligji. Njerëzit u orientuan nga Rilindja urbane, se vende të bukura dhe të varfra kam parë, por një vend të pisët dhe të pasur nuk kam parë.

 Ideja që “ju merreni me fasada njerëzit s’kanë buk” është dritëshkurtësi. Ato fasada sjellin bukë, pse , sepse janë hapja e një zinxhiri që con tek buka e atyre që punësohen. Shumë e thjeshte si do vinin nga emigracioni në Përmet e Gjirokastër për të bërë shtëpitë e për të bërë agroturizëm. Duke parë gropat? Mbeturinat? Jo duke parë fillimin  e një rijetëzimi. Po se pot ë ishte fasada kaq e parëndësishme, s’kishin pse të kriheshin gratë dy herë në javë. Burrat jo e jo. Do rrinim me nga një gjethe.S’do blinim rroba, do blinim bukë”- u shpreh Rama./CNA.al





Lajmet e fundit nga