The Rama-Meloni/ KiE agreement raises a number of human rights concerns
The European Commissioner for Human Rights at the Coun...

Gazetari Bledian Koka ka dalë sot para Prokurorisë së Posaçme dhe ka deklaruar se duke patur dhjetëra fakte që kryebashkiaku Erion Veliaj është bosi zyretar dhe de jure i inceneratorëve ende nuk është thirrur në SPAK.
Koka thekson se Veliaj është personi që i dikton Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos se ku duhet të investojnë;, çfarë duhet të ndërtojnë, kujt duhet t’u marrin paratë për dherat dhe kujt jo.
Më tej nënvizon se SPAK i cili nuk ka lënë arkë peshku pa gjetur, nuk po shikon faktet publike dhe zyrtare po ashtu dhe gjurmën, ujkun e bashkisë së Tiranës që bën kërdinë me paratë e qytetarëve shqiptarë?!
“Tani, pse jam këtu?! Unë zgjodha të dal ndryshe, sepse ja ku është gjykata, po unë jam këtu tek SPAK-u, te dera e SPAK-ut për t’i thënë SPAK-ut dhe për t’i bërë një thirrje institucioneve të drejtësisë:
“Unë, Bledian Koka, gazetar gjithë jetën që thjesht jam munduar, aq sa kam mundësinë, të flas për interesin e opinionit publik, sot jam i paditur pse unë kam bërë një intervistë me një person, me një qytetar që e akuzon Erion Veliajn (ai, jo unë) se unë kam bërë intervistën, e akuzon Erion Veliaj se është takuar me bosin e inceneratorëve, me Alberto Presezzi-n, kompanin e Bruno Presezzi-t që erdhi në Shqipëri para disa ditësh dhe shëtiste nëpër Tiranë, një institucion që nuk dihet çfarë efekti ka dhe për çfarë vjen e çfarë kërkon për atë që ne e ndjekim si megaaferë e korrupsionit - dhe unë jam sot në gjykatë dhe duhet të përballem, të harxhoj kohë kur mund ta vë në dispozicion të opinionit publik për ta informuar më mirë për bëmat e kësaj qeverie dhe të këtij kryebashkiaku.
Tani unë jam në gjykatë dhe më shtyhet seanca çdo gjashtë muaj dhe institucioni që kemi mbrapa nesh (SPAK) akoma nuk e ka thirrur Erion Veliajn për inceneratorët, ndërkohë që janë publikuar që nga 14 maji i zgjedhjeve deri më sot, me dhjetëra fakte që faktojnë sesi Erion Veliaj është bosi zyrtar dhe de jure i inceneratorëve!
Është ai njeriu që i dikton Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos se ku duhet të investojnë; është ai që i dikton bosëve të inceneratorëve se çfarë duhet të ndërtojnë; është ai që u thotë se kujt duhet t’u marrin paratë për dherat dhe kujt nuk duhet t’ia marrin paratë për dherat!
Praktikisht, inceneratorët janë Erion Veliaj dhe SPAK-u sot, që nuk ka lënë arka peshku pa gjetur, po nuk i shikon faktet publike dhe faktet zyrtare dhe gjurmën dhe ujkun e bashkisë së Tiranës që bën kërdinë me paratë e qytetarëve shqiptarë?!
Dhe unë tani duhet të vij të përballem me drejtësinë për punën time dhe Mashtruesi Publik na dikton dhe emisionet e humorit se kush duhet e kush nuk duhet të ndiqet, kush duhet e kush nuk duhet të hetohet!” , ka thënë gazetari.
Ndër të tjera gazetari nxjerr zbuluar gjyqësorin ,duke thënë se para zgjedhjeve nxitonte për të shqyrtuar padinë e Veliajt kundër tij, ndërsa tani i cakton seancat çdo 6 muaj.
“Është tragjedi, por edhe komedi njëherësh, një gjykatë dhe një gjyqësor që funksionon sipas nevojave që ka Erion Veliaj. Është e dyta herë që unë përballem me zotërinë pas padisë të tij, sepse Mashtruesi Publik më ka paditur mua për shpifje e ndërkohë kemi dy standarde: herën e parë, kur padia u bë para zgjedhjeve lokale, gjykata funksionoi si orë zvicerane dhe afatet që parashikohen brenda në Kodin Penal për mënyrën se si trajtohen çështjet dhe paditë penale për shpifje, u bënë brenda afatit 15-ditor. U zhvilluan 2-3 seanca, aq sa kishte nevojë zoti Veliaj për “publik relations” të tij dhe kjo mbaroi.
Ndërkohë, pas risjelljes së të njëjtës padi, megjithëse herën e parë u tërhoq kot pa arsye, çfarë ndodh?! Ndodh që seanca, tani që zoti Veliaj nuk ka më nevojë për këtë çështje, por ama do ta mbajë të karikuar për presion ndaj medias, seancat zhvillohen njëhërë në 6 muaj!!!
Sot i kërkuam gjyqtares Enkeleda Dalipi: “Zonjë, pse seancat tona shtyhen dhe zhvillohen njëherë në 6 muaj”?! U bë e para në qershor dhe sot jemi në nëntor dhe seancën tjetër e lë në 20 shkurt! Pra, çdo gjashtë muaj dhe na jep argumentin se “paska shumë seanca, paska shumë masa sigurie zonja dhe mori një vendim të ndërmjetëm në shkelje të Kodit Penal”!!! Pra, Kodi Penal këtu nuk ekziston, por ekziston vullneti i i gjyqtares si të dojë sepse kështu është diktati.
Kjo është çmenduri e madhe. Këtu, praktikisht, ti mund të futesh në një proces dhe seancat mund të zgjasin aq sa i nevojitetin paditësit për sa kohë që ai e kontrollon dhe e dikton gjykatën”, tha gazetari para SPAK./ CNA
The European Commissioner for Human Rights at the Coun...
SPAK kërkon 4 vite burg për ish-sekretaren e Shëndetësisë,...
Pas shkarkimit nga detyra, Artan Lame u është hakërrye...
Former Prime Minister Sali Berisha has denounced and accus...
The prosecution has sent a letter to the CEC, informing th...
Deputy Jorida Tabaku has analyzed the report of the Eu...
The majority has failed the opposition's protests and ...
Five terrorism suspects were arrested by Eurojust and ...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me ...
Five Albanian citizens have left Gaza. The news was announ...
The Deputy Prime Minister, Belinda Balluku, spoke abou...
Former deputy, Myslim Murrizi says that the vetting of...
Charge d'Affaires David Wisner, Defense Attaché Eric Cote ...
Dritan Rexhepi, the Albanian capo who organized a soph...
New details have come to light from the pact made to enabl...
Oltion Bistri, the former head of the Directorate of S...
A car accident happened at noon this Sunday in Pograde...
Spring, a girl who grew up with non-biological parents...
CNA today began publishing a lengthy investigation int...
For the first time, the "Parade of Albanians" comes to...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 38-year-old man was arrested today near the Kamza turnof...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
The 6 citizens captured in Dubai, members of criminal grou...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
Leaders of the European Union and Western Balkan countries...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...